Shikoni brenda vetes!

September 13, 2017 09:38

Shikoni brenda vetes!

 

Duhet brënda vetes tuaj,
të shikoni që të tërë,
të kujtoni një nga një,
mëkatet që kini bërë!

Brënda vetes të shikoni,
si film-kohën e kaluar,
dhe një nga një të kujtoni,
njerëzit që kini lënduar!

Të shikoni brënda vetes,
se asgjë s’kini harruar,
të kujtoni ata njerëz,
që ju kini tradhëtuar!

Të shikoni brënda vetes,
ato që s’kini rrëfyer,
të kujtoni një nga një,
njerëzit që kini gënjyer!

Të shikoni brënda vetes,
në skutën më të harruar,
kujtoni kë kini vjedhur,
edhe kë kini mashtruar!

Të shikoni brënda vetes,
si të shkruar në një letër,
se ç’pisllëqe kini bërë,
veç për ca para më tepër!

Të shikoni brënda vetes,
edhe kurrë mos fletshi gjumë,
ç’kurvërira kini bërë,
veç për pak pushtet më shumë!

Të shikoni brënda vetes,
sidomos ju më të vjetrit,
se sa plane kini bërë,
për të bërë gropën e tjetrit!

Të shikoni brënda vetes,
pastaj shikoni të tjerët,
njeriu në brëndësi,
është pusi më i errët!

Të shikoni brënda vetes,
babëzi-makutërinë,
se sa kini vrarë e shtypur,
për të shtuar pasurinë!

Të shikoni brënda vetes,
se si fle një egërsirë,
ju e zgjoni-e ushqeni,
pastaj bëni çdo mynxyrë!

Të shikoni brënda vetes,
edhe djallin më të zi,
atë që ju nxit pareshtur,
të bëni çdo poshtërsi!

Të shikoni brënda vetes,
errësirën e një nate,
si i zhytët në greminë,
dhe i nxitë mijëra fate!

Të shikoni brënda vetes,
po nuk janë të gjithë të zinj,
ka që s’rrisin brënda shpirtit,
nepërka dhe gjarpërinj!

Të shikoni brënda vetes,
nëpër skuta anë e kënd,
po nuk patë në këto skuta,
s’shihni dot në asnjë vënd!

Të shikoni brënda vetes,
po asnjë këtë s’e do,
njerëzit njohin Universin,
po veten e tyre jo!

Arben Duka

September 13, 2017 09:38
Komento

5 Komente

  1. O le leee veshi... September 13, 12:40

    Nje “Applaus” te forte,
    Per kete “shkulje veshi”,
    Amanet “vizionerin” poet,
    Se mos i thahet “persheshi” !

    Reply to this comment
  2. Mira September 13, 12:59

    Bravo poet mesazh i shkelqyer ky. Shume publkojne thenie te mencura dhe vehten e quajn engjell. Por cdo pastrim duhet filluar nga vetja..

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve. September 13, 18:17

    Mirnjohje o Duke vellai,
    pena jote drite u befte,
    qe te ndeshkoje te ligun,
    dhe Shqiperise t’i ndrite udhen…..

    Reply to this comment
  4. MH September 13, 19:17

    Jam kurioz te di nji krijimtari te dobet nga z.Arben Duka.
    Sa here qe e ndjek me ngjan frymezues i ri me plot vullnet,permbajtje dhe rrime.Dua te di sa xhepa ka ne kostum apo ne veshmbathjen e perditeshme.Se me cudit sikur i nxjerre te gatshme me stil fantastik ne pershtatje te rrealitetit te patundshem.
    Pershendetja dita tu baft njimije.

    Reply to this comment
  5. Arben September 13, 22:39

    SHOKE TE DITES,

    LESHONI KOMENTET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*