Shifra e frikshme e borxhit real të Shqipërisë

February 1, 2016 09:51

Shifra e frikshme e borxhit real të Shqipërisë

Përllogaritjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se, zgjerimi i mbulimit me raporte fiskale të korporatave publike do të çojë në rritje të ndjeshme të borxhit dhe deficitit.

Po të ndodhte kjo detyrimet e sektorit publik do të arrinin në rreth 119 për qind të PBB-së, ndërsa ato të qeverisjes së përgjithshme (borxhit dhe llogaritë e pagueshme) do të arrinin në rreth 83 për qind të PBB-së, referon Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit mbi Transparencën Fiskale.

Në vitin 2013, Banka e Shqipërisë dhe korporatat e tjera publike (përfshirë kompanitë e energjisë elektrike) shënuan një humbje me 6.8 për qind të PBB-së, krahasuar me 5.2 për qind të deficit që krijoi qeveria e përgjithshme. Edhe pse detyrimet e korporatave publike janë të konsiderueshme, ata nuk janë shuma të larta krahasuar me standardet ndërkombëtare, raporton Fondi.

Qeveria ka hyrë garant për borxhet që kanë marrë ndërmarrjet në pronësi të saj të tilla ( KESH, OSHEE, ujësjellës etj), por nuk ka asnjë raport mbi financat e korporatave publike, vlerëson FMN.

Bilancet dhe pasqyrat financiare të korporatave të veçanta publike, si edhe të kompanive të tjera aksionare, janë botuar përgjithësisht tek Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Pronësia e 255 korporatave publike është shpërndarë ndërmjet ministrive të ndryshme dhe pushtetit vendor.

Ministria e Ekonomisë është përgjegjëse për administrimin e pronës publike, por kjo nuk përgatit pasqyrat financiare të konsoliduara të korporatave publike dhe për pasojë nuk dihet se sa është i ekspozuar portofoli i qeverisë ndaj kompanive publike, vëren FMN.

“Korporatat publike kanë krijuar rreziqe të mëdha fiskale. Edhe pse sektori është më i vogël se në shumë vende të avancuara evropiane, qeverisja dhe përformanca financiare e kompanive është e dobët. Ata operojnë sipas ligjit tregtar, por disa, veçanërisht ato të energjisë elektrike dhe sektorët e ujësjellësit janë me humbje dhe i janë drejtuar buxhetit të shtetit duke marrë financime të tërthorta nga buxheti” konstaton FMN, citon Monitor.

Sektori i energjisë elektrike ende është në telashe të mëdha pas privatizimit të dështuar. FMN vlerëson se sektori pritet të ketë nevojë për mbështetje buxhetore deri në vitin 2019. /Dita/

 

 

February 1, 2016 09:51
Komento

5 Komente

  1. asd February 1, 10:01

    Njerezit duhe te gjykojne Ramen apo cilindo kryeminister per aftesite reale e ata duhet te kene per te zhvilluar ekonomine dhe jo nga batutat televizive apo fjalimet tip “Martin Lutherking”. Ne kete pike ky Rame qe kemi zgjedhur eshte me i keqi dhe me injorant k.minister qe ka pare Shqiperia. I shkaterroi te gjitha frontet e ekonomise.

    Reply to this comment
  2. sazani February 1, 10:53

    thojini rames te ndryshoje vendimin per profesionet e lira cuna…nuk jane njesoj te gjithe, ata me zyra e stafe, me ata pa zyra e individuale, ata me 20 vjet eksperience me ata qe sa kane filluar…po hyn ne gjynah me shume vajza e djem te rinj ne fillimet e karrieres se tyre profesionale per tju bere qejfin disa peshkaqeneve te superkorruptuar qe jane te destinuar te dalin ne pension…kam vene re se juve te Ditas jua degjon shume llafin…thojini Quo Vadis…

    Reply to this comment
  3. Ylli February 1, 13:12

    Rama e dy ministrat pergjegjes per Ekonomine Ahmetaj e Cani, jane fare te pa afte. Ekonomia po gremiset perdite. Duhet Kryeminister Ekonomist. Rama eshte vecse nje administrator lokal e nje shakaxhi koti qe nuk ka fare idene e gjendjes. Po shkohet ne kolaps ekonomik. Perdite e me shume.

    Reply to this comment
  4. Ilir February 1, 13:40

    Me hajdutet ne krye te shtetit dhe te partive (bandave) “politike” Shqiperia ne 2017 para zgjedhjeve falimenton financiarisht!
    O popull mjaft mbete budalla per 25 vjet,kete here nos shko ne votimet dhe mos voto per asnjerin!
    Duke mos votuar ,shpartallojme perfundimisht bandat e hajduteve te kollarisur!
    Vota eshte arma jone kunder hajduteve qe na vodhen gjate 25 vjeteve!

    Reply to this comment
  5. Bayoneta February 1, 21:30

    Rama don te boshatise vendin,sipas Rames shqiptaret ose te lypin ose te vdesin rrugeve te botes,shteti i Rames eshte nje shtet pa pike eksperience ne ekonomine e tregut dhe nuk do i sjellin gje shqiperise.Rama do beje investime me para borxh,deri tani ka mare 600 milione dollare te thata ,deri sa te ikin do lere 3-4 milirade $ borxh.Nje njeri si rama ne nje shtet tjeter evropian ndoshta mund te behej nje mesues i deshtuar pikture ne nje shkolle me refugjate.Ministri i ekonomise i rames eshte nje birbo i shkollave te komunizmit,ku te gjithe thoshnin qe realizonin planin,por populli u sharrua per buke.Shqiperia do behet me keq,, se evropa po shkon per lesh per vete.llogaritni shtete me provoje si ,spanja,greqia,italia,portugalia me ndihme nga evropa me miliarda euro dhe akoma nuk po dalin dot nga recesioni dhe te ecin me kembet e tyre.e morren shqiperine me 1$ borxh hajdutet ne 91 dhe e kthyen ne zimbabve..Rama do te beje shtet kot mbi kufomat e shqiptareve.Saliu i vriste.Rama i vdes per buke,Por qe te dy jane vrases me menyra te ndryshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*