Shifrat/ Ja sa do rriten pagat e mësuesve

October 11, 2017 10:05

Shifrat/ Ja sa do rriten pagat e mësuesve

Ministria e Arsimit ka gati skemën se si do të rriten pagat për mësuesit. Rritja prej 40% e premtuar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, do të bëhet brenda disa viteve.

Burime nga MASR bëjnë me dije se rritja e pagave për të gjithë mësuesit do të bëhet me kategorizim. Fillimisht pagat do të rriten deri në muajin prill 2018.

Burimet sqarojnë se çdo vit do të bëhet rritje e pagave të mësuesve derisa të arrihet në shifrën 40% më shumë, brenda mandatit 4 vjeçar të qeverisë. Kjo do të thotë se pagat për mësuesit e arsimit të ulët nga 38 mijë pritet të jenë 53 mijë e 200 lekë të reja.

Ndërkohë për mësuesit e ciklit 9 vjeçar pagat pritet të rriten me 17 mijë lekë. Nga 43.000 që janë sot, pagat për këtë kategori mësuesish pritet të bëhen rreth 60 mijë lekë.

Rritja më e madhe do të bëhet për mësuesit e shkollave të mesme. Sot paga e tyre mesatare është rreth 55 mijë lekë dhe rritja do të jetë 22 mijë lekë. Pas disa rritjeve që do të bëjë Ministria e Arsimit, paga për mësuesit e shkollave të mesme, pritet të shkojë rreth 77 mijë lekë.

Rritja e parë për pagat e mësuesve pritet të miratohet nga qeveria deri në muajin dhjetor 2017 dhe mbetet për tu parë se kur do ti shtrijë efektet financiare.

Mësues në ciklin e ulët

Ishte 38.000 lekë

Bëhet 53.200 lekë

Mësues në ciklin 9 vjeçar

Ishte 43.000 lekë

Bëhet 60.000 lekë

Mësues në shkollat e mesme

Ishte 55.000 lekë

Bëhet 77.000 lekë

October 11, 2017 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*