Tiranë, bëhet për spital biznesmeni i huaj i Gjirit të Lalzit

September 10, 2016 16:11

Tiranë, bëhet për spital biznesmeni i huaj i Gjirit të Lalzit

Nje biznesmen amerikano-libanez ka përfunduar në spital si pasojë e një rrahjeje brutale nga persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Sipas burimeve nga policia, biznesmeni ka qenë duke shkuar për në Rinas, kur është aksidentuar nga një mjet.

Ai ka dalë nga mjeti dhe është konfliktuar më pas me personat. Ata e kanë rrahur keqas dhe ai ka përfunduar me urgjencë në spital.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë. Dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm.

Biznesmeni libanez është duke ndërtuar fshatra turistikë në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Policia ka shoqëruar me dhjetëra të dyshuar.

Në spital kanë shkuar edhe disa ministra të qeverisë “Rama”.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 10.09.2016, në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat. Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policise dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqerimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve.

September 10, 2016 16:11
Komento

5 Komente

  1. fteri September 10, 16:24

    Mafja e lalëzit shyqyr që nuk i kamarrë jetën Libanezit !,atje në libi luftë , këtu në shqipëri mafje.

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati September 10, 18:12

    Mire ja kane bere

    Po ata ministrat kaq pa personalitet jane ?

    Pse duhet te vene ne spital ata ne kete rast ?

    Bravo atyre cunave qe e kane rahur ate mut, po te isha edhe une aty afer do kisha vajtt ti fusja nja dy shkelma kokes

    Reply to this comment
    • Stela September 10, 21:17

      Edhe mund te mos e vije pas emrit shtesen “Vlonjati”. E kuptojme qe pervecse nje shtaze Vlore askush tjeter nuk shkruan ne kete menyre.

      Reply to this comment
  3. Hani pak mos hani shume m.... September 10, 18:38

    Rajmonda mbylle halene .
    Biznesmen po badiguard, rast i vetem ne bote.
    Shkerdheni i Saliut qe nuk ka asnje aktivitet ruhet non stop 24 ore ne 24 ore.

    Reply to this comment
  4. Arben September 11, 14:34

    JANE I NJEJTI GRUP QE VRANE GJYQTARIN NE VLORE.

    KRIMINELAT I ZGJIDH LITARI DHE PLUMBI KOKES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*