Shifër rekord të infektuarish nga COVID-19 në Korçë: 88 raste në 24 orët e fundit, të paktën 12 mësues

November 23, 2020 18:22

Shifër rekord të infektuarish nga COVID-19 në Korçë: 88 raste në 24 orët e fundit, të paktën 12 mësues

Shifër rekord është shënuar në 24 orët e fundit në qarkun e Korçës.

88 raste të reja është shifra mes testimeve të kryera në qarkun e Korcës, ndërsa rastet ndahen në 4 Bashki.

Përkatesisht 52 në Korçë, 29 në Pogradec, 4 në Kolonjë dhe 3 në Devoll, ndërsa janë shënuar dhe 2 humbje jete në bashkinë e Korçës.

Ajo që vihet re mes rasteve të afishuara ditën e sotme nga Ministria është se vijon te rritet numri i infektimeve në institucionet arsimore.

Nga 52 rastet në Bashkinë e Korçës, 10 prej tyre janë mësues duke e çuar numrin e mësuesve aktivë mbi 50.

Po ashtu nga 29 rastet e sotme të qytetit të Pogradecit 2 prej tyre janë mësues, çka e bën numrin ne total të mësuesve aktivë të infektuar në 16.

Mësues të infektuar ka patur edhe në shkollat e qytetit të Kolonjës, por nuk ka një shifër ekzakte pasi nga drejtoria e shëndetit publik të kësaj bashkie informacioni është tejet i rezervuar.

Numri në total i të prekurve për gjithë qarkun e Korçës ka shkuar në 934, ndërkohë që afro 80 prej tyre janë mësues.

j.l./ dita

November 23, 2020 18:22
Komento

1 Koment

  1. Genti November 23, 23:06

    Po normale do infektohen 12 mesues. Po cmesues jane keta. Do mesojne e kujdesen per nxenesit ,ata sjane per vete. Normale cmesues jane keta qe kane mbaruar shkencat e natyres dhe filoqylin. Ca budallqe qe bridhnin per dashnore ne tirane te kishun ndonje leke. Apo ca trapa qe kishin ardh me mesatare 6 nga gjimnazi e punonin kamarier ne tr per te ngrene buke. Keta janr kuadrot mesues te fizikes. Matematikes. Kimise. Bioligjise. Letersise . Historise. Shikojani listen e notave. E kane mesataren 5.1.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim