Punimet për sheshin, Bashkia: Ndryshime në qarkullimin e mjeteve

January 3, 2018 18:46

Punimet për sheshin, Bashkia: Ndryshime në qarkullimin e mjeteve

 Bashkia e Tiranës do të nisë nesër në mëngjes fazën e dytë të punimeve për Rikualifikimin urban të Sheshit “Skënderbej”, të cilat synojnë ta kthejnë në identitet lulishten pas monumentit të Skënderbeut, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse.

Për të përshpejtuar punimet,  Bashkia e Tiranes ka organizuar edhe një plan të ri të lëvizjes së automjeteve, që do të mundesojë zbatimin e projektit. Masat do të fillojnë mbrëmjen e sotme me qëllim që nesër në mengjes të jetë gjithçka gati për të nisur puna për fazën e dytë.

Sipas Planit të Bashkisë së Tiranës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “ Skënderbej”, e thënë ndryshe, do të ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor që kalon para selisë së Partisë Socialiste. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

Gjithashtu, deri në përfundim të fazës së dytë të punimeve për rikualifikimin e Sheshit “Skënderbej” do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova”. Qarkullimi i automjeteve nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta”, pra segmenti para Taiwan, do të bëhet me një drejtim lëvizjeje sipas sensit veri-jug.

Shumë shpejt pritet që të përfundojnë punimet për të gjithë sheshin “Skënderbej”, duke e bërë edhe më atraktiv jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për ata të huaj.

Sheshi përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart.

January 3, 2018 18:46
Komento

4 Komente

  1. mirel January 3, 18:57

    Nuk paskan mbarim punimet te sheshi i muslimaneve
    Asaj rruges Cameria verini emrin Rruga Vorio Epirit..aty do varrosim Anastasin.

    Reply to this comment
  2. MH January 3, 21:24

    Jo vetem legjenda e kalas se Shkodres ka historin e dhimbeshme si ngrehine.Po kete dhimbje po e gezon per nji cerek shekullit edhe sheshi i kryeqytetit ne Tirane “Skenderbe”.Dyshoj qe te marrin fund njihere e pergjithmon perfundimi i keti sheshi te flijohet ndonji njeri i madh.

    Reply to this comment
  3. uskania January 3, 22:34

    Po ti mor legen pse kërkon ti ndash shqiptarës sipas fesë kur ata i bashkon kombi me flamurin kuqezi?

    Reply to this comment
  4. Arber January 4, 02:21

    Sheshi Skenderbej do te shpetoje nga telashet vetem kur t’i mbushet mendja Edi Rames qe unazen e vogel ta kaloje nga teatri kombetar-kalaja e tiranes-supermarketi Toptani dhe kthimi ne rrugen e Barrikadave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*