Sherri Muçi-Ervin: Je idiot, xhuxh, zuzar i vogël. Deputeti: Zhvishu lakuriq…

October 10, 2018 11:28

Sherri Muçi-Ervin: Je idiot, xhuxh, zuzar i vogël. Deputeti: Zhvishu lakuriq…

Gazetari Mustafa Nano është përplasur me deputetin e PD-së, Ervin Salianji gjatë emisionit “Opinion” .

Mustafa Nano e ka quajtur deputetin Salianji, “dhi e zgjebosur”, “zuzar i vogël” dhe që ishte penguar që i kishte dhënë dorën në dy raste, pasi nuk e kishte merituar.

Por Salianji ka thënë se këto ishin provokime me qëllim për të hequr vëmëndjen nga skandali i audio-përgjimit të vellait të Ministrit të Brendshëm.

Më tej deputeti i ka thënë: Zhvishu lakuriq, por nuk e tërheq dot vëmendjen.

DEBATI

Nano: Ju mor ju që mbroni këta, idiot, më dëgjo mua ti, idiot

Salianji: Ju jeni, nga koka te këmbët, e kupton?

Fevziu: Pse e personalizoni tani?

Salianji-Nanos: Po lere mo tani, do më drejtohesh ti mua personale

Nano: Po c’të drejtohem personale ty, ti je një zuzar i vogël, po ca personale kam me ty unë

Salianji: Po cfarë, ca zuzari, nxirre provën, me cfarë prove flet

Nano: Po ti je një xhuxh mo

Salianji: Ma thuaj pak, ku jam zuzar unë, ja ma thuaj, ku

Nano: Ti je një palaço, bashkë  me shokë të tjerë. Nuk doja ta thoja, por më bëri përshtypje se je edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë

Salianji: Ma thuaj pak ku, ku?

Nano: Unë të shoh ca bën gjithë ditën mo

Salianji: Po ku ma thuaj pak, do tërheqësh vëmendjen nga kjo, këtë do bësh?

Nano: Ti nuk e ke merituar që të kam dhënë dorën, a e kupton, unë të kam dhënë dorën në nja dy raste, nuk e ke merituar

Nano-Fevziut: Një njeri si ai nuk mund t’i thotë ato fjalë një njeriu si unë që kam 20 vjet që bëj vetëm gazetarin, kam qëndrime, sigurisht, shpeshherë të forta, po nuk lejoj një njeri që të më flasë me ato fjalë, unë e di ca do dalë që ai djalë do përgënjeshtrojë veten, do thotë më kanë blerë disa të tjerë.

o.j/dita

October 10, 2018 11:28
Komento

3 Komente

  1. intelektuali October 10, 15:15

    MUSTAFA NANO NJE “LOLO” ARROGANT I GAZETARISE ENVERISTE

    Kush eshte ky debil, fodull dhe arrogant mesjetar dru me pre nga inteligjenca i gazetarise mediokre qe ta shpif me emisionet e tij, qe sulmojn femrat qe drejtojne emisione TV me fyerje halabakesh per veshjen e tyre dhe qe e pame lakuriq bythajashte dje ne emisionin OPINION te humbiste kontrollin e llogjikes se ftohte perpara fakteve te pakontestueshme qe paraqiti Salianji dhe te fillonte te shante si nje rrugac plak gerdalle enverist pa piken e turpit dhe te etikes se gazetarise demokratike?

    KY ESHTE SPIUNI I SIGURIMIT MUSTAFA NANO!

    Qe ka marre urdher nga Partia si edhe Lorenc Vangjeli me nje lukuni sigurimsash nga pas per te mbrojtur ISTIKAMIN e Rilindjes se Edvinit dhe Taulantit me cdo kusht, prandaj edhe Mustafai i terrbua sikur e pickoi zekthi kur Salianji Inteligjent nxorri videon e demaskimit total te Partise-Shteti te Edvinit qe ngjan me shume me Partine-shtet te Hitlerit kur i vuri vete me nacional-socialistet e tij zjarrin Reichstagut ne Berlin dhe akuzoi hollandezin Marinus van der Lubbe dhe bullgarin Gjergj Dimitrov ne nje proces te sajuar qe ne histori njihet si Procesi i Lajpcigut,

    por:

    Pse jo qe ngjan shume me fintet e Enver Hoxhes per te shpallur ARMIQ dhe Poliagjente qe me bomben ne ambasaden sovjetike qe i hapi rruge kahsapanes me deputet properendimore shqyptare dhe me “Poliagjentet”per te vrare shoket e vet nga paniku i humbjes se pushtetit.

    Reply to this comment
  2. Laert October 10, 17:42

    Ore BOLE intelektuHALE. Po qenke kokrra e idiotit. Gjithe bota qesh me Lolot e tipit Basha, Salianji kurse ti qelbesire vicidoliste u beson perseri babaleve te rradhes. Ju trodhi Enveri menderisht prandaj jeni bere dele qe kullosni maleve te qoftelargut. Salianji inteligjent????… Upupupuuuuu O tempora o mores…..

    Reply to this comment
  3. Ela October 10, 18:05

    Nano,
    Qe nuk di( vete thote….nuk e di por, nuk kam lexuar por,nuk kam fakte por jam i bindur…) por thote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim