Shfuqizohet Task-Forca për identifikimin e viktimave të komunizmit

October 11, 2014 08:54

Shfuqizohet Task-Forca për identifikimin e viktimave të komunizmit

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shfuqizojë vendimin e qeverisë “Berisha” për “Për krijimin e Task- Forcës për kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë viteve të regjimit komunist”.

Përmes vendimit Nr. 632, datë 1.10.2014 të botuar dje në Fletoren Zyrtare, qeveria ka vendosur që të shkrijë grupin Task-Forcë.

Në vitin 2010, qeveria e djathtë do të merrte vendimin për ngritjen e një Task-Force, që do të merrej posaçërisht me gjetjen e trupave të viktimave të regjimit komunist.

Por , ngritja e kësaj Task Force mbeti veçse një premtim elektoral për të përndjekurit apo për familjarët e viktimave të komunizmit, pasi rezultatet e këtij grupi pune ishin pothuajse zero.

Sipas vendimit të 2010-s, Task-Forca do të kishte si qëllim kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë viteve të regjimit komunist.

Për realizimin e këtij qëllimi, ajo do të duhej të bashkërendonte punën për identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë viteve të regjimit komunist, për të cilët nuk dihet vendi i varrimit; identifikimin dhe zbulimin e vendndodhjeve të varreve si dhe gjetjen e eshtrave, verifikimin dhe identifikimin e tyre.

Task-Forca do të duhet të mblidhej me kërkesë të kryetarit të saj, ndërsa mbledhjet do të zhvilloheshin në mjediset e Ministrisë së Brendshme.

Kryetari i Task-Forcës do të duhej të raportonte me shkrim, pas çdo mbledhjeje, pranë Kryeministrit, lidhur me ecurinë, problematikat e hasura, masat e ndërmarra dhe rezultatet konkrete të arritura.

Kryetari i Task-Forcës, me kërkesë të Kryeministrit, raportonte pranë Kryeministrit edhe për çështje të veçanta.

Anëtari i Task-Forcës kishte si detyrë të hartonte planet e masave, sipas fushës së veprimtarisë që mbulonte; bashkërendonte të gjitha veprimtaritë me institucionet e tjera.

Gjithashtu, anëtari i Task-Forcës do të duhej të raportonte periodikisht, pranë kryetarit të Task-Forcës, lidhur me ecurinë dhe rezultatet e arritura nga institucioni që përfaqëson.

“Task-Forca për kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë viteve të regjimit komunist, do të kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm.

Në përbërjen e Task-Forcës do të jenë drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; drejtori i Arkivës së Shërbimit Informativ Shtetëror; drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme; drejtori i Arkivit Qendror në Ministrinë e Mbrojtjes; zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve; nëndrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore si dhe kryetari i Institutit të të Përndjekurve Politikë”, thuhet në vendimin e shfuqizuar tashmë.

Në mbledhjet e Task-Forcës, do të duhej të ftoheshin përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe të institucioneve të tjera të interesuara , kur çmohet se pjesëmarrja e tyre do jetë e vlefshme për përmbushjen e misionit të saj.

 

October 11, 2014 08:54
Komento

11 Komente

  1. Pëllumb zaimi October 11, 09:44

    Duhet shfuqizuar jo vetëm ky vendim por të gjitha vendimet e berishizmit? E keqja shkulet,nuk krasitet? Në çdo vendim të berishizmit , në një formë a tjetrën,në çdo frazë,fjali e paragraf është prezente fryma e udb-sé, e mafias dhe e krimit? Tung!

    Reply to this comment
  2. info analitike October 11, 11:00

    Normal qe bijve nuk ju intereson te germohet ne krimet e eterve.

    Reply to this comment
  3. Sokol Kolonja October 11, 13:04

    Mire bijeve nuk u intereson te gemohet per krimet e baballareve,e ndoshta kjo eshte e vertet ,po ai qe krijoi dhe donte qe t’i raportohej nga kjo “taks force ” atij qe i qan zemra e zeze e korbit per te vraret nga kominizmi pse nuk veproi ? C’medim ke ti info analitike ?

    Reply to this comment
    • info analitike October 11, 13:30

      Ne qofte se akoma nuk e ke te qarte mendimin tim ja ku po ta perseris:
      Per mua si Berisha, si Rama si Meta kane te njejten fytyre dhe jane njelloj fajtore per masakren ndaj ketij vendi. Kot qe na shiten si heronjte e atdheut pasi kane vjedhur e plackitur qe te tre. Mund te bojatisen si te duan me mavi, blu, te kuqe ata prape ngelen sterre te zinj.
      Ate “ndoshta” e paske shkruar me zemer te thyer, sikur te mos ishe i bindur per masakren e eterve per te cilet disa syresh ne qeveri e ndjejne veten krenare.
      E degjove Ramen dje ne Shkoder se si iu pergjigj nje qytetari qe e kritikonte: Nuk jam ketu per ty (per hallin tend). Tani me thuaj ti se cfare dreq Rilindje eshte kjo ku zerat kritike konsiderohen “armiq” si diikur me vijen e partise!!!

      Reply to this comment
  4. Islami prej Vaqari...... October 11, 14:45

    PO SHUME MIRE,KJO TAKS FORCE E HUMBI FUNKSIONIN,PASI ZEVENDESMINISTRI ILIRJAN MUSTAFARAI QE ESHTE NJEKOHESISHTE KRYETARI U TAKS FORCES,I DI MIRE VAREZAT DHE TRUPAT E TE VRARVE SE I KA VRARE VETE KUR ISHTE ZV/MINISTER I I ENVERIT,,,,,,NJE GJE ME CUDIT EDHE OPOZITA NUK KA REAGUAR NDAJ RI EMRIMIT TE TIJ,A THUA SE KA PATUR DY DOSJET E KRYETARVE…….SHQIPERI MOJ TE KAM DHJERE SE PO VETE NE HUMNER,ME VJEN KEQ PER FAMILJARET E VIKTIMAVE DHE PER TE VRARET SE I RI VRANE POSHTE SIGURIMSAT DHE QELBESIRAT QE ISDHIN BASHKPUNROR RAMA E BERISHA ///////

    Reply to this comment
  5. Mark uk October 11, 15:03

    Ajo dihej se partia e tyre i vrau i burgosi i internoj.Tani me shpetue eterit e tyre.

    Reply to this comment
    • per Mark uk October 11, 22:29

      mark uk or hajni or zagare serbije,ore i mbarar nga mendja po keta te burgosur+internime qe permend ti more bark thate jan spiunuar nga plera si ty jozefina jote dizenjatorja,ciftelia -prec zogaj etj fuderrina pas dhe interrnuar+vrare nga kollovari satome salliu sekretari i PPSH-se skiofreni me kartele tek 5-sa qe ja zhduku shiku famekeq i gazidedes,keto 23-vjet ka qene rrumpalle dhe pleh sic eshte plaku i SHQUP-it oe klyshi i UDB-se serbe se po te ishte reformur shteti+ligji sic duhet dosjet e komunizmit ishin hapur dhe zagarete tu bashke me spiune te lloit tend sot ishin burgjeve per jete duke i bere yzmet sapunit,ore mos na u hiq si pll some ktu duke na treguar eter kr ketyre eterve saliu u ka sherbyer i perbetuar duke i lare+shplare koqet analizuar gjakun+urinen,dhe e fundit keto eterit e katapultuan saliun ne PD,car lesh pluralizmi permend ti ore pabuks ku merr vesh ti ane shko e qero+pastro ndonje koke krapi te cosh buke ne shpi,tung….

      Reply to this comment
  6. Mark uk October 11, 15:06

    Po bile edhe pluarizmin duhet ta heqin e te dalin perseri spiunet si puna jote e te bejn cfar i bete kti populli per 50 vjet.

    Reply to this comment
  7. Noli October 11, 16:15

    Kush do i kerkoj kush do i zvarrosi djali i Kurt Koles qe ngriti 3 gishtat ne Vlore ne vitin 1997.Zoti Bilali Kola nuk e meritonte vendin Drejtorit arsyeja eshte se Kurti ka bere shume poshtersira duke abuzuar ne te gjitha drejtimet kete shtres e ka nenvlersuar, vete ne burge ishte numrues vagonash.

    Reply to this comment
  8. adrian October 11, 18:29

    Normale. Do te gjenin emrat e eterve te tyre si ekzekutues.Flm Rilindje.

    Reply to this comment
  9. Mark uk October 12, 07:19

    Nuk kam ndermen te ju fyej se nuk bie ne nivelin tuaj.Dukesh se cfar edukimi keni marr nga priderit tuaj se pari.Se kete edukim muaret nga nana parti.Mos je gja djali iGramos Rucit ish sekretar i pare i komitetit te partis Tepelen.I cili u be edhe minister i mbrendshem i PPSH.Me vjen keq qe tregohesh aq i pa kultur qe fyen.Frig dihet se nuk ke.Emrin nuk e vini,nuk besoj se jeni pa emer.Babajt te ligjeshem duket se nuk ja dini emrin,po ky nuk eshte faji juaj.Per dijeni jam me mijra kilometra larg,shkrueje emrin se te kisha forcen e Zotit nuk i ndyj duart me ju edhe pse ma bere borc,ju flm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim