Sherri tek Ekonomiku, pedagogë dhe studentë në protestë: Policia s’merr përsipër ngjarjen, jemi kërcënuar (Video)

November 5, 2019 19:51

Sherri tek Ekonomiku, pedagogë dhe studentë në protestë: Policia s’merr përsipër ngjarjen, jemi kërcënuar (Video)

Studentët dhe pedagogë janë ngritur më protestë për sherrin që ndodhi me studentët e fakultetit të Ekonomisë.

Para fakultetit janë mbledhur studentë dhe pedagogë të cilët kërkojnë që Policia të marrë masa ndaj akteve të tilla.

“Policia e shtetit nuk mban përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk merr përsipër ngjarjen. Një grup ka hyrë në klasë duke u konfliktuar me studentët. Studentët janë  kërcënuar  prandaj nuk flasin”, u shpreh pedagogu Rezart Prifti.

Sherri masiv ndodhi në ambientet e godinës Iliria  në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonimik të Tiranë.

Tre të rinj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup.

Grupi dhunues hyri në sallë duke thënë se i kishte dërguar dekani dhori Kule.

Dekani Dhori Kule u shpreh se ata nuk kanë qenë studentë të atij grupi, por kanë spekuluar duke u futur në emrin e tij.

Kush i ka dërguar? Kanë spekuluar. Studentët nuk i kanë pranuar. Në sallë mund të guxojë kushdo të futet por nga apeli dalin ata që nuk janë”.

Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen, ndërsa iu drejtua policisë duke i thënë se autorët i ka te llotoja në Qytet Studenti.

Turp i madh që nuk ka asnjë të identifikuar, por po u them se i keni lart te llotoja, kanë 10 vite që rrinë aty. Shteti të marrë masat dhe të kthejë qetësinë për studentët. Edhe roja edhe unë jemi të pamundur të bëjmë dicka. Uroj që të vendosen para drejtësisë. Siguria është zero, ne jemi njerëz të penës, por të pistoletës. Studentët janë në vitin e tretë te Financa, ndërsa ata horrat janë ata që rrinë te llotoja lart. Kjo është situatë banale. Është mëkat që 6 vajza që rrinë atje, kanë frikë të flasin” përfundoi ai.

 

d.a. / dita 

November 5, 2019 19:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim