Shfrytëzoi si prostitutë 21-vjeçaren, pastaj ia dërgon shokëve në Tiranë

February 22, 2016 12:59

Shfrytëzoi si prostitutë 21-vjeçaren, pastaj ia dërgon shokëve në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë bërë  ndalimin me inisiativë të shtetasit në kerkim: Agustin Toli , 26 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas u arrestua, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Vladimir Mirashi, i ndaluar nga policia me datë 18.11.2015 dhe shtetasin Kristian Marku, i cili është i shpallur në kerkim më datë 18.11.2015, në muajt tetor-nentor të vitit 2015, kanë shfrytëzuar në Lezhë për prostitucion shtetësen  E.T. 21 vjeçe, banuese në Lezhë.

Pasi shtetasi Kristian Marku e ka shfrytëzuar për prostitucion në Lezhë, shtetasen E.T. 21 vjeçe dhe më pas e ka dërguar në Tiranë, ku shtetasit Vladimir Mirashi dhe Agustin Toli e kanë detyruar të përdorte drogë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshiren e saj.

Ky shtetas u kap në Tiranë nga  efektivët e Komisariatit Nr.6 në Tiranë. Materialet  proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” , ‘Nxitja për përdorim të droges” në bashkëpunim.

February 22, 2016 12:59
Komento

1 Koment

  1. Albatros February 22, 16:52

    Keto ndyresira qe marrin vajza shqiptare e i shesin nuk duhet te burgosen por te digjen publikisht. Ne jemi nje komb i vogel qe cdo moter dhe vajze e jona ka nje vend te shenjte ne glob, dhe nese keto plehrat mendojne se per dy lek mund tja shkaterrojne jeten dikujt tjeter, S’meritojne te jetojne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*