Shijak, pinë aksidentalisht pesticide, helmohen 3 fëmijë

July 11, 2014 08:59

Shijak, pinë aksidentalisht pesticide, helmohen 3 fëmijë

Tre fëmijë të mitur, mes tyre vëlla dhe motër, mbetën të helmuar dhe u dërguan me urgjencë për në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Fllakë të komunës Katund i Ri i Shijakut. Familjarët gjetën të miturit me shenja helmimi dhe i nisën për në spital. Policia tha se ata janë vetëhelmuar, pasi gabimisht kanë konsumuar nga një bidon tretësire pesticidesh, duke menduar se ishte ujë. Fëmijët L. L., 7 vjeç, I. Ç., 7 vjeç dhe A. Ç., 3 vjeçe, ndodhen në spital pa rrezik jete.

July 11, 2014 08:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*