Shfuqizohet KAS. Mund të vendosin gjykatat shqiptare për Skënderbeun?

September 6, 2018 12:00

Shfuqizohet KAS. Mund të vendosin gjykatat shqiptare për Skënderbeun?

Gjykata e Apelit në Bruksel ka vendosur së fundmi se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS-i i Lozanës) nuk do ta ketë më ekskluzivitetin për të qenë shkalla më e lartë e gjykimit të një çështjeje sportive.

Gjithçka duket se ka ardhur pas një çështjeje të ngritur nga një klub zviceran, i cili është ankuar për UEFA-n dhe FIFA-n pasi nuk i lejuan një aksioner të tretë.

Ky ndryshim për të shfuqizuar KAS-in do të ketë një efekt shumë të madh për një sërë çështjesh, por për vendin tonë ky është një lajm i mirë.

Skënderbeu, i cili vazhdon betejën ligjore me UEFA-n për penalizimin nga aktivitetet europiane për 10 vitet e ardhshme për shkak të dyshimeve për fiksim rezultatesh, tanimë do të merret në shqyrtim nga çdo gjykatë kombëtare, pra edhe nga gjykata shqiptare në këtë rast.

KAS-i i Lozanës është një nga organet e larta që ka vendosur krahas çështjeve të futbollit edhe për çështjet e dopingut të sporteve të ndryshme. Tanimë, duket se edhe ky ekskluzivitet do t’i hiqet.

s.a/dita

 

September 6, 2018 12:00
Komento

1 Koment

  1. Tifozi September 6, 18:14

    Aman e late ne dore te Gjykatave shqiptare tani???…Kaja nanen Shqype.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*