Sherri banal i merr jetën 31-vjeçarit në Elbasan

November 11, 2014 21:45

Sherri banal i merr jetën 31-vjeçarit në Elbasan

Një i ri 31 vjeçar ka gjetur vdekjen në Elbasan pa snjë sherri banal. Ngjarja ndodhi rreth orës 20: 00 të mbrëmjes së të martës në një rrugicë të lagjes “ Kala“ të qytetit të Elbasanit.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se kanë qenë tre të rinj në këtë rrugicë, që mendohet se janë përdorues të lëndëve narkotike ku mes tyre janë bashkuar edhe dy të tjerë. Mes tyre në fillim ka nisur një debat verbal i cili më pas ka përfunduar në fizik, ku edhe mësohet se njëri nga të rinjtë ka nxjerrë thikën të cilën e mbante pas pantallonave dhe ka qëlluar dy herë në organet jetike të 31 vjeçarit Klodian Grabocka me banim në lagjen “Partizani” të qytetit të Elbasanit.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak minuta më vonë bën të ditur se ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur ato në kërkim.

November 11, 2014 21:45
Komento

1 Koment

  1. anon November 12, 00:35

    Ne artikull shkruhet : “Burime nga Policia bëjnë të ditur se kanë qenë tre të rinj në këtë rrugicë, që mendohet se janë përdorues të lëndëve narkotike”

    Nuk do ishte cudi nqs i vetmi person qe dyshon se te rinjte jane drogaxhinj eshte autori i lajmit i cili e ka shtuar kete pike vetem per arsye sensacionale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*