Shfrytëzoni të shtunën për plazh, të dielën rikthehet shiu

July 11, 2019 17:14

Shfrytëzoni të shtunën për plazh, të dielën rikthehet shiu

Sipas parashikimit të sinoptikantëve moti do të jetë me diell dhe për plazh deri të shtunën, ndërsa të dielën do të rikthehen reshjet.

“Në Kuçovë era shënoi shpejtësi 30 metra për sekondë. Qarqet më të goditura ishin Shkodra, Lezha, Berati, Vlora, Gjirokastra, për t’u spostuar drejt Greqisë. Siç pritej kemi një rënie të temperaturave. Vlera minimale sot u regjistruan në Peshkopi, 9 gradë celsius, dhe mesdita nuk i kalon 30-31 gradë celsius në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. E premtja dhe e shtuna do të sjellin rritje të temperaturave deri në 32-33 gradë”, tha Besa Sherollari, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Situata po njeh përmirësim, megjithëse temperaturat zbriten direkt me 7 gradë.

“E premtja dhe e shtuna do nisin me mot te kthjellet, por me vranësira pasditeve të shoqëruara me reshje shiu në relievet malore, në verilindje dhe juglindje. Dita e shtunë do të jetë ideale për plazh me temperatura deri ne 32 grade celsius, ndërsa e diela do të nisë me reshje”, shton ajo.

Në zona si Shkodra, Shëngjini,Lezha, Kruja pati deri në 230 shkarkesa elektrike në 5 minuta. Në këto zona pati edhe dëmtim të linjave elektrike

l.h/ dita

July 11, 2019 17:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?