Sherri për pallatin / “I kërkova vetëm 4 mijë euro nga borxhi që më ka se do shtrohem në spital”, pronarja e tokës tregon konfliktin me biznesmenin

January 13, 2021 12:25

Sherri për pallatin / “I kërkova vetëm 4 mijë euro nga borxhi që më ka se do shtrohem në spital”, pronarja e tokës tregon konfliktin me biznesmenin

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga plagosja e biznesmenit Sino Llanaj, e ndodhur sot në Tiranë, ku shkak është një objekt në ndërtim mes 42-vjeçarit të plagosur dhe biznesmenit tjetër, Albert Allmuça.

Një prej aksionereve të tokës, ku është ndërtuar objekti, tha për News 24 se biznesmeni Albert Allmuça nuk i ka dhënë lekët.

Qytetarja tha se biznesmeni Allmuça i ka 4800 euro borxh, të cilat siç thekson ajo, ia ka kerkuar pasi do të shtrohet në spital.

“Kam tërë këto vite që vij dhe më thonë të iki. Allmuça më ka 4800 euro, më shmanget. I thashë mbaji 800 euro, më jep 4 mijë se do të shtrohem në spital. Asgjë nuk më ka ardhur. Ai më thotë që është nëpër gjyqe, kam nisur të marr një kredi. I thashë se nuk më duhet kredia jote, se unë jam nëpër spitale”, tha qytetarja.

j.l./ dita

January 13, 2021 12:25
Komento

1 Koment

  1. Adih January 13, 14:10

    Me vjen keq ,per ju moj zonje .edhe po te behet me gjygj ,gjykata e mbyll gjygjin kur te behesh 100 vjece . Keshtu jane “bizesmenet “shqiptare . Rrumpalle hesapi ,mjere ai qe ka te drejte .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim