Sheshi “Italia” do kthehet në parkim publik, 100 lekë/ora

September 6, 2015 13:10

Sheshi “Italia” do kthehet në parkim publik, 100 lekë/ora

Tirana së shpejti do të ketë një parkim publik. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet në sheshin “italia” pranë stadiumit “Qemal Stafa”

Kjo do ti jap fund jo vetëm hapësirës së amortizuar por do të jetë një zgjidhje për parkingjet publike për të cilat kryeqytetit vuan.

Prej kohësh ky vend është menaxhuar pjesërisht nga bashkia e Tiranës si parking publik, një pjesë e tij ka qënë e pa shfrytëzuar ndërsa bizneset pirvate zunë ilegalisht hapësirat.

Për sheshin “Italia” ka patur një projekt në 2012 nga kryetari i bashkisë në këtë vit Lulzim Basha për ndërtimin e të parit parkim nëntokësor në një hapësirë prej afro 9 mijë metra katrorë të 1000 automjete.

Investimi në fjalë arrinte 1.6 miliardë lekë.

Por ky projekt nuk u miratua në këshillin bashkiak dhe konfliktet politike në qeverinë vendore lanë të pafinalizuar këtë projekt.

Aktualisht autoritet e bashkisë sqaruan se kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme, do të administrohet nga ky institucion dhe drejtuesit e automjeteve do të paguajnë një tarifë qëndrimi për orë të njëjtë me atë të parkingjeve të tjera publike 100 lekë për 60 minuta

September 6, 2015 13:10
Komento

1 Koment

  1. flm September 6, 15:03

    nuk e kuptoj 1000 leke per 60 minuta, kjo eshte njelloj si ne evrop mendoniu se vertet do parkojne robt me kete cmim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*