Mediat turke për Met Kananin: Vëzhgonte drogën nga një majë kodre

March 22, 2018 17:37

Mediat turke për Met Kananin: Vëzhgonte drogën nga një majë kodre

Media turke i ka dhënë hapësirë të gjerë shkatërrimit të bandës ndërkombëtare të trafikimit të drogës, drejtuar nga baroni Met Kanani, me pseudonimin “Met shqiptari”.

Sipas një lajmi të gazetarit Cetin Aydin në të përditshmen “Hurriyet”, ekipet e Drejtorisë së Anti-trafikut në Stamboll kishin pikasur disa njerëz të Met Kananit në Turqi dhe kishin nisur ndjekjen e tyre.

Si pasojë e një hetimi të shtrirë në 6 muaj u pa se grupi përdorte brigjet e Bodrumit për trafikimin e drogës. Gjatë hetimit u zbulua se në Turqi do të mbërrinte edhe vetë baroni shqiptar i drogës, Met Kanani. Policia e Stambollit kërkoi menjëherë mbështetje edhe nga Policia e Provincës së Mulas, ndërsa u njoftua edhe Policia Shqiptare.

Me mbërritjen e Met Kananit në Bodrum, policia nisi ndjekjen e tij nga afër.

Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në Brigjet e Mulas, nga maja e një kodre. Por baroni shqiptar nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Çeta e tij përdorte si depo një adresë në Milas të Mulas, e cila përdorej edhe për magazinimin e ujit. Me të provuar vend-magazinimin e drogës, policia vendosi të niste operacionin për arrestimin e trafikantëve.

Sipas “Hurriyet”, policia bastisi depon në orën 02:30 të mëngjesit të së martës. Në depo u arrestua “Met shqiptari” dhe 6 njerëz të tij, si dhe u sekuestruan 1.1 ton kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro.

Ndërsa në valën e dytë të operacionit të zhvilluar të enjten me pjesëmarrjen 250 policëve u arrestuan edhe 4 të tjerë.

“Hurriyet” dhe “Yeni Safak” raportojnë se 4 prej të arrestuarve ishin shqiptarë, ndërsa kombësia e 7 trafikantëve të tjerë nuk bëhet e ditur. Sipas informacioneve të policisë turke, kanabisi do të bëhej gati për treg dhe do të transportohej drejt Stambollit për shitje, shkruan tv klan.

“Hurriyet” raporton se ndaj Met Kananit, më 29 Nëntor të vitit të shkuar kishte kryer një operacion edhe policia greke.

Në operacionin gjatë të cilit u përdorën edhe helikopterët, për ndjekjen e gomones me kanabis nga ajri, pati shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë. Pasi u mbaroi benzina, trafikantët u dorëzuan dhe policia greke sekuestroi 1.3 tonë kanabis, megjithatë grekët nuk arritën të kapin ‘kokën’ e grupit, Met Kananin.

Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës. Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

Me këtë operacion, media turke raporton se është goditur rëndë rruga ballkanike e trafikimit të drogës, si dhe e kanabisit që prodhohet në Shqipëri.

o.j/dita

March 22, 2018 17:37
Komento

5 Komente

  1. Amerikani March 22, 19:12

    Ça thoni ore? Edhe vet Met Kanani ishte aty eee? Po veshtronte Stambollin??

    Reply to this comment
  2. Xhaxhi Ariu March 22, 20:45

    Nuk eshte Met Kanani koka. Ai do paguaj haraçet e te tjereve. Po goditet hallka e pare e lidhjeve te politikes me krimin.

    Reply to this comment
  3. ka per te te tere March 22, 20:47

    Met Kanan Tafili… Stambolli digjej Met k…. krihej ne koder.
    E paska keq punen Kanani, paskan per t’ja hapur sumen jeniceret, se e ka trashur shume.

    Reply to this comment
  4. Fierakja March 23, 11:14

    Meti eshte nuk me Fatmir medium dhe ka first tenders bashke me loco kokdhimen

    Reply to this comment
  5. Arben March 23, 13:02

    Ja ka marre doren Meti, ka bere “pasuniversitare”

    ne Kolumbi, Meksike dhe Shba.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*