Disa shifra mbi jetëgjatësinë, ku renditemi sipas Eurostat në rajon dhe në Europë

July 26, 2019 09:03

Disa shifra mbi jetëgjatësinë, ku renditemi sipas Eurostat në rajon dhe në Europë

Shqiptarët pritet të jetojnë mesatarisht deri në 77.9 vjeç, ku femrat pritet të jenë një jetëgjatësi 4 vjet më shumë sesa meshkujt, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat për pritshmërinë për të jetuar kur lind.

Në raport me vendet e tjera të rajonit, jetëgjatësia është më e lartë. Më e ulët është në Bullgari, Rumani (rreth 75 vjeç), Serbia (75.3), Maqedonia e Veriut (75.5), Mali i Zi (76.5), Kroacia (77.8).

Për femrat shqiptare, ky tregues është më i lartë sesa meshkujt, me gratë që janë pritshmëri për të jetuar deri në 80.1 vjeç dhe meshkujt 76.4 vjeç.

Ndonëse në raport me vendet e rajonit, pritet të jetojmë më gjatë, kur krahasohemi me mesataren e Bashkimit Europian, jemi më poshtë, sidomos për gratë.

Pritshmëria për të jetuar kur lind në Bashkimin Europian u vlerësua në 80.9 vjeç në vitin 2017, duke arritur në 83.5 vjeç për gratë dhe 78.3 vjeç për burrat, me një diferencë prej 5.2 vitesh.

Shteti ku pritet të jetohet më gjatë në Europë është Spanja (83.2 vjeç), i ndjekur nga Zvicra dhe Italia (82.9 të dyja), Qipro (82.5), Franca (82.4).

Me gjatë femrat jetojnë në Spanjë (86.1 vjeç), ndërsa meshkujt në Zvicër (80.7)

Sipas Eurostat, në të gjitha shtetet anëtare pritshmëria për të jetuar kur lind është më e lartë për gratë sesa për burrat, megjithëse diferenca ndryshon në mënyrë të dukshme.

Diferenca më e madhe mes dy sekseve është në Letoni (9.9 vjet), Lituania (9.8 vjet) dhe Estoni (8.8 vjet). Diferencat më të vogla janë në Suedi (3.3 vjet) dhe Holandë (3.2 vjet).

Edhe Shqipëria renditet mes vendeve që ka diferencë të ulët në jetëgjatësinë e pritshme mes meshkujve dhe femrave, ku gratë pritet të jetojnë 4.1 vjet më shumë se burrat.

j.l./ dita

July 26, 2019 09:03
Komento

1 Koment

  1. BK July 26, 22:11

    Faktoret qe ndikojne ne jetegjatesi;
    – Trashegimia.
    – Menyra jeteses.
    – Kujdesi shendetsor.
    Trashegimia vleresohet edhe si individuale, por edhe si komb.
    Disa kombe, gjenetikisht kane jetegjatesi me te larte dhe te tjere me te ulet.
    Sherbimi mjeksor ne Vendet Perendimore nuk ka te krahasuar me sherbimin mjeksor ne Shqiperi.
    Kjo eshte dhe arsyeja pse jetegjatesia ne keto vende eshte me e larte.
    Nje person qe per arsye ekonomike nuk mjekohet; psh, nuk ka leke per te perballuar nje operacion ne zemer, ai do te vdes para kohe.
    Ne rast se kujdesi shendetsor ne Shqiperi do te ishte ne nivelet e BE-se, Shqiperia do te kisht moshe mesatare jo me pak se 83 vjec, pasi gjenetikisht shqiptaret klasifikhen tek kombet jetegjate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim