Shfaqja që provokoi grekët

April 2, 2016 21:31

Shfaqja që provokoi grekët

Një shfaqje e vënë në skenë nga artisti belg Jan Fabre, në një festival artistik ka shkaktuar reagime të forta në  Greqi.

Në shfaqje artistët performojnë nudo në skenë, çka është cilësuar si një skandal nga opinioni publik në Greqi. Një tjetër arsye pse kjo pjesë artistike është kritikuar dhe kundërshtuar fort, është sepse Jan fabre, është drejtori artistik i festivalit dhe sipas komunitetit të artistëve, nuk mund të vërë një skenë të tijën pasi përbën konflikt interesi.

Pas reagimeve të forta të opinionit në Greqi, Jan Fabre lajmëroi dorëheqjen nga posti i drejtorit artistik të festivalit, raporton Klan.

Kundërshtitë  ndaj artistit belg nisën që me emërimin e tij nga Ministria greke e Kulturës, pasi Fabre, është i nohur për artin e tij kontraversial.

April 2, 2016 21:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*