Shihet autori i vrasjes së dy vëllezërve, por është ende në arrati

January 3, 2016 19:53

Shihet autori i vrasjes së dy vëllezërve, por është ende në arrati

Policia e Shtetit vijon aksionin për arrestimin e autorit të vrasjes së dy vëllezërve Abdullah dhe Skënder Shkami.

Në një njoftim të pasdites së të dielës, policia thekson se forcat policore janë dislokuar në zonën e Mazrekut të ish- komunës Shllak Në operacion Renea, Fnsh e Policia e Shkodrës.

Sipas deklaratës, autori është parë në orët e paradites në këtë zonë. Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme nuk është përdorur helikopteri për të transportuar forcat e policisë, për pasojë forcat kanë operuar në terren të vështirë malor duke lëvizur me këmbë.

Gjatë ditës së sotme në këtë zonë me qëllim kapjene autorit janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara.

Forcat e policisë janë porositur të bëjnë kujdes pasi autori mund të hapë zjarr mbi policinë. Policia vijon aksionin. /Dita/

January 3, 2016 19:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*