Shihni videon e atentatit në Tiranë: 4 të rinj në kërkim

August 4, 2017 15:18

Shihni videon e atentatit në Tiranë: 4 të rinj në kërkim

 

Ora News siguron pamje të atentatit ndaj 24-vjeçarit Lorenc Hoxha ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”.

Videoja mban datën 3 gusht 2017 dhe në ekran është shënuar ora 19: 51 minuta.

Policia është njoftuar në 19:55 për ngjarjen

Në një moment nga një makinë e zezë, tip fuoristradë zbresin dy të rinj, njëri i veshur me të bardhë dhe pantallona të shkurtra (xhinse), ndërsa personi tjetër është i veshur me pantallona të zeza dhe të gjata.

Pasi dalin nga makina ata drejtohen pranë kryqëzimit, ku duket se duhet të jetë një makinë.

Pas disa sekondash dëgjohet një e shtënë.

Më pas makina e zezë merr rrugën për nga rruga “Sulejman Delvina”.

Sipas dëshmitarëve, 24-vjeçari nga Bulqiza është plagosur në shpatull dhe në pamundësi për të drejtuar automjetin është përplasur me një nga shtyllat e kësaj rruge.

Automjeti ka përfunduar në hyrje të pallatit.

Në kërkim katër të rinj

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 4 persona për atentatin ndaj 25-vjeçarit Lorenc Hoxha në “Komunën e Parisit”, mbrëmjen e së enjtes.

Sipas hetimeve, autorët e moshës nga 23 deri 27 vjeç lëviznin me një automjet BMW X5 dhe kanë tentuar që në bashkëpunim të vrasin më armë zjarri dy të rinjtë e tjerë që lëviznin me mjetin Mercedes Benz. Sipas burimeve, ngjarja e ka zanafillën tek një sherr banal që të rinjtë, shumica prej të cilëve nga Bulqiza, por me banim në Tiranë, janë përfshirë disa ditë më parë.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia zhvilloi disa kontrolle në orët e para të së premtes, në disa lokale ku dyshohej se ishin fshehur autorët pas ngjarjes.

Nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve autorët duken teksa ndjekin Mercedesin e bardhë dhe qëllojnë në lëvizje e sipër, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve.

Edhe i plagosuri Hoxha, i cili drejtonte mjetin, ka bërë manovra të rrezikshme duke braktisur mjetin pas plumbit që mori në shpatull.

August 4, 2017 15:18
Komento

1 Koment

  1. ??? August 4, 16:45

    Kafshollogji 101

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*