SHIFRAT: Si shpjegohet paradoksi i rritjes së punësimit, por jo i produktivitetit. Dhe një paralajmërim: Cilësia e ulët arsimore sot, do t’i japë pasojat në treg nesër
Nga Arkiva
Numri i të punësuarve u rrit në vitin 2019, sipas statistikave zyrtare, por kjo nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, as të ardhurat e tyre.
Sipas të dhënave nga INSTAT prodhimi për të punësuar shënoi 2673 mijë lekë më 2019, nga 2698 mijë lekë më 2018. Në ndërmarrjet ekonomike aktive në vitin 2019 janë të punësuar rreth 15 mijë vetë më shumë se në vitin 2018.
Atëherë përse produktiviteti i punës ka rënë?
Sipas ekspertëve, për dy arsye kryesore. E para, shumica e vendeve të reja të punës nuk janë hapur rishtas, por janë formalizuar, për rrjedhojë nuk kanë se si të ndikojnë në prodhim. E dyta, rritja ka ndodhur në sektorë me vlerë të ulët pagese.
Më herët, Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare vuri në dukje se, vëllimet e produktivitetit të punës ndryshuan në Shqipëri dhe të gjithë rajonin me tendencë rënie. Përjashtim bëri vetëm Bosnja, e cila tregoi një rritje të jashtëzakonshme 5.2%. Të gjitha vendet e tjera të rajonit raportuan ngadalësim, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi raportuan rënie të fortë të produktivitetit në vitin 2019.
Ekspertët vlerësojnë se në afat të mesëm dhe të gjatë, produktiviteti i punës në Shqipëri dhe në Ballkan do të cenohet nga zhvillimet demografike dhe cilësia e ulët arsimore.
Popullsia në moshë pune
Popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) vazhdon të zvogëlohet në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, një prirje e nxitur nga plakja e popullsisë dhe rritja e vazhdueshme e emigrimit.
Që nga viti 2012, popullsia në moshë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor ra me rreth 762,000, ose 6 për qind. Bosnja dhe Hercegovina është prekur më së shumti, duke raportuar rënie prej më shumë se 20%, e ndjekur nga Serbia (-10%), Shqipëria (-8.8%), Mali i Zi (-3.1%) dhe Maqedonia e Veriut (-1.4%). I vetmi vend që raportoi rritje të konsiderueshme ishte Kosova (me 5%).
Zhvillimet demografike po ushtrojnë presion mbi modelet ekonomike të rajonit. Ekspertët e Vjenës bëjnë thirrje se Shqipëria dhe Ballkani duhet të rrisin aftësitë mësimore si baza për t’u orientuar drejt ekonomisë së inovacionit – raporton Monitor.
j.l./ dita
allbania urupiane spjegon gjithshka
Po c’neser zeza. Sot jemi mysybet. Nuk ka ku shkon me keq se kaq. Eshte mbush Parlamenti me diploma fallco e doktoratura te kopjume…Neser …Pffff
Kjo është ekonomia që s’duam.
Ulje prodhimi do të thotë dëmtim ekonomik me pasoja të frikshme për të ardhmen.
Sa për rifreskim kujtese, rënia e prodhimit pas ndërrprerjes së shkëmbimit mall me mall (klering?) midis vendeve të bllokut të lindjes pati aq pasoja fatale, sa një pinok karnavalesh për ditën me diell doli pa pikën e turpit për të deklaruar para popullit se ekonomia e hajdutërve me çizme që kishin planifikuar dërgimin e tonelatave të arit në Zvicër ishte “aq shumë e dërmuar”, sa që për shqerrat e arnautistanit rezervat ushqimore mund të mjaftonin maksimumi vetëm për 6 ditë.
Rënia e prodhimit është sinjal i fortë i keqmenaxhimit dhe e keqqeverisjes.
Akoma më shumë përforcohet trendi negativ kur rënia e prodhimit shoqërohet me statistika tejet qesharake të nonjë institucioni ku janë punësuar shërbëtorë pushtetarësh.
Nëse kjo rënie na qënka shoqëruar gjoja me rritje të numrit të të punësuarve, të cilët nga ana e tyre presin sigurisht shpërblime për punën e kryer, shkuarja drejt kapitullimit pa kushte të asocialëve yllbuforë bëhet edhe më e mundshme.
Kjo tregon se punet me paga te larta kane rene (mbyllur ose paga eshte ulur) dhe jane rritur vendet e punes me paga te vogla! Ne kete proces mund te kemi edhe fshehjen e pagave te larta (informaliteti), per shkak te uljes se takses shteterore! Me thjeshte nuk ka ku te skoje!
S.d.q. kjo gjendje do vazhdoje keshtu edhe per disa dekda, (e ndoshta behet me keq per shkak te borxhit te jashtem qe do te rritet dhe presionit qe vendet e huja do te bejne), nga fakti se te gjitha qeverite ua dhane token nje klase parazite feudale, nje pjese e se ciles i eshte versulur edhe shtetit per ta privatizuar dhe e cila po ha veteveten, teksa token e ka lene pa investime, me shprese se do vijne nga bota budallenj e do e paguajne ate si frengu pulen per cdo meter katror, pikerisht ne kete vend pa stabilitet, ku te ikin eurot pa hapur mire doren!
Kjo tregon se punet me paga te larta kane rene (mbyllur ose paga eshte ulur) dhe jane rritur vendet e punes me paga te vogla! Ne kete proces mund te kemi edhe fshehjen e pagave te larta (informaliteti), per shkak te uljes se takses shteterore! Me thjeshte nuk ka ku te skoje!..
S.d.q. kjo gjendje do vazhdoje keshtu edhe per disa dekda, (e ndoshta behet me keq per shkak te borxhit te jashtem qe do te rritet dhe presionit qe vendet e huja do te bejne), nga fakti se te gjitha qeverite ua dhane token nje klase parazite feudale, nje pjese e se ciles i eshte versulur edhe shtetit per ta privatizuar dhe e cila po ha veteveten, teksa token e ka lene pa investime, me shprese se do vijne nga bota budallenj e do e paguajne ate si frengu pulen per cdo meter katror, pikerisht ne kete vend pa stabilitet, ku te ikin eurot pa hapur mire doren!..