Shevchenko: Gattuso i ka kthyer identitetin Milanit

March 7, 2018 15:59

Shevchenko: Gattuso i ka kthyer identitetin Milanit

 

Andriy Shevchenko ka vlerësuar punën e bërë nga ish-shoku i tij i skuadrës, Gennaro Gattuso, te Milan.

“Ai i ka kthyer identitetin skuadrës”, ka thënë ish-sulmuesi i “Djallit”.

Shevchenko dhe Gattuso kanë luajtur bashkë në “San Siro” mes 1999-ës dhe 2006-ës duke fituar fituar, ndër të tjera, një Champions League gjatë asaj kohe.

Edhe ukrainasi është bërë trajner duke marrë drejtimin e kombëtares së Ukrainës.

“Rino ka ndryshuar fytyrën e Milan”, ka thënë Andriy për “Gazzetta dello Sport”.

“Ai i ka kthyer identitetin ekipit. Ai do që lojtarët e tij të luftojnë dhe të jenë agresivë. Ashtu ka qenë kur luante, kështu që nuk më befason. Është një nga ata që nuk tërhiqet mbrapa. Nuk ka frikë nga asgjë. I është dhënë një mundësi dhe ai po e shfrytëzon në maksimum”.

a.s/dita

March 7, 2018 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*