Shiko Hënën! (Lirikë)

November 8, 2018 12:00

Shiko Hënën! (Lirikë)

Hëna ndriçon si një pasqyrë,
vetëm flori edhe argjend,
sonte s’e kam aspak vështirë,
të shoh atje portretin tënd!

Sa më magjeps pasqyrë e Hënës,
që gjithë Planetin pasqyron,
po sot në çdo tik-tak të zëmrës,
veç emri yt më tingëllon!

Koha trokon-po unë kam mbetur,
një romantik nga të qëmotit,
ndaj tek kjo Hënë sonte jam tretur,
si kripë e bardhë në pikë të lotit!

Shiko sot Hënën pambarim,
mund ta kundrosh ti nga çdo vënd,
që nga Ajo-portreti im,
do të shkëlqejë në syrin tënd!

Në zëmrën tënde ëmbëlsisht,
ta ndjesh magjinë edhe këngën,
hape dritaren qetësisht,
vetëm ngri sytë e shiko Hënën!

Mund të të kapi pak trishtim,
po jo trishtim si për një hall,
një i pafundmë mallëngjim,
sepse trishtim të sjell çdo mall!

Veç një sekondë ta shikosh,
gjithë natën sytë s’do t’ja ndash,
edhe aspak s’do ta kuptosh,
se si nga malli do të qash!

Mua gjithmonë në këto netë,
më turbullon Hëna e Plotë,
s’e kam kuptuar kurrë as vetë,
pse sytë më mbushen plot me lotë!

Një lot i ëmbël që më shlodh,
kur dot s’e ndaj jetën me ëndrrën,
ndaj moj e dashur mos u lodh,
kur ndihesh vetëm-shiko Hënën!

Hënën e Plotë-magji e netëve,
e dua në pafundësi,
se dhe tani pas dyzet vjetëve,
kur shikoj Hënën të shoh Ty!

Robër të saja neve mbetëm,
po më të mirë fatin s’e dua,
ndaj shiko Hënën kur je vetëm,
se do shikosh aty dhe mua!

A.DUKA

November 8, 2018 12:00
Komento

8 Komente

  1. "BOHOTINA" November 8, 12:35

    Ata kritizeret e semure te poetit me lirik qe kemi, pas kesaj poezie le te cirren kunder tij duke e quajtur: demode, rapsod, e ku di une c’ i thone.

    Reply to this comment
  2. MH November 8, 14:16

    Njerezit e pa vlere e pa aftesi e le ma pa kurrfare talentit mundohen ti kundervihen madheshtorit qe e paqim per jete te jeteve te na mbushin me krijmtari te larmishme sa te shumta aq edhe shume ma te bukura duke na kenaqe e gezue shprtin dhe zemren.Ato qe qirren qirravecet jane qirravec e keshtu do shuen si te mos kishin lindur mbi kete toke sepse nuk lane asgja qe te kujtohen pozitivisht pervec te qirrurava me epidemi semundje teper te manget mendore,shterperore.

    Reply to this comment
  3. Fatmiri November 8, 20:31

    TI POET PENEARTI,
    MOS KURSE VARGJET NAZIKE!
    SHIKO HENEN SAPO DEL,
    SHKRUAJ PER TE VAEGJE LIRIKE,
    VARGJE YJE PAMBARIM;
    PASTAJ DIL NE ATE BREG,
    NGA KU DETI DALLGEZON.
    DHE ME TEJ PASQYRON HENEN,
    UJI I QETE NE NJI LIQEN.
    DRIT E SAJ PORSI ARGJEND,
    SJELL NDERMEND DY SY TE ZJARRTE
    DY SY YJE FLAK E ZJARR,
    DY SY ZJAARR QE PERVELOJNE,
    SI MAJE SHTIZE ATA CPOJNE1

    Reply to this comment
  4. Fatmiri November 8, 20:38

    PERSHENDETJE LIRIKU I PASHTERSHEM ;DUKA ! TI POET PENEARTI,
    MOS KURSE VARGJET NAZIKE!
    SHIKO HENEN SAPO DEL,
    SHKRUAJ PER TE VAEGJE LIRIKE,
    VARGJE YJE PAMBARIM;
    PASTAJ DIL NE ATE BREG,
    NGA KU DETI DALLGEZON.
    DHE ME TEJ PASQYRON HENEN,
    UJI I QETE NE NJI LIQEN.
    DRIT E SAJ PORSI ARGJEND,
    SJELL NDERMEND DY SY TE ZJARRTE
    DY SY YJE FLAK E ZJARR,
    DY SY ZJAARR QE PERVELOJNE,
    SI MAJE SHTIZE ATA CPOJNE!
    TE PERGEZOI PER FRYMEZIMIN TEND “DJALOSHAR”,POR ATE PERVOJE TE BUKUR QE PERCJELL PERCILINDO QE TE LEXON!
    fATMIR XHAMALLATI

    Reply to this comment
  5. Fatmiri November 8, 20:42

    PERSHENDETJE LIRIKU I PASHTERSHEM ;DUKA ! TI POET PENEARTI,
    MOS KURSE VARGJET NAZIKE!
    SHIKO HENEN SAPO DEL,
    SHKRUAJ PER TE VAEGJE LIRIKE,
    VARGJE YJE PAMBARIM;
    PASTAJ DIL NE ATE BREG,
    NGA KU DETI DALLGEZON.
    DHE ME TEJ PASQYRON HENEN,
    UJI I QETE NE NJI LIQEN.
    DRIT E SAJ PORSI ARGJEND,
    SJELL NDERMEND DY SY TE ZJARRTE
    DY SY YJE FLAK E ZJARR,
    DY SY ZJAARR QE PERVELOJNE,
    SI MAJE SHTIZE ATA CPOJNE!
    TE PERGEZOI PER FRYMEZIMIN TEND “DJALOSHAR”,POR EDHE ATE PERVOJE TE BUKUR QE PERCJELL PERCILINDO QE TE LEXON!
    FATMIR XHAMALLATI

    Reply to this comment
  6. Onkezmi November 9, 03:25

    Pa mundim do te thoja se ka lindur Esenini i ri ne Shqiperi.Lexoje Esenin rus,por me shume tash kam prane esenin shqiptar,lirikun e pavdekshem A.Duka.Levroje me shume liriken se atje edhe ne shikojme syte e tu.Nuk e ke gabim qe ironizon dhe mbron politiken,por lirika tende ja kalon dhe Poradecit…

    Reply to this comment
  7. Lexusi November 10, 11:58

    I pa Vdekshim Agron Duka : rrespekte rrespekte dhe mirnjoje pa fund per poezin tende te mrekullushme , jeni Homeri SHqiptar , kte ta them megjith zemer , i lexoj me emocion poezit e tua , do kisha shum deshir ti permblidhje te tera poezit e tua ne nje liber te vetem , do ta blija pa pyetur per çmim , jeni krenaria e penes SHqiptare , rrespekte rrespekte dhe nje falimderit nga zmra per poezit e tua brilante , jeni dhurat nga zoti per kte vend te drobitur.

    Reply to this comment
  8. Pranvera Duka November 12, 16:30

    Me respekt ,per ju dua tju them si bashkeshortja e poetit ,qe Arbeni ,ka me shume se 20 vellime me poezi lirike ,te permbledhura me te bukurat ,sidomos tek vellimi Gjiri i virgjreshes ,Syte e Pranveres ,Arome vajze ,dhe se fundmi tek libri Si Mona Liza Ne librari nuk ka besoj se jane shitur Jemi ne pritje te vellimit te fundit qe do te botohet tani Me respekt per ju

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*