SHIFRAT/ Zgjedhjet frenuan hapjen e bizneseve

August 17, 2017 12:08

SHIFRAT/ Zgjedhjet frenuan hapjen e bizneseve

 

Nga janari deri në korrik të këtij viti të dhënat zyrtare tregojnë se janë të paktën 10 645 biznese të reja të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) tregojnë për një numër që luhatet mes 1500 dhe 1800 përgjatë 5 muajve të parë, me një rënie në qershor dhe korrik.

Qershori vetë ka shënuar një numër prej 1213 biznesesh të reja të regjistruara që është më i ulëti ndër gjithë muajt e tjerë të këtij viti.

Ky muaj identifikohet me një prej zhvillimeve më të rëndësishme politike siç ishin zgjedhjet, të cilat kanë një farë efekti psikologjik të provuar edhe në aspekte të tjera të ekonomisë sidomos tek investimet.

Ky ngadalësim në hapjen e bizneseve të reja duket se është tejkaluar në korrik që edhe pse me një nivel më të ulët sesa janar-maji sërish ka ardhur në përmirësim në raport me muajin e gjashtë të vitit.

Në korrik numri i bizneseve të reja të regjistruara ishte 1422.

Rekordin për numrin më të lartë ndër muajt e 2017 e mban janari me 1803 biznese të reja të regjistruara pranë QKB.

Të dhënat zyrtare të MZHETTS edhe pse reflektojnë një ngadalësim në periudhën zgjedhore dhe post zgjedhore, nxjerrin edhe një të dhënë tjetër interesante.

Ndërkohë që qershori është muaji me më pak biznese të reja të regjistruara në fakt është muaji që mban rekordin e bizneseve të regjistruara me kapital të huaj.

Këto të fundit në qershor ishin 141 duke mbajtur 12 për qind të totalit të bizneseve të regjistruara atë muaj.

Ndërkohë që shifrat e janarit dhe deri në korrik mbajnë luhaten mes 94 dhe 121 biznese të reja me kapital të huaj. Në total për 7 mujorin janë hapur 820 biznese të huaja, ose gati 8% e totalit.

Qarqet në të cilat ka pasur edhe më shumë aktivitete të reja të çelura janë ato të Shqipërisë së Mesme, kryesisht Tiranë-Durrës ku është përqendruar edhe aktiviteti kryesor ekonomik i vendit.

Tirana mban rreth  51 për qind të numrit total të bizneseve të reja të regjistruara në QKB gjatë këtij 7-mujori ndërkohë që Durrësi ka 11 për qind, ndjekur nga Vlora me rreth 10 për qind.

Kjo e çon totalin e këtyre tre qarqeve në 72 për qind ndërkohë që pjesa tjetër ndahet mes nëntë qarqeve të tjera ndahet grupi i mbetur që është më pak se 28 për qind. /Monitor

August 17, 2017 12:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*