Shezai Rrokaj kundër notës mesatare për të hyrë në universitete

May 26, 2015 16:49

Shezai Rrokaj kundër notës mesatare për të hyrë në universitete

Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj shprehet kundër notës mesatare vendosur me vendim të këshillit të ministrave.

“Këtë të drejtë për ta përcaktuar notën mesatare për pranimet në universitet nuk duhet ta ketë qeveria por duhet ta kenë universitetet në kuadrin e autonomisë. Aty ku nota mesatare mund të pengojë mjaft nxënës që kërkojnë të vijnë në universitete sepse ata mund të kenë një notë të lartë në lëndët shoqërore, por në lëndët shkencore nuk e kanë. Nota mesatare për shkencat e natyrës duhet ta vendosë Fakulteti i Shkencave të Natyrës të thotë që me këtë mesatare të ulët ne nuk pranojmë”, thotë Shezai Rrokaj.

Një tjetër arsye, sipas tij, është edhe kthimi i mundësive për rritjen e korrupsionit dhe të trysnisë sidomos në shkollën e mesme, sepse të gjithë do të kërkojnë të kenë notë të lartë mbi pragun e vendosur për universitet.

Sipas ligjit të arsimit të lartë, pragu i notës mesatare do të vendoset me vendim nga qeveria dhe më pas universitetet sipas programeve do të vendosin notë mesatare mbi pragun e përcaktuar.

May 26, 2015 16:49
Komento

4 Komente

  1. nazim May 26, 16:58

    I jap shume te drejte dekanti te lartpermendur.

    Qe kur u fut nota mesatare per tu pranuar ne fakultet ketu e 3 dekada me pare, u rrit presioni nga prinderit per nota te pamerituara per femijet e tyre dhe u fut dhe korrupsioni ne aresim. Argumenti i dekanit eshte shume llogjik. Ka njerez qe jane me te prirur ne shkencat shoqerore, dhe te tjere qe jane te prirur ndaj shkecave natyrore, apo teknike.

    Reply to this comment
  2. beni May 26, 17:16

    Or lereni shezairin po shum shpejt i levizni artikujt sic duket duhet realizuar plani me pare gjith diten dy artikuj e sot 100 a thua se bota ndryshon shum shpejt ne 12 ore e shezairi kerkon me shum se sa duhet!
    Jepini jepini se tashme spo e shofim me janullatosin se keshtu plotesohet plani!

    Reply to this comment
  3. Gjon May 26, 18:48

    Sipas Shezaiut, nuk duhet nota mesatare, sepse mbetet LSI-ja pa njerez me shkolle te larte.

    Reply to this comment
  4. pro.... May 27, 08:50

    ..figurat me te medha te shkences nuk jane ata qe kane qene sistematike,por ata …qe kane pasur goditje ne kohe,prandaj them se Shezaiu ka njefare te drejte,por te drejten me te madhe e ka pergjegjshmeria e kastes se petagogeve ne vleresim ,te cilet kane nxjerre me shume kunguj se njerez te afte ne kete vend..,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*