Sherr në TV / Çani: Je debil! Dyrnjaja: Kur jepja lajme, ti ishe për një copë picë

April 26, 2018 22:09

Sherr në TV / Çani: Je debil! Dyrnjaja: Kur jepja lajme, ti ishe për një copë picë

 

Gazetarët Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja kanë shpërthyer në fyerje të rënda midis tyre në studion e “360 Gradë” në Ora News.

Gjatë fjalës së tij Denis Dyrnjaja po shpjegonte lidhjen e Macronit me Merkelin dhe bashkëpunimin e tyre me SHBA, dhe në debat me Çanin ai tha: Ti je një njeri shumë i vogël, kur unë bëja gazetari, ti haje një copë picë, ti nuk merr vesh nga asgjë dhe sidomos nga politika.

Më pas është kthyer Çani me tone të larta: “Po ti je idiot, do më tregosh mua nëse jam i njeri i vogël apo jo. Mos u merr me mua se nuk më njeh mirë. Je thjesht një spiker i vogël lajmesh që unë nuk të llogaris fare. Mos kalo në ofendime personale se sqarohemi ndryshe bashkë”.

Më poshtë debati:

Dyrnjaja: Macron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindërhyjnë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut. Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani.

Çani: Nuk po të ofendoj!

Çani: Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.

Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe nën redaksinë e Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.

Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.

Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.

Çani: Po ti je idiot, do më tregosh mua nëse jam i njeri i vogël apo jo. Mos u merr me mua se nuk më njeh mirë. Je thjesht një spiker i vogël lajmesh që unë nuk të llogaris fare. Mos kalo në ofendime personale se sqarohemi ndryshe bashkë”.

a.s/dita

April 26, 2018 22:09
Komento

9 Komente

  1. specialisti April 27, 08:43

    Nje fshatar si Cani, ofendon nje qytetar , lindur e rritur ne Tirane. Cfare paradoksi !
    Cani kujton se ka sukses ne emisionet e tij, me disa te ftuar surrogato, e di te beje emisione. Me banalitete.
    Turp per Canin

    Reply to this comment
    • Vlonjate April 27, 12:41

      Ouuu ??? Qekur keshtu te qenet i lindur ne Tirane te ben te jesh me inteligjent se pjesa tjeter e njerezve te lindur neper qytete apo neper fshatra?
      Nje gje eshte es sigurte, ngado qe te jesh ti vete, me kete lloj argumentimi vetem inteligjent/e nuk mund te jesh!

      Reply to this comment
  2. Pirati... April 27, 09:13

    perplasjet te Tilla duhen te jen ne rend te dites ,
    sepse ato sherbejne si sita /filtri ,
    ku ndahet llumi i medieve nga gazetareve e moderatoreve te vertete .

    Per hir te se vertetes me sa un kam pare tv shqiptare
    Dyrnjaja eshte nji nder me seriozet e me profesionalet ne mediat shqiptare .
    Per kte sharlatanin gjysem mashkull gjysem bushter
    s’do desha te komentoj asgje

    Reply to this comment
  3. Toni April 27, 09:41

    Ku eshte lajmi ketu,nje fshatar debaton ne menyren e tij me nje debil,te gjithe e dine qe kur derri te fton ne duel ne fushen e tijai fiton,pra nek eshte puna te cani po te ky lajmdhenesi qe ka rene ne nivelin e fshatarit cani.

    Reply to this comment
  4. lalai April 27, 10:53

    Ku eshte ndryshimi mes nje te Linduri Tiranas dhe nje Gjirokastriti?
    Tiranc..m.ti,Shkodran m.ti,korcar m.ti,vlonjat m.ti……keto jane shprehje qe degjon rendomt sikur ca vine nga Marsi e ca nga Toka.
    Ateher kush qenka ai Bir.K..ve qe paska Edukaten dhe zgjuarsine me te madhe se dikush tjeter?
    Qe INJORANCA ka mbuluar Shqiperine dhe me shume TIRANEN ajo dihet po kur lexon disa komente dhe aq me keq kur degjon 2 persona qe ofendohen mes veti direkt ne publik,nje MUT qytetar Tiranas,Shkodran,Korcar,Vlonjat apo kushdo tjeter normalisht pyt veten…..ore kush eshte MUT-i me i mire derisa te gjithe ne etiketime Kombetare e Rajonale qenkemi MUT-er????
    Qe Shqiptaret jane egocentrike dhe kane 80 vjet qe drejtohen nga INJORANCA ajo dihet,po deri kur do vazhdoje loja e njerit qe eshte ENGJELL(idiot)dhe tjetrit DJALL(idiot).
    nje shprehje e etiketon qarte…..
    Kur i zgjuari shkoi ne fshatin e Budallenjve,u ngriten Budallenjte e thane ….erdhi ky Budallai!!!

    Reply to this comment
    • Vlonjatja April 27, 12:46

      Bravo!
      E degjoj shume shpesh kete shprehje injorante qe te jesh i lindur ne Tirane te ben te jesh nja ca shkalle me larte se pjesa tjeter e popullsise…
      Cfare shprehjesh qesharake: Cun Tirone… Goce Tirone… 😉
      Po kur ikin jashte vendit keta Cunat e Gocat e Tirones, me cfare mburren para Gjermaneve, Italjaneve, Francezeve e me radhe? Jam Cun/Goce Tirone ?! 😉

      Reply to this comment
  5. Toni April 27, 13:46

    Vlonjate i ke hyre nje teme te veshtire per ty, nga menyra si komenton dukesh e re ne moshe,pyet prinderit cfare benin kur vinin ne Tirane dikur,e para beheshin gati nje jave perpara, dhe e dyta lajmeronin gjith fisin.

    Reply to this comment
    • Vlonjatja April 27, 14:44

      Toni,
      mosha ime nuk me pengon te gjykoj qe vendlindja percakton inteligjencen….
      Une jam shkolluar dhe punoj ne nje vend qe besoj se eshte shume me larte se Tirana dhe se Vlora ime e dashur, por ketu njerezit nuk thone: Une jam vendas ndaj jam me i zgjuar, me interesant, apo me i bukur.
      Ne pergjithesi, njerezit qe mendojne se jane me lart se te tjeret thjesht per shkak te vendlindjes, ngjyres, races etj, jane ata qe s’kane asgje tjeter me cfare te mburren.
      Kam pare njerez qe kane lindur dhe kane ardhur nga fshatrat me te humbura, dhe kane arritur me zgjuaresine dhe forcen e tyre te ecin shume me teper se “Cunat/Gocat e Tirones” apo dhe ata te te qyteteve te tjera.

      PS.1: Prinderit e mi, nese do kishe fatin ti njihje, do kishe turp per komentin qe bere. Mgjtht. nuk jam shume e bindur as per kete, se ti nga lloji i komentit ndoshta mund te jesh ndonje nga ata “Cunat e Tirones” me shkallen shume te “larte” te inteligjences….
      PS.2: komenti im nuk ju drejtohet dhe nuk prek kurrsesi me vlere te Tiranes, pasi nje njeri inteligjent nuk shprehet kurre ne kete forme e as nuk mund te jete dakort me kete.
      Ps.3: e vetmja gje per te cilen po me vjen keq qe u perfshiva ne kete debat, eshte se duket sikur po marr anen e Canit dhe nuk eshte aspak keshtu. Nuk marr anen e asnjerit nga keta te dy se nuk njoh asnjerin. Ne te vertete me acaroi vetem shprehja diskriminuese ndaj Gjirokastres apo rretheve.

      Reply to this comment
  6. lushnja April 27, 14:50

    Eshte turp i madh kur degjon nje komunikim pa etike, krejt banal, pa kulture televizive drejtues programi si Çani dhe qytetari Dyrnjaja. Ketij lloji komunikimi i duhet kthyer shpina. Ka tw drejt Pippo Baudo kur thote: “Televizioni eshte nje lecke pastrimi dyshemeje. Mbledh gjithcka qw gjen dhe kur e shtrydh, del pisllwku i shoqerise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*