Sherri për dekoratat

September 19, 2017 10:47

Sherri për dekoratat

Xhevdet Shehu

Nuk është hera e parë që pas përmbysjes së regjimit komunist, sherri mes dy palëve, të majtëve dhe të djathtëve ndizet e rindizet. Ka 27 vjet kështu. Jo 28 po 29-ta. Dëshmorët dhe simbolet e luftës. Ish-Sigurimi i shtetit etj. Një avaz që e dëgjojmë pambarimisht, aq sa me të drejtë në një opinion më të gjerë se partitë, parlamenti, madje edhe mediat thonë: kur politika është në krizë kthen kokën nga e kaluara dhe hap debate “antikomuniste” për të harruar hallet e tanishme. Kjo ka qenë gjithnjë një lojë e preferuar e Berishës kur ishte në pushtet, saqë të gjitha dështimet e qeverisjes së tij i lidhte me falangat e sigurimit të shtetit dhe të regjimit të kaluar.

Por ja, një debat i tillë hapet sërish sot, 27 vjet pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Një debat i tillë duket sa absurd, aq dhe i tejkaluar. E veçanta e debatit të tanishëm është për dekoratat e kohës së Enverit. Pra një sherr për dekoratat. Është e vërtetë që ne shqiptarëve na pëlqejnë ca si shumë dekoratat, por a ia vlen “të rrëmbehen sërish armët” e të luftojmë kundër njëri-tjetrit, aktualisht, 70 e kusur vjet pas Luftës së dytë Botërore dhe 27 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist? A nuk është kjo një bjerrje kohe e pafalshme?

Çështja qëndron kështu: Është përgatitur ligji përkatës për heqjen e dekoratave të kohës së diktaturës dhe sipas gjasave ai do të miratohet, në emër të distancimit nga trashëgimia komuniste. Paradoksale, por është e vërtetë. Sepse si mund të besohet që me heqjen e atyre dekoratave të akorduara nga regjimi i kaluar jemi shkëputur përfundimisht nga e kaluara jonë e hidhur?

“Viktimat” e heqjes së dekoratave do të jenë ata që kanë pasur poste të rëndësishme në kohën e diktaturës, duke filluar me Enver Hoxhën, ish-anëtarë të Byrosë Politike e Komitetit Qendror, prokurorë dhe gjykatës, ish-sigurimsa etj. Por, të marra emër për emër, do të thotë se ky ligj do t’u heqë dekoratat një shumice që kanë qenë protagonistë të Luftës Antifashiste me të cilën krenohemi edhe sot e kësaj dite, pasi e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm dhe e radhiti midis fitimtarëve të mëdhenj të asaj lufte që ishin dhe fuqitë më të mëdha të kohës. Shumica e tyre tashmë janë të larguar përgjithmonë nga kjo botë. Nuk mendojmë se heqja e këtyre dekoratave ka për qëllim denigrimin e Luftës Antifashiste. ‘Dekoratat tona janë të merituara se kemi bërë një luftë heroike nacionalçlirimtare”, më ka thënë një vit e ca më parë Vito Kapoja, ish-partizane dhe bashkëshorte e një prej njerëzve më të fuqishëm të regjimit komunist, Hysni Kapos.

Këtu qëndron absurdi. Ish-Presidenti Bujar Nishani do të mbahet mend jo vetëm për rekordin e zhvlerësimit të dekorimeve, por mbi të gjitha se, si askush, guxoi dhe dekoroi me medalje të vyera ish-kriminelë të Luftës së Dytë Botërore, bashkëpunëtorë të fashizmit, ish-diversantë që zbarkuan në Shqipëri për të përmbysur një regjim legjitim. Pavarësisht reagimeve kundër këtyre dekorimeve, Nishani vazhdoi me të tijën.

Çështja që shtrohet para parlamentarëve aktualë, të cilët kanë përpara tyre ligjin për heqjen e dekoratave të kohës së komunizmit (të cilat nuk i kanë dhënë qeveritë e pas 90-s): A do të pranojnë ata të vënë në një balancë ish-partizanët e luftës sonë Nacionalçlirimtare me bashkëpunëtorët e fashistëve dhe diversantët? Madje ish-partizanët do të jenë të diskriminuarit ë mëdhenj, nëse diversantët dhe kolaboracionistët e fashizmit do të vazhdonin t’i gëzonin ato dekorata.

September 19, 2017 10:47
Komento

29 Komente

  1. Mehmet Elezi September 19, 11:55

    Jeni nje gazekar i Nexhmijes

    Reply to this comment
    • dr.Euro Maloku September 19, 15:20

      Ky ligji i TAULANTIT dhe EDIT mekujton barcaleten e me poshteme:
      Burrin e kishte pickuar grereza ne penisin e tij dhe i ishte enjtur e kishte dhimbje,natyrisht.Te dy,burre e grua, u nisen me vrap tek mjeku.Gjate vizites gruaja per te shprehur dhembshurine e madhe ndaj burrit nderhyn:
      -Doktor,hiqi te pakten dhimbjen pa lerja buhavitjen!!!
      Keshtu edhe TAULANTI me EDIN….Te pakten te mos ndjejne dhembjen…!

      Reply to this comment
      • Bushi September 19, 18:19

        Dr,Euro Maloku! Te mart dreqi,me ke bere qe te qesh me lot me kete bacalete qe tregon.Pra gruaje tij e kishte qejf te trashe,vetem te mos kishte dhimbje.Barcaleta jote ka kuptim te qarte,per problemin qe po diskutohet,dekoratat.

        Reply to this comment
    • Lecka September 19, 16:13

      Pse nevojiteshin keta medalje tani? Per t’i bere qejfin ambasades ruse se xhihadistet komuniste shqiptare nuk harrohen dhe do jene gjithmone te miret? Ato qe marrin medalje edhe sot si “çlirimtare” ishin xhihadiste komuniste qe i sherbyen vetem sllvazimit, bolshevizmit, komunizmit si gjate ashtu edhe pas lufte; ato nuk qene “çlirimtare” por pushtues dhe si te tille nuk mund te marrin edhe sot medalje.

      Reply to this comment
    • Sa më i nderuar në kohën e diktaturës, aq më bashkëfajtorë është ai njeri... September 19, 17:37

      Padyshim që është gazetar i ish diktatorëve!
      Akoma nuk ka kuptim që sistemet diktatoriale e bëjnë njeriun skllav dhe të gjitha normat morale të konsoliduara në historinë e popujve i degjenerojnë e i bëjnë femijet, spiunë të prindërve, ushqejnë vllavrasjen dhe për këtë ju japin dhe dekorata..

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku September 19, 11:58

    O Xhevdet, po nuk eshte hera e pare or zoteri se sa here eshte hapur ky muhabet eshte mbyllur pa rezultat. A e kupton ti qe po te ishin hequr keto teneqet qe heren e pare qe u hap muhabeti, sot nuk do te kishte nevoje te hapej perseri, apo jo?

    E dyta, ju komunistet Saliun e shani kot, sepse eshte pikerisht maloku komunist qe u sherbeu me zell komunisteve duke bere sikur i luftonte. Thuaj ishalla kjo eshte hera e fundit qe behet ky muhabet i dhjere dhe bythos nga Gjirokastra me ne fund i hiqet titulli mashtrues “Hero i Popullit” dhe i jepet titulli “Xhelati i Popullit”.

    Reply to this comment
    • Qamil Yzberishti September 19, 12:36

      Shurraku xhuxhumak ,
      me edukate dona me t’thane ,
      pse nuk pirdhesh andej nga Fahri balliu ?
      ç’ka te kena bo ? a te kena sha nga nona ?
      jo —

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku September 19, 17:56

        O Qamil Yzberishti, qe nuk te mjafton gishti. Shkova une tek Fariu, po me perzuri se nuk isha kunder Enverit aq sa duhej, keshtuqe une erdha ketu tek celula e DITAs ku me duket vehtja ne rregull.

        Reply to this comment
  3. lili September 19, 12:22

    heqja e dekoratave kur nuk eshte kerkuar nga e djathta e vertete, po vetem nga komunistet e ish komunistet per me rifilluar lojen e tyre komunist antikomuniste!
    Nuk na behet vone as per dekoratat e Nishanit, se nje baba ime nuk ka luftuar per Nishanin per per ideal te tij:nje shqiperi te lire, 2 as nuk ishim te ftuar ne femijet direkt te tij po disa bashibuzuk qe asnje lidhje me baben nuk kane, po njese keshtu veprojne ish komunistat alla nishani !
    Nuk na behet vone as per dekoratat e komunisteve se ato nuk kane luftuar per Ramen po per idealin e tyre: nje shqiperi ndryshe nen komunizmin,2 jane dekorata komuniste ,pra me vlere per ta, pa asnje vlere per ne.
    Bashibuzukut te dalur nga komunizmi sot po duan me perfituar si bashibuzuket e mi ndonje poene me kete pseudo lufte ‘memorial’ qe nuk sjell asgje pos dhimbje kombit.
    Kemi plot gjera nje qind here ma urgjent se ky show politikohistorikomediatik kot!

    Reply to this comment
  4. arben September 19, 12:30

    Si gjithmone ne Shqiperi te gjitha punet fillojne se prapthi.Ne vend qe shqiptaret te vrapojne per te kapur trenin e fundit drejt qyteterimit europian kane 27 vjet qe kacafyten me njeri tjetrin se veza beri pulen apo pula vezen.Dhe si gjithmone te fituar dalin vetem anti shqiptaret e komshinjte tane qe u leshon goja leng per te perlare ndonje kocke nga trupi i drobitur i Shqiperise.Sot kur nuk kane lene tradhetar e kolaboracionist pa i varur nje dekorate te kerkosh tu heqesh dekoratat atyre njerezve qe me luften e heroizmin e tyre shpetuan kombin shqiptar nga reziku real i zhdukjes nga harta e kombeve e ndertuan shtet dinjitoz e te pa cenushem nga askush do te thote se vertet cmenduria kolektive e shqiptareve ka aritur ne ekstrem dhe se ndergjegjia jone kombetare po shkon drejt shuarjes e bashke me te edhe kombi shqiptar.Mjafton te hedhesh nje veshtrim se ku ka katandisur popullsia e Shqiperise ku nje pjese deklarohen greke,nje pjese sllave,rome,bullgare,italiane,amerikane,gjermane,franceze e lloj lloj farash e racash do te kuptosh se edhe po ta shpallesh armik,ta perbaltesh e te shpifesh nga mengjesi e deri ne darke figura e Enverit lartesohet akoma me shume e behet e pa aritshme per cakejte e dale nga shpellat e Vicidolit.Njeriu qe ne radhe te pare nuk ka respekt per vetveten nuk ka pse te prese per te patur respekt te tjeret per te.Kjo qe po ndodh me ne nuk ka ndodhur kund ne bote e vetem ky fakt duhet te na beje te kthjellojme mendjen tone e me ze te larte te themi tradhetaret e kombit e kane vendin ne ferr kurse patriotet e cdo ngjyre qe luftuan per Shqiperine e kane vendin ne altarin e heronjve te kombit.Cdo gje tjeter ka emrin TRADHETI dhe do paguhet shtrenjt nje dite jo te larget.

    Reply to this comment
  5. Tarasi September 19, 12:57

    Po ka me bithos se ti o xhuxhumak?Te gjithe ata qe tentojne tu heqin dekorstat ish luftetareve te nac-clirimtares jane bithos si ti o xhuxhumak.Ju edhe te vdekur ata ju kallin tmerrin .Por sido qe te beni nje gje nuk kupton:jo bunkare te ngrini,jo dekorata te hiqni,jo nga muzeumet ti kufizoni,jo diversante e kolaboracioniste te dekoroni asgje nuk do te ndryshoni o xhuxhumake te mjere se faktet i keni brenda dhe nuk tjetersohen.Se te gjithe e dine ne mbare boten ,e njohin komandsntin e luftes ,organizatorin e konf se pezes dhe kongresit te permetit qe u vuri kufirin te thana zogut e bashkepunetoreve tradhetare si ai dhe te huajve qe u anulloi koncensionet ,transfomuesin legjendar te fshatit te madh te ballkanit qe quhej mbreyeri e zogjit te vogel ,ne nje shtet modern me ushtri polici arsim kultire shendeysi hidrocentrale akademi e universitete fabrika uzina toka te ujitura e mobiluara vreshta e ullishta e mbi te gjitha siguri pune shtepi e pensione sa 70% e rrogesetj etj.Dhe nen udheheqjen e atij burri shteti we edhe sot e kesaj dite ende ska dale as edhe nje te krahasohet jo me te por me gishtin e vogel te kembes te tij e sidomos xhuxhumaket si Taulant pordha e edi genfa qe kane pergatitur ligjin nga frika se mos i fusin ne burg per vjedhjet qe kane bere dhe me kete ligj i bejne qejfin revanshisteve.Turp per keta dhe ata qe dobta votojn.Ky ligj do jete prova e zjarrit .A do mbeten tere jeten me Nishan si Nishani apo do ngelen ne histori burra te vertete e atdhetare te mire we nuk e zhbejne historine per pordhet e revanshisteve.Respekt per xhevdet shehun per trajtimin objektiv.Respekt edhe per saliun qe nuk e ngacmoi kete plage.Ju provojeni se me lart do ngrihet figura e legjendesvshqiptare te madhit e te bukurit Enver.I perjetshem kujtimi dhe vepra e te gjithe atyre we shpetusn shqiperine nga coptimi.Merrni shembull nga Putini .

    Reply to this comment
  6. alphade September 19, 14:03

    Cdo veprim ekstremist ndaj ish – regjimit te kaluar,realisht
    nuk i ka bere e djatha e Saliut ,por kjo e djathte e bandes
    se Vicidolit nuk ka bere gje tjeter vecse ka nxitur te maj-
    te qe t’i beje duke ia ngarkuar te gjitha pergjegjesite his-
    torike per aktet e kryera kunder aspirates se popullit dhe
    e majta nga frika se mos etiketohen si pasardhesit e se
    kaluares o burra te bejme kete ose ate qe te mos na aku-
    zojne si pinjolle te komunizmit. Dhe pasi kane rene ne grackat e vicidolasve dhe kane ndermarre vendime ma-
    rrezie perseri banda e Saliut akuzon per “neokomunizem”
    Kjo do te thote se salistet duan t’i nxjerrin geshtenjat me
    duart e socialisteve e pastaj perseri t’i akuzojne se “po
    ndjekin rrugen e baballareve te tyre” ,bllokmeneve ! Kete
    po bejne edhe sot duke nxitur qeverine aktuale te beje
    drafte per t’i hequr dekoratat atyre qe udhehoqen LNCL,
    dhe bene ate qesot Shqiperia ekziston si shtet, dhe
    ishte ne nderin e Shqiperise dhe shqiptareve qe moren
    krahun e duhur ne Luften e Madhe antifashiste,ne koali-
    cionin e Madh te L2B . Por edhe edhe kjo taktike diabo-
    like e salisteve nuk do pije uje Banda e Vicidolasit eshte aq e deskrituar ne syte e shqiptareve sa qe cdo veprim
    e ndermarrje taktike e tyre per te terhequr pas vedit kon-
    tigjente te ndryshme shqiptaresh nuk do te arrije kurre me te behet nje force imponuese ne jeten politike e sicia-
    le te Shqiperise. Ate e pret nje deshtim i plote ! Populli e
    urren ate!

    Reply to this comment
  7. Lisi September 19, 14:12

    Edi Rama nuk është kriminel , kriminel është Sali Berisha!
    Edi Rama është antikomunist gjenetik , Sali Berisha është enverist gjenetik !
    Enverizmi është një karikaturë e shëmtuar e idealit komunist .
    Diskutimi për dekoratat është vepër e Ramës , e servilt të së djathtës vëndase dhe asaj ndërkombëtare !

    Reply to this comment
  8. Merqez Katunari September 19, 14:30

    Lereni te shkuaren ashtu sic eshte, merruni me problemet e perditshme kemi 30 vite merremi akoma se cfare beri zogu apo enveri. Harxhojme kohen kot me gjera pa vlere duke patur 100 halle te tjera ne jeten e perditshme.

    Reply to this comment
  9. pse e bete enverin shenjtor ! September 19, 14:52

    i nderuar Xhevo
    .
    Edhe ti je ne nje fare menyre
    je pro heqjes kriminale
    te dekoratave duke perdorur pa hesap fjalet e pista elezbiberiste makartiste xhorxhsorriste xhaferrdeviste
    Diktature-regjim komunist etj etj.
    .
    Do isha dakort te hiqeshin dekoratat vetem me nje kusht:

    Te futej ne burg saliserbi RIGHT NOW dhe shteti amerikan + ca shtete europjane te kerkonin te falur per serberishen e tyre dhe te demshperblehej shteti shqiptar prej tyre..per fajsine e tyre
    .
    Ne te kunderten me nje berishe jashte burgut..me nje edi rame si pordha neper breke dhe me nje donald lu qe eshte governori real i shqiperise ..ai vend eshte me keq se i pushtuar nga armiqte…sepse poshtrimi ng amiqte qenka me i hidhur se cizmja e nje pushtuesi

    Dy verejtje miqsore per zotin Xhevdet Shehu:
    NR.1
    Kam verejtur se shume here ju (por dhe nje pjese e shtypit shqiptar) para emrit Enver vendosni parafjalen diktator regjim komunistdhe kjo nuk eshte korrekte bile eshte nje autocensure nga ana juaj se keni frike se ju quajne enverist…Si duhet te quhet Enver Hoxha ?
    Sipas enciklopedise britanike ai quhet:
    -Lideri socialist i Shqiperise 1944-1985
    -Sekretari i Pare i Partise Punes Shqiperise
    -Kryetari i Frontit Demokratik
    -Komandant i pergjitheshem i Ushtrise Shqiptare.
    Pra nga me siper nuk ndegjuam as fjalen diktator dhe as fjalen komunist.
    Keto dy fjale jane relike nga koha e dy antishqiptareve dhe antiamerikaneve bill rajerson dhe elez biberaj qe i kane bere me dem shiperise se vete serbet & greket me sali qenberishen e tyre gjoja me doktrinen idiote te dekomunistifikimit.
    NR.2
    Ju i nderuar gaboni rende kur thoni “permbysja e regjimit komunist”.
    Edhe me budallai e di se sistemi (apo regjimi)1945-1990 u rrezua vete dhe nuk e permbysi njeri.
    Koha e enver hoxhes mehmetit dhe ramiz alise kishte mbaruar pasi i kishin realizuar detyrat kombetare: clirimi i vendit dhe rindertimit
    .
    Nqs se ka ndonje merite per kete “permbysje” ai eshte dora vete Ramiz Alia dhe keto berishat apo elez biberet ishin kakerdhia te ramizalise.
    ……………………
    Par i nderuar Xhevo edhe pse ke punura te VOA ELEZBIBERIT (LEXO ELEZ ZEHERIIT) mos ki frike te evitosh fjalet..diktator dhe regjim komunist.
    .
    MERR SHEMBULL NGA VETE AMERIKANET QE QUAJNE:
    MAON..KRYETAR
    TITON..MARSHALL
    KASTRON..LIDERI REVOLUCJONIT
    HO SHI MININ…LIDERI SOCJALIST…..EDHE PSE KANE BERE LUFTE ME AMERIKEN DHE KANE VRARE USHTARE AMERIKANE PA HESAP…

    ***

    Enver Halil Hoxha ( si quhet zyrtarisht “diktatori “)
    16 October 1908 – 11 April 1985)
    was the socialist leader of Albania from 1944 until his death in 1985,
    as the First Secretary of the Party of Labour of Albania.
    He was chairman of the Democratic Front of Albania and commander-in-chief of the armed forces from 1944 until his death.

    Reply to this comment
  10. dn September 19, 15:30

    ajo qe eshte skandaloze nuk eshte dekoratate e dhena ne nje kohe e nen nje regjim ku nuk kishte liri.

    Ajo cka eshte skandaloze jane dekoratat e dhena mbas atij regjimi njerezeve mekatare te po atij regjimi te anatemuar nga ministrat, e nga ministrat e po te njetit qe sot do me va heq medaljet : Edi Rama!

    Kjo eshte skandaloze se nuk ishit te detyruar me va dhene per zgedhet me va dhane(ndoshta per disa vota ma shume) e tash doni me va heq, se kaluat lumin??Apo nuk ke asnje fije morali per kete kohe, e kereme per ate kohe?

    Pfff
    tallje me njerezet pa asnje bereqet per Kombin, vetem e vetem me na treguar se sa te plotfuqishme jane
    PFFF !

    Reply to this comment
  11. LILI September 19, 16:48

    dISKUTIMI MBI ARRTJET EKONOMIKE NE SHQIPERI DO ISHTE MA INTERESANTE SE SA PER KETO DEKORATA/

    Qëllimet përfundimtare të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals-SDG), nga Kombet e Bashkuara, i cili zëvendësoi Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit në vitin 2015, përfshijnë dhënien fund të varfërisë, të mbrojë planetin dhe të sigurojë prosperitet për të gjithë. Secili qëllim ka objektiva specifikë që duhet të plotësohen deri në vitin 2030. Por, sa afër janë vendet për t’i përmbushur ato? Për të gjetur, organizata jofitimprurëse Bertelsmann Stiftung dhe Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së kanë krijuar një indeks të ri që mat performancën e tyre.

    Indeksi i SDG, i publikuar sot, mat 149 vende, duke krahasuar progresin e tyre aktual me një matje bazë të marrë në vitin 2015, nga ku Shqipëria renditet në vendin e 63-të. Serbia është e para në rajon e cila ka progresuar në arritjen e objektivave të vendosura, e renditur e 37-a në botë. Ndiqet nga Maqedonia, e 57-a, ndërsa me pozicionim më të ulët se ne është Mali i Zi, i 69-i. Sipas tabelës, fushat ku kemi shënuar progres të lartë janë ulja e varfërisë, ulja e pabarazisë (ngjyra jeshile), përmirësim të mesëm në: edukim cilësor, barazia gjinore, konsum të përgjegjshëm, përmirësim klimatik, jeta në tokë, partnership për arritjen e objektivave (ngjyra portokalli) dhe aspak progres në fusha si arritja e nivelit zero-uri, shëndet i mirë, rritje ekonomike dhe punë e mirë, inovacion në industri, paqe drejtësi dhe institucione të forta (ngjyra e kuqe).

    Reply to this comment
    • Arta September 19, 17:32

      #Lili
      Shqipëria ka pasë aq arritje, sa jetonim me tallona ushqimi dhe vaj gurin e kishim me racion..
      Nga cila stratosfere e idiotesise, flet moj?
      Kim Young Soung ka bërë aq diga e mrekullira betoni, por populli ha me racion dhe kufijtë i kanë të mbydhur…

      Reply to this comment
  12. intelektuali September 19, 16:48

    QESHARAKE ESHTE T’U HEQESH DEKORATAT VRASTAREVE DHE XHELATEVE TE ENVERIT QE MBUSHEN LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI

    Dhe ky CIRK bolshevik me motivacionin per keta xhelate te Enverit:

    MEQE KANE KRYER KRIME KUNDER NJEREZIMIT???

    Po ata qe kane kryer kunder njerezimit nuk u hiqen dekoratat me vendim te Rilindjes Socialiste te vrastarit Gramoz Ruci, por denohen me vdekje si ne Nyremberg te Gjermanise pas Lufte, o karagjozi fanatik Muharrem Xhafa qe je bere si Gazi i Botes me llogjet e turpit dhe te rezilit qe shkruan bashke me nje ushtri kriminelesh te Enverit nga pas.

    PO KU GJEN SHTET ME QESHARAK SE KY I EDVINIT O RREMA KARAGJOZI I ENVERIT?.

    Reply to this comment
  13. albani September 19, 17:18

    Me nje fjale heroj jane kriminelet qe i hidhnin te huajte me parashuta, i leshonin me nendetse e skafe, i ndersenin nga kufijte tokesor per te vrare femije, vajza e djem te pafajeshem dhe jo ata qe mbrojten atdheun e tyre nga titistet jugosllave, fashistet e mbreterise greke CIA etj. sherbime kriminale.
    Bravo Edi, por priti pasojat

    Reply to this comment
    • TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN September 19, 18:06

      sakte alban !

      Edi Rama duket si nje gjeneral i kapur rob..
      .
      Ai ka

      —–pushtetin legjislativ
      —–pushtetin egzekutiv
      —–mbeshtetje te plote popullore
      .
      dhe akoma sillet si drejtor komunale..pastrim gjelbrim..lyrje me boje..dhe fuckbook

      Per mendimin tim heqja e dekoratave pas 26 vjetesh demon-kraci eshte nje teater i keq qe po luhet jo vetem nga junta kanibale bash-berishe por dhe nga Edi Rama me mirelakumbarot e tij.
      .Kujt i kujtohen carcafet e 40 martireve katolike( shumica profashiste)…hapja e bunkarit enverit shtepise gjetheve..bunkeri te mpb dekorimi i diversanteve…..ndalimi i filmave te soc-realizmit etj etej…
      Nqs se sali bythishen do ta quaja nazi-makartist..edi ramen do ta quaja xhoxhsorrist qe duket hapur se ka nje skenar artificjal antikomunist qe behet per te eklipsuar GENOCIDIN ANTISHQIPTAR 1991-2013..per te cilen duhet nje gjyq shembullor ku nuk duhet te mungojne dhe dipllomate euro-atllantikas

      Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
      ==========
      _-Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito-Rankoviqi…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem pse nuk na cliruan keta miq per fiq
      ============
      -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Halez Biberaj dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula
      ===============
      -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla andrea stefani sali berisha…vazhdon lista me mijra qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…
      .
      Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare

      Pra ndiqni albitrin e Enverit::
      Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
      20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
      1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
      2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
      3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
      4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
      5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
      6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
      7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
      8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
      9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
      10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
      11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
      12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
      13-në publik shfaqej rrallë
      14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
      15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
      16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
      17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
      18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
      20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
      ***
      Para dy vitesh zoti Obama vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
      Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
      Po ashtu vizitoi Vietnamin dhe ka shume fotografi me kreun e shtetit vietnamez pikerisht para bustit te Ho shi minit,kur dihet se vietnamezet vrane apo plagosi rreth gjysem miljoni ushtare amerikane..Po enveri qe nuk vrau asnje ushtar amerikan ??

      Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot

      Reply to this comment
  14. shpatar September 19, 19:15

    Nje inisjative e tille, kur ne kemi ne krye te politikes mbetjet te komunizmit ,eshte shume armiqsore per kombin shqiptare .Heqja ose mohimi i dekoratave nuk e sheron popullin shqiptare por e percan me shume se c eshte aktualishte.
    Une i kuptoje te Majtet qe akuzohen pambarimishte si trashegimtare te se majtes se komunizmit. Por gjithashtu kuptoj tradhetin e madhe te partive te Djathta qe pretendojne se jane ata qe rrezuan komunizmin ne Shqiperi.Qe nxjerrin nga goja e sajojne shpifje bajate se kane qene e jane kunder komunizmit. Po te ishin keto te verteta Pd dhe satelitet e saj do te qendronin ne pushtet e dote perkraheshin nga populli .
    Po te bejme historin e kesaj teorie ,qe i vjen per shtat Pd dhe te djathtve ,rezulton se populli ,qe vendos per fatet e tij se kush do te qeverisi ,nuk ka votuar si shumice Pd .Ta shplajne te gjithe ata trurin qe pretendojne se populli ka mbeshtetur Pd. Jemi akoma gjall dhe i kemi thene e sterthene se Pd ne pushtet ka ardhur me rruge jo demokratike .Ti permend faktet historike nuk ja vlen . Ajo qe bie sot ne sy eshte se populli ka perkrahur e perkra te majtet si obsjonin politike me te mire per qeverisje pamvarsishte se nuk e pelqejne kete fakte te Djathtet .
    Te Djathtet kane deshtuar para popullit dhe jane mbajtur deri me sot me sfurka te jashtme e te brendshme duke shfrytezuar tradhetine brenda forcave politike .Pellasin se jane kunder komunizmit dhe jane sjell si ish diktatori duke vrare popullin protestues e shkaterruar ekonomine .Pra kemi perball dy forca politike .Njera qe e quan veten se pushteti me takon mua qe sjame me emer e Majte por e Djathte qe luftoje me teorine kundra komunizmit dhe nga ana tjeter kemi te Majtet qe nuk sillen si vazhdues te komunizmit .
    Hapja e dosjeve reale do ti ndaj njeher e pergjithmone keto luftra pa bereqet per politiken dhe te ardhmen e kombit .Pd ka qene ne pushtet bile kapatur force ne Parlamentin shqiptare te bej ndryshime te medha sic ka bere per shume ceshtje qe asaj i ka pelqyer te sundoje. Perse nuk e beri ne kohen qe shqiptaret ishin te etur te ndaheshin nga e kaluara .Perse nuk e beri kur aleatet tan ja kerkuan .Por cfare beri. Paturpsine me te madhe historike .Nuk preku kupolen e komunizmit por nxorri ne rruge te hapur e ne meshire te fatit gjithe kuadrot e intelektualet qe punonin ne baze . Ata qe ishin cdo dite e jetonin me hallet e popullit qene e keqja e demokracise. Ata qe ishin te pastert nga viktimat e komunizmit e qe dhane jeten per kete popull u kategorizuan, sic duan tu heqin sot dekoratat, si te rreziksheme komunista .Por kjo farse e Pd me ne krye krye mbeturinene e komunizmit Sali Berisha nuk mund ta genjej me popullin .
    Ky eshte nje plane taktik i Pd per tu ringritur nga llumi qe ka rene duke futur percarje e hapur nje debat qe dote corjentoje debilat e radhet e popullit .
    Une me neveri te madhe kundershtoj kete nisem banale qe kerkon nga une te mohoje ato dekorata te familjes sime qe brenda kane gjakun e derdhur ne sherbim te popullit .Gjakun e tyre ne sherbim te popullit e vendit do ta ruaj brez pas brezi sic e kame bere deri me sot e dote perulem me nder derisa te me mbyllen syte .Ja vetem qe do ti ruaj por nga sot e tutje do tu beje foto te zmadhuara e do ti vare ne cdo shtepi te niperve e mbesave .Ju te Saliut varni medaljet e tradhetise se kombit .Te bandave, kriminale te shkaterrintarve te ekonomise ,te kondrabandistve e te shitsave te teritoreve shqiptare .U beni monumente qe brezat tu bejne sh… sic po ua bejne qe sot .

    Reply to this comment
  15. landi September 19, 21:59

    Edi Rama, pasi mori prape pushtetin, vetem po heq…Hoqi nga premtimet e fushates se zgjedhjeve 220 mije vendet e punes qe do hapte. Hoqi nga premtimet rrogen minimale 300 mije lekeshe. Hoqi e sa do heqe te tjera! Tani po heq dekoratat e partizaneve, qe luftuan krahas aleateve.
    Po ligji flet edhe per dekoratat e atyre qe luftuan kunder Shqiperise…balliste, zogiste, diversante, te gjithe te dekoruar ne mase nga njeriu sakat ne shpirt Nishani. Edi Rama do heqe edhe te tjera gjera dhe do e katandise PS nje thele ne zgjedhjet e ardhshme. Veteranet e kane te qarte se cfare eshte ai. Ju mohon luften, u ul pensionet, u ngre cmimet. Pse do ta votojne? Apo qe po i vdes per ilace e per sherbime spitalore. Po keta jane qindra mijera. Padyshim do perfitoje LSI, qe do shtohet ne numer. Se vtek PD e Balles, askush nuk shkon mire.

    Reply to this comment
  16. MH September 20, 02:49

    Jeni te deshtuar sepse jeni kundrapedal me luften ma te lavdishme te kombit Shqiptare qe e vendosi veten me aleatet fitues.
    Nese hiqni dekoratat.Pa asnji diskutim mohoni luften nacional clirimtare.Dekoratat i gezuane ato luftetar qe i vune gjoksin armikut dhe triumfune.
    Hiqni dekoratat dhe urdherat qe vendosi Nishani per tradhetaret dhe kriminelet qe bashkpunuan ne nji llogore kundra clirimtarve te lavdishmit qe njeh historia e kombit po te krahasohet edhe me ate te heroit kombetar me 24 beteja te panderprera dhe triumfuse me plot lavdi.
    Ti hiqni dekoratat dhe te festoni pervjetorin e Pezes.Nuk shkon!!!

    Reply to this comment
  17. Al September 20, 03:03

    Artikulli eshte krejt kot.
    Ne artikullin per Nexhmie Hoxhen Xhevdet Shehu eshte vetvetja: nje enverist fanatik, me mendje dogmatike te sklerotizuar, qe nga koha kur mesohej Historia e PPSH ne shkolla, qe nga koha e “Oreve politike” qe mbaheshin nje here ne jave ne fakultete.
    Ai eshte po ai komunist enverist, qe beri si shumica e te tjereve si ai pas 1992, duke u hedhur ne anen e fituesit, demokracise se mbeshtetur nga SHBA, permes krijimit te shoqatave te shoqerise civile, OJQ-ve qe financoheshin nga Demokracite (imperializmi, sipas terminologjise se deriatehereshme).
    Xhevdet Shehu ishte akoma me i shkathet se te tjeret pasi u be gazetar i Zerit te Amerikes, pra i punesuar prej “imperializmit amerikan”, i punesuar prej U. Rajersonit dhe Elez Biberajt. Se si e fitoi kete pozicion, nuk dihet; mdoshta duke paraqitur ndonje deshmi se ishte i persekutuar, ndoshta duke thene se ishte i aferm i Mehmet Shehut. Nuk eshte per t’u habitur nese ka ndodhur keshtu, pasi pikerisht me 1992 ndodhnin gjera te tilla te habiteshme. Nje nga rastet me te spikatura ishte kur Nenkryatarja e Presidiumi te Kuvendit Popullor deri me 1991, me mbiemer Kati, me sa mbaj mend, me 1992 mori deshmi se ishte e persekutuar politike nga regjimi komunist. Keshtu pra, pse te mos e merrte Xhevdet Sehu kete deshmi, aq me teper kur kjo mund t’i siguronte nje “vend pellumbash”?
    Problemet filluan kur Xhevdet Shehu u largua nga Zeri i Amerikes, nuk dihet per cfare aresyeje. Qysh prej asaj kohe ai nuk reshti se shkruari kunder Elez Biberajt, kunder U. Rajersonit (i cili sipas tij ishte republikan), Kunder S. Berishes (i cili ishte tropojan si E. Biberaj dhe i djathte si U. Rajersoni). Ai sot akoma shkruan kunder te djathtes aktuale dhe historike te Shqiperise, nuk hskruan dot kunder Amerikes, se ka frike, por perpiqet ta paraqese Ameriken si te djathte dhe te majte, sipas tij, duke e konsideruar Partine Demokratike amerikane si te majte, pra si socialiste, (shiko cfare mashtrimi!), mdersa Partine Republikane si te djathte te urryer, perkrahese e ketyre reaksionareve dhe kulakeve ne Shqiperi.
    Ky zoteri sot kerkon te te na mbushe mendjen se Enver Hoxha, Hysni Kapo, jane heronj te lavdishem. Per kete na tregon se ai ka lidhje te vazhdueshme me Nexhmije Hoxhen, Vito Kapon, per te thene se edhe ai eshte disi i lavdishem.
    E keqja me e madhe eshte se, sic duket nga komentet, ka nje lukuni te tere komunistash e neokomunistash qe i bejne hosana enverizmit, qe tregon se kjo ideoligji dhe praktike antikombetare eshte mjaft e fuqishme edhe sot ne Shqiperi.
    Zoti e shpetofte Shqiperine mga keta!

    Reply to this comment
  18. info analitike September 20, 08:47

    Me kenaqin enveristet e Dites se tani kane arritur ne piken absurde qe grinden me njeri tjetrin. Plasen duke i bere propagande Edi Rames e tani qe ai, sic e ka zakon, i le ne balte zemerohen. Po ju vete e keni votuar o derezinj, pse ankoheni tani!!! Njesoj si rasti me ata te Shkozes qe nuk u regjen me genjeshtrat rilindjote. Perla eshte qe ky Xhevua, qe e mban veten me te madhe e nuk begenis komentet, e paska cilesuar edhe enferrin si viktime. Amani mjaft se u betre gazi i botes me keto hajvanlleqe qe shkruani. Si nuk shkruat nje here te veteme dicka kunder risjelljes ne parlament te ligjit te plehrave po merreni me dekoratat e ca krimineleve. Nejse hajde se Kryepsikopati ka pergatitur estraden e radhes me konsultim publik, do kenaqeni!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*