Skandali / Gjermani, punonjësit e Kryqit të kuq dhe policët privatë, seks me azilkërkueset shqiptare

June 28, 2016 18:51

Skandali / Gjermani, punonjësit e Kryqit të kuq dhe policët privatë, seks me azilkërkueset shqiptare

Mbi 70 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2015 në vendet e Bashkimit Evropian.

Shumica e tyre e kanë bërë një kërkesë të tillë në Gjermani.

Shumë prej tyre janë dëbuar pas refuzimit të statusit të azilantit, por shumë e shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe me shpresë.

Mediat gjermane kanë shkruar ditët e fundit për një skandal seksual në një prej kampeve, në Burbach.

Prokuroria gjermane e këtij qyteti ka ngritur një ekip special për hetimin e kësaj çështjeje.

Të akuzuar janë disa punonjës të Kryqit të Kuq gjerman dhe të një firme rojesh sigurie që ruan kampin “Bewa Security”.

Akuzat janë ngritur pas dëshmive të dy vajzave shqiptare, të cilat nuk ndodhen më në kampion në fjalë.

Punonjësit e Kryqit të Kuq dhe policisë private në fjalë kishin marrë disa dhoma me qira në zonën e banuar pranë kampit dhe aty ftonin femra emigrante, të cilat i përzgjidhnin në kamp dhe u premtonin ndihmë me azilin.

Gjithçka ishte grackë dhe mashtrim. Pasi konsumonin alkool, ata kryenin marrëdhënie seksuale në banesat me qira pranë kampit dhe në shumë raste i kanë detyruar vajzat e familjeve azilkërkuese për marrëdhënie seksuale pa dëshirë.

Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga një punonjës i qeverisë, që punonte si përkthyes, i cili u paraqit në polici.

Kjo e fundit shkoi një hap më të tej pasi mori në pyetje disa nga vajzat dhe gratë, dhe nga ku u mësua për shfrytëzimin sistematik seksual të azilkërkuesve.

Shefi i prokurorisë, Johannes Daheim ka konfirmuar për gazetën gjermane “Siegener Zeitung” se deri tani janë provuar tre raste të tilla.

June 28, 2016 18:51
Komento

3 Komente

  1. emigrant June 28, 23:35

    eeh ku je Enveeeeerrrr!!!!
    🙁 🙁 🙁

    Reply to this comment
  2. Arber Iliri June 29, 00:11

    Niveli i personave qe ka kerku azil vitin e fundit eshte me i ulti nga vendi i jone dhe me siguri jane shume vunerabel.

    Reply to this comment
  3. Stela March 6, 20:38

    Asnje nuk te prdhunon me zor ja ka dash qejfi vete per te marre azil

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*