Sherr për traun e hotelit, arrestohet autori i plagosjes së 44-vjeçarit

May 2, 2018 09:55

Sherr për traun e hotelit, arrestohet autori i plagosjes së 44-vjeçarit

Vendosja e një trau pranë një hoteli ka qenë burimi i konfliktit të plagosjes së një personi, mbrëmjen e të martës në Lezhë.

Policia ka vënë në pranga Dorosamento Gjeta, 26 vjeç, për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë me dashje, pasi ka plagosur me armë zjarri A. D., 44 vjeç.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë, vëllai i të plagosurit A.D. 42 vjeç, për shkatërrim prone dhe B.B. 49 vjeç, për kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje.

Procedimi penal i tyre është bërë pasi, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për vendosjen e një trau pranë hotelit të shokut të shtetasit Gjeta, të cilit ky i fundit i doli në mbrojtje.

s.a/dita

May 2, 2018 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*