Sherri në Mykonos, tabloidi britanik: Kapiteni i Manchester United u kap me një “biznesmen shqiptar” që i goditi të motrën

August 24, 2020 12:35

Sherri në Mykonos, tabloidi britanik: Kapiteni i Manchester United u kap me një “biznesmen shqiptar” që i goditi të motrën

Tabloidi ‘The Sun’ ka zbuluar detaje në sherrin e famshëm tashmë në Mykonos ku kapiteni i Manchester United u arrestua për t’u liruar dy ditë më pas.

Motra e Maguire ka qenë ‘molla e sherrit’ mes një grup ‘gangsterësh’ shqiptarë sipas The Sun, dhe Maguire që ka çuar në përleshje.

Një biznesmen shqiptar tip ‘gangsteri’ siç e përshkruan media britanike, që filloi të bisedonte me motrën e Maguire (Daisy) dhe më pas ajo u afrua me grupin e shqiptarëve.

Më pas, sipas The Sun, ajo refuzoi biznesmenin dhe u qëllua në krah dhe nofull me një send metalik, tip thike.

Maguire fillimisht debatoi dhe më pas u përlesh me ta. Pas kësaj ai u largua për të marrë një taksi por hasi në policë të cilët e arrestuan, dhe të cilët Maguire gjithashtu i kundërshtoi.

Kapiteni i Manchester United po kalonte pushimet me shoqërinë në Mykonos, teksa mediat britanike vetë kanë nxjerrë pamje nga festat e tyre të shfrenuara me alkool. Pjesë e tyre ishte dhe Marcus Rashford, ylli i Manchester United.

Maguire u arrestua të premten, teksa të dielën u lirua për t’u kthyer në Britaninë e Madhe dhe për të filluar sezonin e ri me ‘Djajtë e Kuq’.

Por ndërkohë hetimi nga autoritetet greke për të vijon, pasi ai s’ka marrë vendimin nga Gjykata. Po ashtu një masë disiplinore për të mund të ketë edhe në Angli nga klubi apo kombëtarja.

o.j/dita

August 24, 2020 12:35
Komento

2 Komente

  1. Remo August 24, 18:51

    Mase disiplinore duhet te kete edhe per Shqipo Trapin qe hyn me mjete metalike ne Pub e kerkon tu imponohet te tjereve sikur eshte ne haremin tallava te Tirones!

    Reply to this comment
  2. asd August 25, 08:52

    ska shanse, pellazgu i vertet nuk e godet femren asiher

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim