Shifrat: Janar-prill 2018, 12.2 milionë euro për 2,3 km rrugë

August 7, 2018 09:13

Shifrat: Janar-prill 2018, 12.2 milionë euro për 2,3 km rrugë

Qeveria llogarit se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.2 milionë euro.

Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve financiare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për 4-mujorin e parë.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare 1 kilometër ka kushtuar 6 milionë euro.

Nga 2,3 kilometrat e përfunduara 1,4 kilometër është autostradë me katër korsi dhe një kilometër është rrugë e tipit B me dy korsi.

Ministria e Financave raportoi se për grup produktin ndërtimi i Rrugëve janë realizuar fonde në masën 1,628 milion lekë, nëpërmjet:

Ndërtimit të 0.2 km rruge tip A2 me katër korsi (2×2), paraqitet me një realizim prej 20.8% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka luhatje, por nuk paraqiten argumenta lidhur me këtë fakt. Disa nga objektet e rëndësishme, të realizuara nga ky produkt janë:

– By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 8 deri në lotin 11,

– Rruga Kukës-Morinë Loti 2, dublimi,

– Vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.

Ndërtimit të 1.25 km rruge tip A2’ 2×2 me trotuar dhe ndriçim, me një realizim prej 28% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka një luhatje prej 72,000 lekësh për njësi, më shumë se vlera e planifikuar. Disa nga objektet e rëndësishme, që janë në proces nga ky produkt janë:

– Unaza e Re e Tiranës,segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës,

– Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë,

– Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore,

Ndërtimit të 0.96 km rruge tip B1’ me dy korsi, m realizim prej 9.4% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:

– Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3

– Rruga Kardhiq-Delvinë loti 4, loti 5, loti 6

– Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3

Ndërtimit të 0.96 km rruge tip C2 me dy korsi, me ralizim prej 41.9% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:

– Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1,

– Përmirësimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas

– Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj.

Për grup produktin Rikonstruksion rruge janë realizuar fonde në masën 653 milion lekë, nëpërmjet:

Gjithashtu Ministria e Financave raportoi se u rasfaltuan 9.53 km rrugë TIP C2 me dy korsi. Janë në proces ndërtimi disa objekte të rëndësishme si:

– Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti3+,

– Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik shtesë punimesh

– Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh. Etj, shkruan monitor.

 

o.j/dita

August 7, 2018 09:13
Komento

6 Komente

  1. butrinti August 7, 11:23

    C’HALL KANE PSEUDO GAZETARET EKOMASKARENJE TE DITES ME KETO MANIPULIM LAJMESH . PO E ORIENTONI GAZETEN NE RRUGE SHUME TE NDYRE QE PERMBLIDHET NE FENOMENIN ANTISHQIPERI . CILA QEVERI KA VENE NJE GURE TE VETEM NE THEMELET E KETIJ VENDI NE 28 VITE NA I NUMURONI TI MARRIM VESH . LUFTOJENI BASHKE ME QEVERRINE KORRUPSIONIN DHE MQS DERDELISNI PISLLEQE.

    Reply to this comment
    • Qiverriu August 7, 12:14

      Po nuk ma ndjen mo Butrinto, ta luftoj korrupsionin…

      Se po e luftova ve korrupsionin, e para nuk fitoj gje, dhe e dyta nuk ka pune per gazetat.
      …….
      Qe ta marresh vesh o Butrint Analfabeti;

      Une si Qiverri kam shum agjensi shteterore, qe varen direkt nga une, si Auditi i pergjithshem me dege ne cdo ministri..

      Dhe po te doja i kisha kapur te gjitha shkeljet…pasi humbjet dhe shperdorimet nga administrata e fondeve publike arrijne 200-300 milion euro cdo vit…

      Po nuk ma ndjen o trimi i butrintit..

      Dhe a e din pse nuk ma ndi, sepse kam me shumic K*ra militant si ty qe me vijn nga mbrapa.

      Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem August 7, 11:52

    Me kete ritem, por sidomos me kete kosto , e kemi te sigurte te ardhmen ekonomike.
    Idiotet si ky “butrinti” jane te kenaqur dhe te lumtur edhe kur Rama cliron barkun duke pjerdhur. Dhe “butrinte” ne Shqiperi kane mberur me shumice ( te mencurit iken) .

    Reply to this comment
  3. Arben August 7, 16:42

    Pastrim Toyota Yaris

    Reply to this comment
  4. Njëri August 7, 17:21

    Dhe thonë pa pikë turpi: Nuk kemi 30 milionë euro për teatër të ri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*