“SHIK-u trafikoi karburantin për avionët e Millosheviçit në 1996”

Redaksia Online April 14, 2013 09:44

“SHIK-u trafikoi karburantin për avionët e Millosheviçit në 1996”

Një vit më parë, Urim Gjata ishte njeriu që denoncoi korrupsionin e frikshëm në Dogana. Por në vend që të merrte përgjigje për akuzat që hidhte për persona dhe ngjarje konkrete, ai u kërcënua me jetë. Pas shumë peripecish arriti të largohej nga Pogradeci, duke lënë pas familjen dhe tashmë ndodhet në Suedi, si azilant politik. Në një intervistë për “Shekullin”, Gjata tregon  një nga qindra episodet e abuzimeve të administratës së PD-së, atë të kontrabandës së karburanteve, pikërisht me vajgurin që përdorej nga avionët e ushtrisë serbe të përfshirë në konfliktet në Ish-Jugosllavi në vitet ’90.

“Unë mund t’ju rrëfej njërin nga episodet, që besoj se e ilustron shumë mirë. Ka qenë pranvera e vitit 1996 rreth muajit maj-qershor. Botet me vajgur special për avionët, ose ndryshe kerazina vinin çdo javë nga 7-8 me itinerar. Ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë, futeshin në Qafe-Thanë drejt Shqipërisë për të përfunduar në Serbi. Kjo rrugë kishte kohë që bëhej. Këto bote kishin drejtues bullgarë, por që flisnin mirë dhe greqisht, gjuhën me të cilën jemi marrë vesh në doganë. Shoqëroheshin nga një shqipfolës nga Maqedonia, i cili ishte me një sy dhe prej doganës merreshin nga një tjetër person, që i shoqëronte me disa vetura drejt vendit ku do shkonin nga një person tjetër me shumë influencë në Shqipëri me emrin Esat. Kalimi i boteve mbahej i fshehur sidomos nga gazetarët e gazetës “Koha Jonë”, që vinin shpesh në Qafë-Thanë në mënyrë të fshehur. Ne pasi e pamë që diçka nuk shkonte mirë me transportin e kerazinës, vumë në dijeni drejtorin e divizionit të policisë doganore Korçë në atë kohë, Arben Doçi. Brenda javës, grupet tona arritën të ndalojnë dhe bllokojnë në aksin nacional Qafë- Thanë, pasi kishin dalë nga dogana 6 bote, ndërsa 5 të tjera, pasi u lajmëruan nuk u futën në territorin doganor shqiptar, duke qëndruar në zonën neutrale dhe u kthyen mbrapsht në Maqedoni. Ishte mesnatë kur ne i bllokuam në aksin e Qafë-Thanës së bashku me drejtorin tonë, Arben Doçi, dhe drejtuesit Asan Dyrmishi (ish-kryetar i policisë financiare Pogradec), që ishte një nga përgjegjësit tanë. Mbas disa orësh bllokimi, në aksin rrugor botet u bllokuan dhe u nisën të shoqëruar nga ne në drejtim të Pogradecit duke, iu marrë dokumentacionin e mallit dhe pasaportat e shoferëve bullgarë. Në Pogradec, në lojë u fut menjëherë SHIK-u i Tiranës dhe veçanërisht i qarkut Korçë, duke na marrë dokumentacionin në kundërshtim me ligjin, ndërsa mjetet i çuan jo në parkingun e doganës Pogradec, por në zonën e vilave qeveritare, brenda Gardës”, shprehet ai.

Redaksia Online April 14, 2013 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim