SHIHINI! Një dramë pafund e mizerjes së drejtësisë: Motër e vlla po vdesin duke pritur një datë nga Gjykata e Lartë!

Entela Resuli September 4, 2015 15:07

SHIHINI! Një dramë pafund e mizerjes së drejtësisë: Motër e vlla po vdesin duke pritur një datë nga Gjykata e Lartë!

Në këto 25 vite kemi të dëgjuar pak nga të gjitha çuditë e sistemit të drejtësisë. Por ky rast, me të cilin u ndeshëm rastësisht, i tejkalon dhe pritshmëritë më negative të mendjes njerëzore.

Bëhet fjalë për një familje që rrjedh prej autorit të gramatikës së parë shqipe në 1917 Ilia Dilo Sheperit (gjyshi), i cili mban titullin ‘Nder i Kombit’.

Ilia Sheperi njihet si patriot që kundërshtoi pushtimin fashist dhe luftën e klasave. Kjo e fundit u bë shkak që familja të ishte e persekutuar gjatë diktatures.

Kjo ishte arsyeja përse asnjëri prej fëmijëve nuk u martua. Sot për Andigoni dhe Enrik Dilo nuk ka kush të kujdeset. Ata nuk kanë fëmijë, nipër apo mbesa si shumica e moshatarëve të tyre.

Ajo që godet në fatkeqësinë e kësaj zonje dhe vëllait të saj është se jetojnë në mjerim pavarësisht se janë…. pronarë.

Mjerimi nuk don mëshirë, por vetëm të drejtë”- thotë Migjeni.

Këta dy të moshuar jetojnë nën zhelet e mjerimit, fillikat dhe në përpjekjet e fundit për të fituar drejtësinë.

Andigoni (81)dhe Enriku (66) kanë lindur në Gjirokastër. Motër e vlla jetojnë sot në Tiranë në katin e tretë të një pallati të vjetër pranë zonës së “21 Dhjetorit”.

Historinë e tyre e ke të vështirë ta kuptosh se ku e ka fillin, por është shumë e thjeshtë t’ia maresh me mend fundin.

Nga ana e të ëmës, ata trashëgojnë prona të cilat janë të zëna nga prona shtetërore, pra janë njohur por kthyer, dhe si të tilla subjekt i kompensimit, por nuk u ka ardhur ende “radha” për t’u kompensuar.

Ndërsa i ati i Andigonit dhe Enrikut, Qirjako Dilo, në vitin 1953, nëpërmjet një dëshmie testamentare, u bë trashëgimtari i vetëm ligjor i Fevronia dhe Aristidh Ruci (familje e vjetër tregtare vlonjate).

Një familje me prona në Vlorë, Tiranë dhe jo vetëm.

Trashëgimtarët e saj të vetëm ligjorë pas vdekjes së vëllait të tyre, Pirro janë Andigoni Dilo dhe Enriku, përkatësisht 81 vjeç dhe 66 vjeç.

Enriku është invalid i shkallës së parë, tërësisht i paralizuar prej tre vitesh. Ai u hodh nga kati i tretë i pallatit. Mungesa e shpresës për të gjetur zgjidhje për pronat e detyron atë që t’i jepte fund jetës. Në këtë tentativë ai mbeti i paralizuar.

Një vit pas kësaj ngjarjeje vëllai i tij Pirro ndërron jetë. Stresi, ankthi i shkaktuan atij ndalimin përgjithmonë të zemrës.

Sot, motra, Andigoni kujdeset për të vëllain e paralizuar.

Ajo ka përfunduar studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi në Tiranë. Ka punuar për 30 vite mësuese në Gjirokastër. Tani jeta e ka përplasur në këto mure ku e vetmja gjë që lëviz është një freskuese e rrumbullakët që kur i afrohesh nxjerr ajër të ngrohtë.

Jetojnë të dy në një banesë të ofruar bujarisht prej një të afërmi të tyre, por që nuk plotëson aspak kushtet e një shtëpie normale.

Sot, si motër e vëlla kërkojnë pronën, që shërben si dyqan në qytetin Vlorës. Asgjë më shumë se, pronën e tyre.

 

Pak kronologji…

Në 1995 ish-KKKP Vlorë njeh të atin e tyre Qirjako Dilo si përfitues të pronave të ish-pronarit Aristidh Ruci, dajës së tij firmëtar i aktit të pavarësisë.

Nga 1995 deri në 1997 arritën dhe ta posedonin. Por në vitin 1997 dyqani hapet me forcë dhe uzurpohet nga njerëz që pretendonin pronësinë mbi kontrata të bëra me Ish-Bazën Tregtare Ushqimore dhe një-ish shitëse. Kjo dy vjet pasi Komisioni i Kthimit të Pronave i kishte njohur ata pronarë.

Pas kësaj fillon kalvari me gjykatat. Gjatë kësaj kohe uzurpuesit mbajnë pronën pa asnjë tagër të vlefshëm ligjor.

Në vitin 2000 Gjykata e Lartë hedh poshtë çdo pretendim pronësie të ish-shitëses duke konfirmuar vendimin e 1994 me vendim 363 të dt 23.03.2000.

Nga ky moment një njeri normal që jeton në një shtet ligjor do të priste që pronarët e ligjshëm të hynin në të drejtën e tyre dhe të gëzonin pronën e trashëguar. Por jo, dhe këtu fillon absurdi. Për të vënë në lëvizje përmbarimin nuk mjaftoka një vendim i Gjykatës së Lartë, por duhet një gjyq tjetër civil me objekt lirim dhe dorëzim sendi.

Logjika ta do që ky të jetë një gjyq i shpejtë duke qenë se nuk ka se çfarë të gjykohet pasi ka vendosur Gjykata e Lartë. Për më shumë pronari duhet të gëzojë pronën. Por në Shqipëri, gjykatat duan më shumë kohë të gjykojnë vetveten sesa çështjen në themel. Nëse për të tre shkallët e gjykimit për njohjen e pronësisë deri në Gjykatën e Lartë janë dashur 3 vite, për nxjerrjen e urdhrit me objekt dorëzim dhe kthim sendi, i cili do të vejë në lëvizje përmbarimin janë dashur deri në Apel… 10 vite (!)

Letra qe duhetKy vendim është i mjaftueshëm për të vënë në lëvizje përmbarimin, por menjëherë më pas Gjykata e Lartë me vendim 401 dt.31.10.2014 vendos pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit në pritje të Gjykimit të saj për të vendosur mbi dorëzimin e objektit. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i paarsyetuar duke paraqitur vetëm një nen. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese imponon që vendimet të jenë të arsyetuar.

Absurd që do të nxirrte nga binarët çdo njeri.

Gjë që e bëri në fakt, duke shkaktuar viktimën e parë. Para tre viteve, nga depresioni i shkaktuar nga ky kalvar pa fund në dyert e gjykatave Enriku nuk duron më dhe hidhet nga kati i tretë duke u paralizuar tërësisht.

Urdhri i pezullimit ka dalë ne 31 tetor 2014. Ndërkohë situata e këtyre të moshuarve sa vjen dhe përkeqësohet duke shkuar drejt mizeries.

 

Duan një datë!

Aktualisht këta dy të moshuar janë në pritje të caktimit të datës për gjykimin e çështjes në Gjykatën e Lartë për Lirim dhe Dorëzim Sendi në vijim të vendimit të vetë Gjykatës se Lartë e vitit 2000, vendim që i ka njohur pronarë.

Për përshpejtimin e gjykimit i janë drejtuar tre herë kësaj gjykate dhe nga një herë Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë si hallka të Gjyqësorit. Presidenti është përgjigjur që kjo është çështje e gjyqësorit, nga Gjykata e Lartë dhe nga Ministri i Drejtësisë nuk ka përgjigje.

Nuk dihet pse nuk i caktohet një datë kësaj çështjeje, nuk duhet pse zvarritet kaq shumë, megjithëse çdo kush mund të hamendësojë…

Andigoni dhe Enrik Dilo qe po rropaten per te rimarr pronen e tyre

Andigoni dhe Enrik Dilo qe po rropaten per te rimarr pronen e tyre

Kur e pyesim Andigonin se çfarë do të bëjë nëse e merr dyqanin, na përgjigjet me mjekrën duke u dridhur:

Dua të kuroj vëllain, ta çoj në spital, ai ka nevojë për shërbim. Të blej ushqime. Mbi të gjitha dua të bëj ca punë që kam lënë përgjysmë në Gjirokastër. Dua të rregulloj shtëpinë e babait dhe ta bëj muze. Më ka ngelur peng”.

Në fund të fundit kjo grua, s’ka për të lënë asgjë pas, veç kujtimeve. Jepjani këtë mundësi të fundit!

 

Detaje (të panevojshme)  mbi gjyqet

Thënë përmbledhtazi Andigoni dhe Enriku kanë gati 20 vjet që nuk po hyjnë në posedim të pronës së tyre. Këtë herë prona e tyre nuk po mbahet peng nga sistemi komunist, por nga sistemi i “drejtësisë”.

Prej vitit 2005 Andigoni dhe Enriku kanë bërë mbi 6 gjykime (shkallë e parë – apel – gjykatë e lartë, për t’u rikthyer prapë në shkallë e parë – apel – aktualisht Gjykatë e Lartë) vetëm që zonja N.M. të lirojë dyqanin dhe pronarët e pakundërshtueshëm ligjërisht (Andigoni dhe Enriku) të mund të posedojnë pronën.

Kjo sagë prej 6 e më shumë shkallësh gjykimi ka si “bazë” justifikimi “shkeljet” proceduriale. Dhe këta dy të moshuar, për faj të “shkeljeve” proceduriale, janë kapur rob të gjyqësorit dhe kanë dhjetë vjet që kërkojnë Lirimin dhe Dorëzimin e dyqanit.

Kulmi i kësaj historie është se Andigoni dhe Enriku, përpara një viti, mbas gati 10 vitesh gjykimi, arritën të merrnin Lëshimin e Urdhrit të Ekzekutimit për lirimin e pronës së tyre (vendim nr. 528 datë 10.04.2014). Por, kur përmbarimi po nxirrte jashtë dyqanit të Andigonit zonjën N.M., nga sistemi i “drejtësisë”, erdhi goditja e fundit për Andigonin.

Gjykata e Lartë, me vendimin nr. 401 datë 31.10.2014, pa kurrë farë arsyetimi, pezulloi ekzekutimin e përmbarimit që po bëhej në favor të Andigonit.

Ligjërisht, që të bjerë ky vendim pezullimi Gjykata e Lartë duhet të gjykojë çështjen e Andigonit dhe Enrikun (gjithmonë çështjen që ka të bëjë me lirimin dhe dorëzimin e sendit mbasi, pronësia është e Andigonit si me vendim Kthimi dhe Kompensimi të Pronave ashtu edhe me Vendim gjykate.)

Po mbushet gati një vit që Andigoni i është drejtuar tre herë Gjykatës së Lartë që t’i caktoi një datë të afërt për gjykimin, se ajo dhe vëllai i saj nuk kanë kohë të presin (Andigoni 81 vjeç ushqen, lanë dhe përkujdeset për Enrikun totalisht të paralizuar 66 vjeç).

Këtë shkrim në gazetë 81-vjeçarja e sheh si mundësinë e saj të fundit.

Entela Resuli September 4, 2015 15:07
Komento

32 Komente

  1. Bravo September 4, 12:51

    Bravo Dita ! Kjo eshte gazetari jo ajo e tipit “I kishte apo nuk i kishte veshur breket Olta Bytha???””

    Bravo bravo

    Reply to this comment
    • Tarrasi September 4, 14:16

      Bravo uroj qe keta te mjere te marrin pasurine qe u takon.

      Keta nuk jane te vetem une kam qe nga 1994 neper gjykata sepse nje palaco qe ka miq te forte neper gjykata mundohet te behet pronar ne baze te reformes agrare.Qe eshte cmeduri sepse ajo ndalohet categorikisht nga cdo ane ligjore.

      Sa e sa njerez jemi si puna e ketyre por keta e kane me keq se e kane nje kembe ne varr. Dhe une skam shume shprese ne gjykatat e qelbura qe marrin persiper ceshtje qe nuk duhet te arrin kurre neper gjykata apo zvarrisin vendimet qe jane shume te lehta per tu marre.

      Eshte fatkeqesi te investosh e te kesh prone ne Shqiperi. Edhe po pate pasuri e leke beji vetes nje favor dhe investoje kudo tjeter pervecse ne Shqiperi se te gjen belaja me leket e pronen tende.

      Reply to this comment
      • Bureto September 4, 16:12

        Ky rast dhe qindra te tjere jane shembulli me alarmues sesi eshte trajtuar dhe po trajtohet sot pronari i ligjshem nga shteti dhe nga drejtesia shqiptare respektivisht sipas roleve qe kane ne kete ceshtje kaq te madhe dhe dramatike per shume fatkeqe si keta dy pleq. Do te jete turp akoma me i madh nese mbas publikimit te ketij rasti te mos kete ndonje institucion, si psh avokati i Popullit qe te mos veje ne levizje mekanizmat qe kane per detyre ta zgjidhin. Do te jete ne nderin e tyre qe te tregohen nje here te pakten humane. kane prona dhe vuajne per nje minimum jetese, ndersa miliona hidhen ne ere per qejfe te pushtetareve, pa harruar korrupsionin enedemik qe ka perfshire vendin ne cdo qelize..

        Reply to this comment
        • Pilo Lala September 4, 19:35

          Prandaj duhen zhdukur urgjentisht keta Gjyqtare vampire.
          Keta pijne gjak viktimash, duke i vrare dy here, kur lirojne kriminelet, vrasesit ne kembim te parave.
          Forca Edi Rama, se tani populli po e kupton sa pune paska te rregullosh ate qe mbolli Sali Berisha me Kulicet, Gjin Gjonet, Nishanet, Mediun, Noken, Bashen.

          Reply to this comment
  2. AI September 4, 13:18

    Nej rast I ngjashem ndodhi para dy vjetesh ne Durres por makaber

    Vdes ne Durres 87 vjecarja e nxjerre ne rruge. Totozani akuzon Berishen

    Bandat e permbaruesve ne kundershtim me cdo ligj ne bote nxjerrin ne rruge dy pleq qe kishin banuar per gjysem shekulli ne ate banese.Ishte koha qe ne dite e fundit te pushtetit gjakatar te berishes u hoqen me force

    DURRËS, 6 tetor 2013 –

    Ajo vdiq dje, më 5 tetor 2013 nga mjerimi rrëqethës i ekspozuar në qendrën administrative të qytetit turistik. E ndjera Sofi Qendro ishte 86 vjeç, një nga viktimat e nxjerra nga banesa me përdhunën e ligjit për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. “

    . Qysh më 30 shtator 2013 paralajmërohej: “A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86-vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë.

    Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë.

    Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore!” –

    See more at: http://www.durreslajm.com/speciale/kush-e-%E2%80%9Cvrau%E2%80%9D-durrsaken-denbabaden-86-vje%C3%A7e-sofi-qendro#sthash.HidicPfP.dpuf

    I uroj ketyre pleqve te marrin pronen por I rikujtoj lexuesve se ky eshte ai rendi “capitalist” qe kerkuam ne 1991-1992…te mos ngaterrojme demokracine perendimore me rendi sadist berishist qe vazhdon dhe sot

    ky rend eshte keshtu:

    qeni I qenit I sali berishes, Reksi harxhon per ushqim dhe sherbime sa 10 familje te varfera..

    Me kujtohet shprehja e nje njeriu te urte ne vitet 1990 kur tha se ky rend I zi qe po vjen ne shqiperi eshte se qeni I nje te pasuri (ne raston tone nje mafjoz dhe hajdut) do te haje me mire se shume femije te varfera….

    Si nuk shkoi te lulishtja e Sofie qendros nje deputet,klerik,minister apo ai ambasdori qe shkonte te greva e urise

    Te pakten ne kohen e enver hoxhes asnje nuk ka vdekur ne kete menyre makabre

    sepse te gjithe jane VRASES

    Reply to this comment
  3. dorela September 4, 13:20

    Kerko dhe raste te tjera se ke plot, pafund.

    Reply to this comment
  4. nora September 4, 13:28

    O Zot. cfare behet keshtu. Cfare eshte jeta!? O zot

    Reply to this comment
  5. nastradini September 4, 13:31

    Ky eshte shteti qe kemi dashur. Ky eshte vendi yne, qe kemi shpenzuar kohe dhe mund. Kjo eshte drejtesia jone, qe vetem te drejte nuk gjene. Si do i shkoj puna ketyre halleve more aman. Ne keto 23 vite na kane qeverisur te korruptuarit. Po nuk e beri Edi Rama kete vend, ska per tu bere me!

    Reply to this comment
  6. Lori September 4, 13:32

    Historia e pronave ne Shqiperi gjate ketyre 25 viteve eshte kthyer ne nje gangrene. Veshtire te zgjidhet. Keshtu kemi per te vuajtur. Do vrasim njeri tjeterin. Do vrasi, vellai-vellan, sic edhe po ndodh

    Reply to this comment
  7. shteti September 4, 13:40

    S’ka reforme ne drejtesi pa cuar ne burg,ata qe vertetesisht e meritojne me fakte.
    E tha perfaqesuesi Amerikan kete te vertete,pse e fshihni?boll nishan, me fytyren tuaj te dyfishte.Qe nga ju, fillon reforma ne drejtesi,do ndryshosh o do jesh vegel, e saliut dhe llalles.

    Reply to this comment
  8. miku September 4, 13:48

    Bravo Dita. Ju pergezoj per kete artikull. Mendoj se kapitalizmi fillon nga prona dhe prona eshte ceshtje e te drejtave te njeriut.
    Po per keto 25 vite pseudodemokracie kush do e paguaje pronarin per humbjet qe ka pasur ekonomikisht nga paaftesia e politikaneve dhe qeveritareve?
    Nese nuk i kuptoni keto gjera ju politikanet dhe kuvendaret e Shqiperise, cfaredo kostumi firmato qe te vishni dhe sado leke qe te keni ju prape provinciale dhe inferiore do te jeni per shume breza.
    Fisnikeria nuk blihet dhe site ajo trashegohet.
    Fisniket njihen ngasjelljet dhe veprat dhe jo nga kuleta dhe veshja.

    Reply to this comment
  9. Mete September 4, 13:52

    Ktheja te zotit! Atje ku smundesh bleja sa kushton. Rruge ka po sduan. Po kocoja, po larot e balot lart e poshte.
    Nuk ka kapitalizem pa pronen. Aty nis shteti. Nderkohe hipotekat i ka ai qe i ka, e dini vete ju. Sa mire! jane ndervite zyrat me te korruptuara te shtetit.
    Une ju uroj per kete shkrim. Shpresoj qe dikush te sensibilizohet per kete histori. Ashtu sic eshte thene ne fillim te shkrimit, keta dy te moshuar nuk kane nevoje per meshire, por per drejtesi, te cilen e meritojne!

    Reply to this comment
  10. Jeta September 4, 13:54

    O sa keq me vjen per keta te moshuar. Me vjen per te qare. Dua te uleroj….
    Nuk ta fal njeri pronen ,sepse eshte gjaku dhe djersa e disa brezave …e te zbardhjen te gjitha pervetesim-privatizime qe jane bere keto 25 vjet..I trajtojne pronaret me keq se greku me çamet …

    Reply to this comment
  11. leshi September 4, 13:58

    aty ne shqiperi duhen ata te issit tja u presin koqet vend i mallkuar

    Reply to this comment
  12. Ligor Luarasi September 4, 13:59

    SHQIPTARET PRESIN DREJTESI TE RE,SHTET LIGJIOR TE RI.

    Problemi Andigoni dhe Enrik Dilo, nuk eshte problem i thjeshte.Ai bashkohet me te gjitha problemet,hallet,brengat e shqiptareve qe kane ngelur te pa zgjidhura.
    Keto probleme kane renje te thella ne historite e shqiptareve,ne politikat qe kane drejtuar shqiptaret nder vite e nder shekuj.
    Keto probleme filluan qe kur na percau turku dhe me kete percarje me shume nen ropgos se mbi rogos,dy grupet e percaras ja kane me hile, njeri tjetrit,nga fakti se seicili grup kerkon perfitimet me te medha, te atdheut.
    Keto problerme i thelloi me shume e me rende, ideolo-
    gjia komuniste.Keto dy fakte shkateronjese, gangrenoze,turqi-komunzem, coptuan,thermuan, guret themeltare te atdheut te nje shteti,; Unitetin e shqiptareve,pronat dhe pronaret e vertete,besimin e lire ne zOT,shtyllen e nje kombi, drejtesine dhe shtetin ligjior.Per pasoje me pa diturite qe kemi si shumice,ne 568 vite sunduan psdeudoligje, qe renuan krejt shqiptaret.Turku grumbullonte rinine shqiptare qe vritej neper bote,per te pasuruar sulltandet,500 vite ky kancer me ushtaret e turqise nga gjithe vendet qe pushtoi, shnderuan vajzat shqiptare,duke bastarduar racen e paster te shqiptareve,me pjellat prej nje akti te dhunshem e kafsheror ,qe srakacanet e turqise,lane ne atdhe pasi u qeruan nga zonat e pushtuara.Sulltanati, ndaloi gjuhen e nenes, te mesohej neper shkolla.Pa e zgjatur me tej,plaget e sundimt turk, edhe sot bejne avazin e tyre percares.
    Sa per komunizmin me komunistet dhe spiunet 68 vjecare,duke qene se jane shqiptare keta as falje s’i kane kerkuar gjithe popullit shqiptar per gangrenat e tyre.Per pasoje sundimi i tyre vazhdon te semure jo vetem familjen Andigoni dhe Enrik Dilon,por edhe shume analoge te tyre.Pa e zgjatur, sot atdheu, shqiptaret e kudondodhur,kerkojne nje deklarate trasparente per te gjithas gafat,tmeret, e shqiptareve qe te miratohen nga te gjithe se, kane qene vertet gafa,semundje, aq sa pa i pranuar dhe pa i riparuar thellesisht,konkretisht me trasparence te plote , para gjithe shqiptareve,jo vetem mjermi i Andigonit dhe Enrik Dilos nuk do zgjidhdet,por edhe i shume familjeve apo individeve shqiptare te stresuar e te sakatuar nga mos pranimi m i gafave te se kaluares,perpasoje edhe mos korigjimi i tyre.
    Ndaj kjo pune ne Parlament,kerkohet spastrim nga te pa aftet,nga te inkriminuarit,te cilet ende vazhdojne te marin poza fallco, te shesin idra gangrenoze.Politika e Shqiperise kerkon “qilizme” te vertete me plugun e thelle Martinelli. Ne ka burra dhe gra te tilla ne Parlamenti te qendrojne ne te, ne s’e bejne dot kete qilizme,te dorehiqen,ndryshe ti deboje i gjithe popyulli.Ne te kundert parlamentaret tane te pergjigjen,kush e coi familjen e Andigonit dhe Enrik Dilos ne kete humnere?kush i coi shqiptaret te vriten brenda gjirit te tyre familjar,kush e vodhi florine e popullit 102 vite “shtet”,kush nderton vila kur shqiptaret rojne me dy dollare ne dite?pse shqiptaret qe pas vitit 1941 vazhdojne nga syte kembet?pse per nje prone kodoshet komuniste nxiten 4,5,apo 6 pronare?te tilla pyetje s’kane fund, dhe per to askush s’pergjigjet, vecse buckaritet mbi veturat luksoze qe s’i kane as Rokfelleret e rinj.Vuajtjet e Andigonit dhe Enrik Dilos, nuk jan me shkaqe te thjeshta,ato kerkojne permbysje te ligjeve perkatese ne Kushtetute dhe vepra konkrete ndershmerije dhe drejtesije ne praktike.Pershendetjet e mia dy mjeraneve, ju uroj shendet dhe te kene besim tek drejtesia e re,tek shteti ligjor qe pret nga dita ne dite i gjithe populli shqiptar.

    Reply to this comment
  13. Drini i Bardhe nuk ka te ndale September 4, 14:03

    Asgje nuk po marrim vesh se c’po bahet ne kete shtet leshi , ku Sali Berisha e dhjeu me mut , Edi Rama tani po e lane me shurre ! E cfar duhet te shpresojme e te presim me – ne – shqiptaret e skajve me ta largta kur keto gjera behen ne zemer te atedheut , ne Tiranen dje te luftes e te punes ; ne Tiranen e instituteve e universiteteve me me ze ne vend e jasht , ne Tiranen e sotme aktualisht te ” infastruktures se gjithellojshme ” ?= Ne Tiranen e sotme , ku siq shkruani ju e nderuara gazete -DITA – nga te gjitha cudite e mundeshme , ato te sistemit te drejtesise kryesojne listen . Shqiptaret presin ….. e sa duhet te presin ? Nga kush duhet te presim qe shtetin e Sali Berishes , te Edi Rames , Ilir Metes e te Bujar Nishanit ta kthejme nga nje shtet qe punon per nje pakice miljaderesh , ne nje shtet normal per tu vene ne sherbim te popullit tre miljonesh ! Ngrehuni o katundare dhe qytetare , rrokuni armet e me cka t’u gjendet ne duar per ta vene nen fre kete pushtet zuzaresh e grabitcaresh !

    Reply to this comment
  14. C September 4, 14:43

    nuk dua te ofendoj asnje ish pronar te cdo lloji ne shqiperi por nje gje ta keni te qarte:

    sistemi enver hoxhes asgje nuk mori me vehte..ishin prone eperbashket…

    biles atij duhet ti jepni nje medalje floriri se dha urdher personalisht te mos zhdukej dokumentacjoni i pronave….

    por paburreria e ketyre pronareve filloi ne 1992 kur u bene zorre e tarshe e berishes qe pruri te pakten gjysem miljoni malsore,katundare qe pushtuan Tiranen,Durrrsin shqiperine e mesme,bregdetin deri ne konispol gjen tropojane dhe katundare skrapari..

    pra ku ishit ju trima kur ju shkerdheu saliu dhe e nxirrni te enver ziu…qe nuk mori gje ne varr

    edhe nese dikush permend reformen agrare ajo ishte e rregullt se ju mor toka toptanasve dhe tradhetareve dhe ju dha fshatarit pa toke …

    turp frikacake…nga kush prisni tja u bjere ne pjate floriri pronen…nuk kerkohet me emra anonime

    Reply to this comment
    • Tarrasi September 4, 15:27

      Ti dukesh qe ke dashuri per Enver Hoxhen por nuk eshte vendi i duhur per ta treguar. Enver Hoxha eshte strumbullari qe vazhdojne kelyshet e tij te mbajne peng pronarin e vertet.

      Gjyshi im punoi ne USA dhe Australi me djerse dhe soli hajbet me flori. Zogu i vodhi shumicen e florinjeve bashke me toptanet me LEkun e fashem qe u be per te fshire bythen. Kurse Enveri i vodhi token me reformen agrarare dhe internoi. Tani edhe se ligji e ndalon teresisht dike te marrin prona bazuar me dukomentat e reforms agrare perseri kelyshet e Enverit me gjykatesit qe erdhen nga malet vazhdojne te na mbajne peng pasurine qe kemi te drejte me ligjet e sotshme.

      Ku mund ta gjeje une te drejten mos duhet te vrase pinjollin qe me mban peng pasurine mos duhet te vrase gjykatesit qe tallin bythen apo presidentet me rradhe qe nuk bene asgje pavarsisht se ju drejtova te gjitheve????

      Ku duket paburreria ime dhe cfare duhet te bej une simbas teje qe te marr ate qe me takon me ligj???

      Kush ishte tradhetar gjyshi ime qe i ra bretku ne kurbet dhe ja vodhen qelbesirat ne Shqiperi pasurine????

      Shko mer ti bashke me Enverin futu atje ne varr bashke me te meqe paske kaq dashuri.

      Reply to this comment
  15. Oshaf September 4, 15:21

    Ne boten perendimore Drejtesia eshte e pamvarur nga politika ,kurse drejtesia eshte e mvarur koke e kembe nga ligji …..Me keqeardhje ne shqiperi , tek ne ,eshte e kunderta.. Vetem rrevolucioni i pa ndikuar nga ndonje force politike e ve ne binare Drejtesine, e si rrjedhoje shqiperine ….Rrespekt per shkruesen e kesaj teme , qe eshte aq akute per shqiperine tone , te rrezuar per dhe..

    Reply to this comment
  16. arber September 4, 15:21

    Sa familje jane victim e gjykates se larte me vendimin 401.Gjykatat funksjonojne ne baze te korrupsjonit. Qeveria e re per 2 vjet nuk ka marr asnje mase dhe nuk ka asnje ndryshim nga ish qeveria Berisha.

    Reply to this comment
  17. eri September 4, 15:26

    PROKURORIA, GJYKATA , AVKATET NE SHQIPERI JANE PUSHTETI ME KRIMNAL ,I KRIMINALIZUAR DERI NE QELIZEN E FUNDIT.Ne dosjet e ketyre prokurorve dhe gjykatsve 24 vjeçare jan te kyuçr, mbyllur ,falsifikuar ,prova me krime te perbindeshme makabre,gjakatare,nga marrja e jetes qytetarve shqiptar vrasjet e figurave te biznesit,politikes ,te popullit thjeshte ,vajza dhe djem te rije qe sot kalben nga falsifikimi dhe ndrrimi I provave u ka mbi bari,kjo drejtesi , hetuesi ,prokurori,gjykata jan vetem nje organizat me emrin MAFJE ,Kurre nuk jep drejtesi te gjitha çeshtjet e politikanve dhe kriminelve qe paguajn para per gjepat e gjyqesorit ,mbyllen ne kasafort te krimit .Flitet se do bejne rkeforme ,kjo eshte vetem nje falsitet i turpshem,keshtu do terhiqet zvarre ky popull nga kjo organizat kriminale me organizim te persosur qe dhunon dhe shkel te drejtat e qytetarve neper gjykata si rasti I ketij çiftit per te marre pronen e tyre ju duhet te sakatohen dhe te çmenden duke u hedhur nga lartesite,kur keta jane ne prag vdekje po kerkojne pa marra pronen. Kjo eshte fytyra e zymte e ketyre borgjezve te rije shqiptar,qe po na vrasin perdite.Kaqe shume njerez kan vrare keta prokuror dhe gjyqtar sa per 24 ase lufta nuk do ti shkaktonte kaq viktima,te vdekur dhe te gjalle te sakatosur si rasti ne fjal.Turp per kete klase politike qe na katandisi ne kete gjendje kriminale te zeze .Politika mban peng gjyqesorin. GJallesa sadiste zoti moret hak mbi ju.############

    Reply to this comment
  18. Shahisti September 4, 15:48

    Les Walesa, kur e pyeten rreth shtetezimit te prones dhe rikthimit te saj te zoteve u pergjegj: “Kur behet shtetezimi eshte si te kesh ca peshq qe i grin e te besh nje supe me ta. Rikthimi eshte si te nxjerresh peshqit nga supa” per te nenvizuar se sa i veshtire do te ishte rikthimi i pronave dhe fatkeqesisht paska pasur shume te drejte.

    Reply to this comment
  19. arbi September 4, 15:59

    @ Shahisti, ne kete rast gjykata e larte pezullon ekzekutimin e permbarimit. Menje flale nuk ka drejtesi ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  20. Monika Kryezeza September 4, 16:01

    PO MERO BAZET ,FEVZINJTE E ARVIZINJTE 25 VJET ME SE JANE MARRE,U KANE BERE MASAZH KOQEVE TE ‘BURRAVE TE SHTETIT’,KOQEVE TER KA.LIT TE XENIT E LESHIT TE MACEVE TE SADIJES E XHOANES APO BYTHES SE ERMINES———PERKEDHELUR E BERE REKLAME KRRIMINELAVE???????

    Reply to this comment
  21. tomsojeri September 4, 16:58

    Ky shkrim esht pasqyr e nje vendi ku per fat te keq na ra te jetojm ! Ky vend esht pjell e njerezve me te ligj e me te poshter qe mundet te nxjer nje komb nga “barku” i tij ! ESHT NJE TREGIM REAL I MJERIMIT TE MADH ,I KRIMIT TE MADH ,I CINIZMIT TE MADH ku drejtesia jo vetem mungon, por esht ftyra cnjerzore e eger, vrasese e pameshirshme qe dhe vet Djalli do e kish zili! Flet per shqiptar qe jetojn ne Shqiperi e jo ne xhunglen e thell te Amazones ku akoma mundet te ket kanibal qe han mish njeriu ! Cfar duhet te lexojm me shum qe te kuptojm se cilet jemi ,qe te kuptojm sa te dhunuar e poshteruar jemi, nga nje kast banditesh politikan qe na kan cnderuar deri ne palc !Dua te pyes me kte rast dike qe i ka mbetur pak gjak i kuq: -Si e ndjen veten kur lexon kte realitet ne vendin ku ai jeton ,ku voton e ku kujton se do rris femijt e tij?????? Si mundet te shpresosh se ne kte vend ka vend per njerez qe kan trasheguar nje arsim ??? Si mundet te hecesh mbi germadha duke soditur mrekullit ku jetojn sheiket e politikes ???? SI kemi ren kaq posht ose paskemi qen te till e nuk e dinim ????Dita, te falenderoj per inisiatien, kurajon e mundimin qe mer te na tregosh ku jetojm ,ku hecim e ky turp i madh nuk na nxjer aspak ne nga pergjegjsia ! Jemi bashkfajtor ,sepse jemi indiferent ,sepse nuk e duam njeri tjetrin e kur na vjen ne der e keqja e kemi me te leht te hidhemi nga kati i tret se te kerkojm solidaritet i cili mungon ! Shikoni banditet si bejn pazare e si duan me cdo kusht te mos ju hiki ky pushtet, i perlyer me krim e mekatet e Ferrit te Dantes!Shikon si ne mjeranet marim ruget e mergimit e presim te na meshirojn gjermanet ,tani pas 30 vjet “demokraci”! Kush do e shpetoj kte vend ?Kot genjehemi ! Sa koh nuk ka ndeshkim ,ka kompromis e pazar per akoma poshterim me te madh ! Dy rug ka : O hikim te gjith nga ky vend e ti lem banditet vetem te han njeri tjetrin o te cohemi e ti ham ne ata ! Po kjo do prijes ,do dashuri per popull e komb, qe te kthehet besimi dhe interesi per ate qe quhet ATDHE ……….

    Reply to this comment
  22. C September 4, 17:01

    o tarras

    nuk kam pare pronar toke si puna jote qe rri si burrec neper forume on line…

    sa per enver hoxhen e urrej me pak se berisha,nano,zogu dhe esat pashe toptan leshin dhe hordhine e bejlereve turkoshake .

    shiko sa te dhjere jeni:

    analizo cafre ndodhi midis godines se ish pd dhe shqupit..midis karaosmanve dhe toptaneve qe kishin bedelat e tyre nje presidentin nishani dhe tjetri kryeqelbesiren berishe

    ne kete rast keto pronare u shiten te mafja e pd..dhe po te kujtoj betejen mdis blendi fejziut dhe skardiljat konomit…

    Pronarët e truallit

    Vendimi i qeverisë për zhvendosjen e selisë së Partisë Demokratike në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë ka sjellë në Tiranë një nga pasardhësit e familjes së njohur tiranase, Eduart Toptani. Në një intervistë të dhënë dje për “Top Channel”, duke mbajtur në dorë certifikatën e pronësisë, ai thotë se është njëri prej dy pronarëve të truallit, ku qeveria përmes një vendimi ia kaloi në përdorim PD-së për seli. Sipas tij, Komisioni i Kthimit të Pronave, përmes këtij vendimi të vitit 1996 dhe një tjetri në 2004-n, ia ka njohur pronësinë e këtij trualli familjes së tij, por që nuk ka mundur ta marrë për shkak se ajo ka rezultuar në inventarin e pronave të ushtrisë. Me shkëputjen e saj nga Ministria e Mbrojtjes, lajm të cilin ai thotë se nuk i është komunikuar, por e ka mësuar nga miqtë e tij në Tiranë, Eduart Toptani thotë se si pronar i ligjshëm gëzon të drejtën e rimarrjes së pronës. “Unë jam Eduard Toptani. Jam avokat në Nju Jork dhe qytetar amerikan. Sapo mësova që qeveria shqiptare vendosi transferimin e Shtëpisë së Ushtarakëve për Ministrinë e Brendshme, e cila do t’ia japë Partisë Demokratike. Erdha menjëherë pasi si shumë familje të persekutuara gjatë regjimit komunist, familjes sime i janë sekuestruar pronat. Për sa i përket Shtëpisë së Oficerëve, kjo pronë është njohur tashmë si pronë që i përket familjes sime”, deklaroi Toptani. Ndër të tjera, Toptani akuzon qeverinë për mosrespektim të së drejtës ligjore për pronën e tij. “Komisioni i Kthimit të Pronave na e ka kthyer këtë pronë dhe dy pjesë të mëdha të kësaj prone janë tashmë të regjistruara dhe të hipotekuara në emrin tonë. Kjo pronë është jo vetëm e familjes sonë, por tashmë edhe e njohur ligjërisht si pronarë të saj. Unë nuk e kam fare idenë se përse qeveria nuk na e ka kthyer ne këtë pronë, por kërkon t’ia japë Partisë Demokratike. Sipas ligjit shqiptar, kjo pronë duhet të na kthehet ne dhe për godinën ne kemi të drejtën e parablerjes si pronarë të ligjshëm. Nuk e kuptoj se përse qeveria nuk e respekton të drejtën ligjore mbi pronën”, akuzoi Toptani në fjalën e tij.

    Paralajmërimi

    Me profesion avokat dhe njohës i ligjeve shqiptare, pronari i truallit të njohur si Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, Eduart Toptani thotë se do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë për rimarrjen e pronës së tij dhe do të informojë ambasadën e SHBA-së. “Unë po shikoj të gjitha hapat ligjorë që mund të ndërmarrë. Do të informoj ambasadën amerikane për këtë çështje, si dhe ambasadën e Bashkimit Europian. Sigurisht, që do të ndërmarrim hapa për të mbrojtur interesin e familjes sonë. Ashtu si shumë familje të tjera të persekutuara ne po kërkojmë vetëm të drejtën tonë dhe i kërkoj qeverisë shqiptare të zbatojë ligjin dhe të mbajë premtimin që u ka bërë familjeve të persekutuara se do t’u kthejë pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Kanë kaluar 20 vjet dhe tashmë kemi pritur shumë”, deklaroi dje Eduart LESH Toptani.

    PSE E SHTI BYTHEN TE TURKU DHE TE SALIQENI KY TOPTANI JUAJ…PRAPE ENEVRI TA KA FAJIN…

    DIL PREJ FERRE PRONAR LESHI….KA BERE MIRE TARRASI QE TA RRASI O TARAS..SE GJITHE JETEN RRINI PAS FERRAVE

    Reply to this comment
  23. ILIR META ISHTE IDIOT DHE I TILLE DO NGELET...POR PLOT ME LEKE September 4, 17:19

    po te themi qe luftuam per nje jete me te mire …dhe e meritojme ..do na duket vetja si veteranet e luftes…qe edhe per nje burse universiteti…..tundnin biografine…por e verteta eshte e hidhur…kalimi na kapitalizem ..nga feudalizmo-socializmi tribal…duhej te behej dhe te fillohej nga prona nga prona private…..se shqiptari dihet qe edhe ne 50 vjecarin e komunizmit ..i runte tapite ne sunduqe…nga kjo duhej te niste..por snisi keshtu…sepse ata qe moren fuqine ne dore mbas 91…shkatarruan me keq se enver hoxha ..pronen private..enveri e la pa zot…kurse keta te sotmit e gllaberuan per vete…u bone te gjithe milioner ne kurriz te atyre qe kishin prona…bir selman i nenes cte te qaj me pare…keto 25 vjet ..kane bere me shume deme ne shqiperi sesa cdo periudhe tjeter historike!!!

    Reply to this comment
  24. C September 4, 19:00

    o tarasi

    keshtu si po veproni ju do ju gjeje si puna e cameve me Camerine..

    nuk kerkohet prona e babait duke bere cicen (urinen) neper forume

    300 vjet perpara hasan zyko ta ka treguar sekretin

    Mbreti q’urdhëron dynjanë,
    që ka vënë taraphanë
    e i presënë paranë,
    ia di kimenë parasë.

    Poeti nuk kursen as autoritetet më të larta të fesë. Me sarkazëm të guximshëm ai zbulon se prapa shenjtërisë së tyre të shtirur fshihet një shpirt i pangopur fitimi, që i shtyn të bëjnë padrejtësi më të mëdha; e kanë ujdisur me djallin, siç shprehet poeti.

    Thelbii satirizues e demaskues zgjerohet edhe më tej, kur poeti zbulon se në atë shoqëri të shthurrur nuk ekzistonte as drejtësia më e vogël, se njerëzit e ligjit, kadilerët, e shtrembëronin këtë në mënyrën më të paturpshme, vetëm për të shtënë në dorë sa më shumë para.

    Kadiu, t’i rrëfesh paranë,
    ters e vërtit sherihanë,
    për para ç’e shet t’anë,
    ia di kimenë parasë.

    o tasi..asgje nuk ka ndryshuar qe atehere…kush ka parane ka fuqine…nuk eshte faji im qe qenke kothere….ndoshat ndonje bedel i shqupit

    Reply to this comment
  25. shqiptar sharri. September 4, 19:19

    Roft demokracia,roft liria,roft sallamadia,rroft borgjezia,rroft zamallahija,rroft lavireria,rroft salia rroft lulzia,rroft tossia,rroft iiliria,roft fatmiria,rroft pollonia,rroft bodeia,rroft imamia,rroft cregullia,rroft huligania,rroft hajdutria,rroft matrapazia,rroft kirvria,rroft zeni,rroft gita,roft rama,roft nishani,rroft zaganjora,rroft llalla,rroft e kush nuk rroft,por nji popull si ne qe jemi ma mir te mos rrojme.Po,kta pasken pasur fatin e keq,pra edhe nga familje e nderuar,po thoni ne shkrim,qe paskan bere dhe abetaren,por jaqe edhe ne regjimin e borgjezis dhe te diktatures pasken qen te deskriminuar kjo eshte per te ardhur keq,pra cfar fatzez pasken qen??!!!!Po,tani pytja linde se per cfar sistemi kta pasken jetue dhe punue apo veprua qe nuk pasken qen mir apo te mir per tedy sistemet e kaluara,por tani dhe per kete sitem te hajdutve nuk pasken qen te dej!!Me,vjen shum keq per kta vella e moter,por skam munsi me ju ndihmue se as vet nuk i kam punet ma mir.Prandaj me ironi ne fillim e fillova,me RROFT KJO E RROFTE AJO,jo se dua te rrnoin ato gjera qe kam shkrue po nga marzia i kam thene te gjitha.ZOTI J DHASHT FOREN KTYRE VLLA E MOTER.

    Reply to this comment
  26. LOVE September 4, 19:28

    Kafshate qe s’kaperdihet asht or vella mjerimi
    kafshte qe te mbet ne fyt e te ze trishtimi
    kur shef fytyra te zbehta e sy t’jeshilta
    qe te shikojne si hije dhe shtrijne duart e mpita
    edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
    TE TANE JETEN E VET DERISA TE VDESIN

    MJERIMI NUK DON MESHIRE POR DON VETEM TE DREJTE
    MESHIRE ? BIJE BASTARDE E ETERVE DINAKE ….

    mos ma shqetesoni Xhin Xhonin dhe shpuren e farizenjve te Gjykates
    po “persekutohen’ padrejtesisht ,kane 25 vjet qe po “persekutohen” nga TE MJERET !

    Reply to this comment
    • Sallakja September 5, 10:52

      Po,po Migjenin, gjithe jeten Migjenin.
      Deshe capitalizem ? Ja ku e ke. Fryu, kenaqu,
      hidhu perpjete nga ekzaltimi, e ke aty perpara
      syve, tutto intero, spettacolo, e non rompere i
      coglioni.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*