Shfuqizohet politika e Obamës për marijuanën

January 5, 2018 09:31

Shfuqizohet politika e Obamës për marijuanën

 

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions shfuqizoi politikën e ish presidentit Barak Obama që lehtësonte zbatimin e ligjeve federale për marijuanën në shtetet ku ajo është e ligjshme.

Vendimi i zotit Sessions u mundëson prokurorëve federalë në këto shtete, të përcaktojnë se sa agresivë duhet të jenë në zbatimin e ligjit.

Njoftimi i së enjtes erdhi tre ditë pasi dyqanet e shitjes me pakicë në Kaliforni nisën tregtimin e marijuanës për qëllime rekreative. Sipas mbështetësve të këtij vendimi, Kalifornia do të jetë tregu më i madh në botë i ligjshëm i marijuanës që përdoret për qejf.

Legalizimi i marihuanës për përdorim rekreativ në Kaliforni dhe në shtatë shtete të tjera si dhe në Uashington DC, mund të përshkallëzojë tensionet mes zyrtarëve shtetërorë me ata federalë të zbatimit të ligjit për drogat, që udhëhiqen nga zoti Sessions, një kundërshtar i vendosur i legalizimit.

Ai e ka krahasuar marijuanën me heroinën dhe thotë se ajo është shkak për një rritje të ndjeshme të nivelit të dhunës.

Departamenti i Drejtësisë e konsideron marijuanën në të njëjtën kategori me heroinën, LSD-në dhe kokainën. Por senatori i pavarur dhe ish-kandidati presidencial, demokrat Bernie Sanders iu përgjigj vendimit të zotit Sessions në twitter, duke thënë se ky është një kategorizim i gabuar i marijuanës.

“Jo, Prokuror i Përgjithshëm, marijuana nuk është e njëjtë me heroinën. Askush nga ata që e ka studiuar seriozisht këtë çështje nuk mendon kështu, përkundrazi. Duhet të lejojmë shtetet të ecin drejt dekriminalizimit të marijuanës, jo të bëjmë hapa pas me progresin e arritur”, tha ai.

Përdorimi i marijuanës për qëllime mjeksore është i ligjshëm në 29 shtete dhe në Uashington DC. Senatorja demokrate Kirsten Gillibrand tha të enjten se vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm mund t’u mohojë pacientëve qasjen në përdorimin e substancës për trajtim mjekësor dhe t’i shdërrojë në mënyrë joproporcionale disa grupe në subjekte të ndjekjes penale./VOA

January 5, 2018 09:31
Komento

1 Koment

  1. intelektuali January 5, 09:55

    KOMUNISTI SANDERS ESHTE NJE POPULIST KARAGJOZ ORDINER

    Kur kalon ne Santa Monica nje qyteze bregdetare ne afersi te LA California dhe shikon se 80% e popullates me shume bythzinj jane totalisht te droguar nga marihuana qe rine shtrire trotuareve apo direkt ne lulishte me cigare apo llulla ne goje thua me vete:

    PO PSE KJO ESHTE SHBA E TEKNOLLOGJIVE MODERNE?

    prandaj:

    Pederasti komunist Bernie Sanders qe ja fali votuesit e tij fanatike dru me pre mafiozes Hilary Clinton perpara se te qaje dhe vajtoje si kukumjacke bolshevike per drogaxhinjte e Amerikes, le te vije ketu ne Shqypni qe te shikoje LIVE efektet e kanabisit albanez alla Sajme Qorri dhe Kokedhimat socialiste te Enverit, se e con intelektuali tek Ura Vajgurore ne Berat ku rinia eshte bere si ne filmat horror te Hollivudit.

    PO PSE NGA KARAGJOZI KOMUNIST SANDERS DO TE MESOJE SHQYPNIA SI TE LEGALIZOJE KANABISIN E HABILAJVE DHE TE RILINDJES ENVERISTE TE EDI RAMES?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*