Shfaqen kartëmonedha false të prerjes 50-euro në Kosovë. Tre raste brenda dy javëve të fundit

February 24, 2015 14:21

Shfaqen kartëmonedha false të prerjes 50-euro në Kosovë. Tre raste brenda dy javëve të fundit

Monedha 50 euro të falsifikuara janë shfaqur në Kosovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka sqaruar për KosovaPress se rastet që ndërlidhen me këto monedha, janë duke u hetuar nga policia.

“Janë iniciuar tre raste brenda dy javëve të fundit që kanë të bëjnë me monedha të falsifikuara në vlerë prej 50 euro, dhe këto raste po hetohen”, ka thënë Zahiti, duke mos precizuar sasinë e tyre.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë këmbimit të parave.

February 24, 2015 14:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*