Shifra tronditëse të sëmundjeve seksuale nga takimet përmes rrjeteve

May 30, 2015 16:51

Shifra tronditëse të sëmundjeve seksuale nga takimet përmes rrjeteve

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë në rritje, pohon një studim i fundit. Zyrtarët e shëndetit në SHBA e kanë drejtuar gishtin për këtë fenomen nga rrjetet sociale, të cilat janë bërë një burim i madh i seksit rastësor me persona të panjohur mirë.

Përveç rrjeteve sociale dhe internetit, autoritetet shëndetsore thonë se rol negativ luajnë edhe imoraliteti, droga, alkooli dhe mospërdorimi i prezervativit. Një raport nga Departamenti i Shëndetësisë vuri re një rritje alarmante të SST-­ve në mes të viteve 2013 dhe 2014, ku gonorreja kishte një rritje 30 përqind, infeksionet HIV 33 përqind dhe sifilizi nje shifër tronditëse prej 79 përqind.

Teksa testimi i mirë pjesërisht shpjegon rritjen, zyrtarët e shëndetësisë vunë në dukje gjithashtu “sjelljet me rrezik të lartë, që janë bërë më të zakonshme vitet e fundit,” të tilla përdorimi i mediave sociale për të organizuar takime seksuale rastësor dhe shpesh anonime”.

May 30, 2015 16:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*