Shifrat alarmante/ Studentët flasin hapur: Si bëhet korrupsioni në universitetet shtetërore

July 22, 2017 15:42

Shifrat alarmante/ Studentët flasin hapur: Si bëhet korrupsioni në universitetet shtetërore

Niveli shqetësues i korrupsionit në arsimin e lartë, për të cilin flitet shpesh, tashmë është faktuar me një studim që merr në konsideratë përvojat e vetë studentëve.

Thuajse të gjithë të pyeturit në raportin e “qëndresa qytetare” pranojnë fenomenin në fakultetin ku studiojnë, ndërsa shumë pak prej tyre kanë besim te ndëshkimi i rasteve, duke lejuar epideminë e korrupsionit të ulet këmbëkryq në institucionet e arsimit të lartë publik, shkruan “Panorama”.

STUDIMI

Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se 90% e studentëve mendojnë se korrupsioni është në nivel të lartë, e gati po aq e pohojnë se ky fenomen zë vend në universitetin e tyre. Këto janë dy prej gjetjeve më flagrante të raportit të hartuar nga organizata në mbrojtje të qytetarit. Bazuar në anketën e plotësuar nga 248 studentë të të gjitha niveleve të studimit, ky fenomen është shumë i përhapur, por më e keqja është se studentët kanë shumë pak besim për ta luftuar atë, ndonëse të gjithë kërkojnë ndëshkim më të ashpër për personat e përfshirë.

“Përqindja e atyre që do t’i raportonin këto raste është më e vogël në krahasim me përqindjen e studentëve që do të refuzonin të angazhoheshin në veprime korruptive.

Ky hezitim pak më i lartë lidhet me pandëshkueshmërinë e identifikuar më lart, me mosbesimin te dënimi i duhur i personave të përfshirë në korrupsion dhe gjithashtu mund të lidhet me pasojat e mundshme negative për studentin që i raporton këto raste”, nënvizohet në raport. Shumica dërrmuese, 67% raportojnë se janë të informuar për raste të tilla nga miq e familjarë që kanë pasur eksperienca të tilla, ndërkohë eksperiencat personale janë zgjedhur nga 26% e të anketuarve.

Pagesa në këmbim të notës dhe detyrimi ndaj nxënësve për të blerë librat e pedagogëve janë dy “fytyrat” e korrupsionit që ushtrohet aktualisht në universitetet shqiptare.

Por nuk përjashtohet edhe “sjellja korruptive” që shfaq stafi akademik apo edhe ai administrativ. PASOJAT Ryshfetet në këmbim të notës kanë pasoja negative të shumanshme, si për studentët, ashtu dhe për sistemin në përgjithësi, duke krijuar një normalizim të fenomenit, në tendencë për t’u shtrirë përtej sistemit arsimor.

Për të anketuarit, demotivimi i studimeve dhe  pabarazia janë dy shqetësimet kryesore, derivat i korrupsionit në universitete. “Shqetësimi kryesor është se korrupsioni demotivon studimin, e për rrjedhojë edhe formimin e duhur profesional që arsimi i lartë ka për detyrë parësore të krijojë.

Shqetësim tjetër parësor është se korrupsioni krijon kushte të pabarabarta ndërmjet studentëve, duke sjellë përparësi për ata studentë, të cilët angazhohen në praktika korruptive dhe përfitojnë shpesh mundësi më të mira krahasuar me pjesën tjetër që refuzon të bjerë pre e këtij fenomeni”.

Niveli i korrupsionit – 90% e studentëve mendojnë se korrupsioni në universitetet e tyre është mbi nivelin mesatar Fakti – 70% janë përgjigjur se fenomeni i korrupsionit është i pranishëm në programin e tyre të studimit Forma e shfaqjes së korrupsionit – 200 studentë nga 248 shprehen se forma më e përhapur e korrupsionit është ajo e pagesës në këmbim të notës dhe detyrimi për blerjen e librave 90% e studentëve kanë dëgjuar personalisht raste të korrupsionit 25% kanë qenë vetë të prekur nga korrupsioni në fakultetin e tyre 60% do të refuzonin të bënin një denoncim.

Vetëm 2.8 për qind kanë besim të plotë se këto raste do të adresohen nga institucionet përgjegjëse 27% e studentëve kanë potencialë të ofrojnë ryshfet për marrjen e provimeve apo notë më të mirë 248 studentë që po ndjekin arsimin e lartë i janë përgjigjur anketës PANORAMA

July 22, 2017 15:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*