Shëtitje me varka dhe mbrëmje muzikore, çfarë ofron Moli te Diga e Liqenit

May 13, 2018 10:22

Shëtitje me varka dhe mbrëmje muzikore, çfarë ofron Moli te Diga e Liqenit

 

Në më pak se një javë nga përurimi, Moli te Diga e Liqenit është kthyer në një pikat më të dashura për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa orë të qeta pranë natyrës.

Fëmijë, por edhe të rritur kanë filluar që të mbushin molin duke soditur pamjen e bukur që të jep liqeni si dhe freskinë e tij.

Por moli “Henry Dunant’ i sapo rehabilituar nga Bashkia e Tiranës është tashmë një pikë tërheqëse edhe mbrëmjeve me ballkonin e tij panoramik nokturn, duke u kthyer në një vend takimi romantik e social.

Për ta bërë edhe më tërheqës për qytetarët e Tiranës, Bashkia në bashkëpunim dhe me Artisanal dhe Marina Sportive Shqiptare organizojnë shëtitje me varka e vela, mësime lundrimi e edukim për sigurinë në ujë.

Qëllimi është nisja e një projekti simpatik “Life On a Boat”, për ta njohur liqenin nga një këndvështrim social e atmosferë artizanale, për të afruar vogëlushët e të rinjtë me një botë e histori të veçantë e tërheqëse, por gradualisht sa më miqësore me natyrën dhe ekosistemin.

a.s/dita

May 13, 2018 10:22
Komento

5 Komente

  1. Nasrudini May 13, 11:47

    A ka ndonje vend te thelle me e hudh intelektuhalen et internetit qe te bime te gjithe rehat???, se qelbi netin, tajvanin dhe gjithe Tiranen

    Reply to this comment
  2. Vezhguesi F May 13, 11:51

    Dergojenii intelektualin me i rane teneqese per haeng, , te marrin et Tajvanit se po pellet ne gjithe Tiranen.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA May 13, 12:17

      Pershendetje Miku im i vyer,
      Vëzhguesi F,
      Na ke munguar këtu në blogun e DITA-s,
      me ate objektivitetin dhe Llogjiken tende që pret si shpate….
      Te pershendes.

      Reply to this comment
  3. N.VJOSA May 13, 12:18

    Pershendetje Miku im i vyer,
    Vëzhguesi F,
    Na ke munguar këtu në blogun e DITA-s,
    me ate objektivitetin dhe Llogjiken tende që pret si shpate….
    Te pershendes.

    Reply to this comment
  4. Sigurimsi i pd May 13, 21:23

    Akoma nuk e mesuat gjemen qe i ka ndodhur spiunit te enverit intelektualeshi,eshte mbytur tek Taivani se nuk dinte not si saliu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*