Në 4 vjet, 31 mijë kërkesa për divorc! Numri i atyre që janë pajtuar para gjyqtarit është… 65!

October 8, 2019 21:27

Në 4 vjet, 31 mijë kërkesa për divorc! Numri i atyre që janë pajtuar para gjyqtarit është… 65!

31 mijë e 577 çifte i janë drejtuar gjykatës në katër vite për t’i dhënë fund martesës. Shifrat e larta të padive për zgjidhje martese në gjykata u bënë publike për Top Channel nga një burim i ministrisë së Drejtësisë që shtoi se nga viti 2015 mes bashkëshortëve  që iu drejtuan gjykatave për t’u ndarë , shumë pak kanë pranuar të pajtohen sërish. Numri i atyre qe janë pajtuar para gjyqtarit për të shpëtuar familjen është vetëm 65. Avokatja Megi Zonja pohon se shkaqet për divorc janë të ndryshme.

Shkaku kryesor është dhuna në familje. Shkaku numër dy janë tradhtitë bashkëshortore dhe e treta vjen ekonomia; ekonomia është edhe një faktor që shpeshherë bën që çiftet të divorcohen”, shprehet Zonja.

Prej padive për zgjidhje martese 1063 janë refuzuar nga gjyqtarët me argumentin e interesit më të lartë që është interesi i fëmijëve, por ka patur raste kur gjykata ka zbuluar se padia per divorc ishte fiktive, pasi bashkëshortët kanë rënë në marrëveshje të ndahen , në mënyrë që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet.

Ky lloj divorci po haset veçanërisht tre vitet e fundit, por palët sjellin në gjykatë shkaqe të tjera. Avokatja Zonja zbulon edhe një risi tjetër martese e më pas divorci.

“Sot femra është bërë e pavarur nga mashkulli, kërkon një fëmijë dhe më pas ato divorcohen thjesht për faktin për të pasur një fëmijë dhe ky trend po shihet sot”, përfundon avokatja.

l.h/ dita

October 8, 2019 21:27
Komento

3 Komente

  1. Arben October 8, 21:36

    Se mos merziteni,

    Po integrohemi ne beeeeeeeee

    Reply to this comment
  2. Adih October 8, 21:43

    Mani Mani .Economia eshte per toke . Ta lepije qeni i rrugeve ngordh.

    Reply to this comment
  3. Tekila October 9, 07:41

    Ik o Legene avokate
    mashtruese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*