Shikoni çfarë mund t’ju ndodhë brenda pak minutave në Tiranë!

March 18, 2017 10:29

Shikoni çfarë mund t’ju ndodhë brenda pak minutave në Tiranë!

Me inaugurimin e qëndrës “Toptani” shtohen mundësitë për turizëm të tipit të ri në Tiranë – Turizëm Makbethian.

Përfytyroni: autobuzi me turistë e nis nga hotel Plaza me shoqëruesin që shpjegon: “Kjo është qendra Toptani. Esat Toptani u vra në 1920 në Paris”.

Pas 2 minutash: “Ky është sheshi Avni Rustemi. Avniu ishte ai tipi që vrau Esatin”.

Pas 5 minutash: “Ky është Bulevardi Zogu I. Ahmet Zogu ishte kushëri me Esatin dhe vrau Avniun për t’u hakmarrë”.

Pas 3 minutash: “Ky është sheshi Fan Noli. Fan Noli ishte prift, por kur Ahmet Zogu vrau Avniun, bëri revolucion dhe mori pushtetin. Ahmetin e dëbuan dhe e dënuan me vdekje në mungesë. Veçse Ahmeti u kthye pas gjashtë muajsh, mori pushtetin, u bë mbret dhe dënoi Fan Nolin me vdekje në mungesë. Fan Noli iu kthye punës së priftit.”

Pas 2 minutash: “Kjo është Piramida, muzeu i Enverit që mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq. Kjo histori vazhdoi 45 vjet”.

Kthen kokën nga ana tjetër: “Kjo është qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë. Këta i ranë shkurt. I shpallën Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin të gjithë heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik”.

Dhe kështu mbaron me happy-end historia e Shqipërisë së pavarur…

March 18, 2017 10:29
Komento

9 Komente

  1. biometri March 18, 11:29

    Fiks!
    Ç popull qe jemi!!!!

    Reply to this comment
    • xhoni March 20, 00:09

      nuk e di kush e ka bere kete artikull thjesht per kalim kohe.
      .
      sepse keni harruar dhe objekte fashizmit (edhe pse kane fryme perendimore) e keni dhe sopaten e Duces..

      sepse keni harruar sepse vetm ne kohen e enver hoxhes kishte shtet
      .
      sepse keni harruar qe sot ai vend quhet TERRITOR OSE REPUBLIKA PORNOAMBASADORIALE E SALBANISE.
      por po deshte per nje minut e keni ketu poshte
      KLIKO TEKIIMI
      .
      1…………… esat pash toptradhetaret
      Marrëveshja e tradhetarit Eset pash Toptani me Jovanoviçin nuk ishte veprimi i parë me të cilin Esat Toptani merrte nëpër këmbë interesat e shenjta të popullit shqiptar, të cilin nuk e deshi dhe nuk e vlerësoi kurrë, por e përdori vetëm për interesat e tij personale. Përmendet sidomos dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi në marsin e vitit 1913, pas vrasjes tinzare të komandantit të garnizonit të qytetit, Hasan Riza Pashës, me qëllim që të siguronte përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë si dhe për të marrë një shumë prej 600 000 franga, që iu dha nga malazezët. Ky veprim pasohet nga pazarllëku me qeverinë greke në shtatorin e vitit 1913, të cilën e njoftoi se ishte i gatshëm të vihej në dispozicion të saj. Kushti ishte që, kur të shpallej sundimtar i Shqipërisë, Greqia t’i jepte mbështetje diplomatike, asistencë në të holla dhe ndihmë ushtarake për rrëzimin e qeverisë së Vlorës. Në funksion të ndihmës ushtarake Esati do të merrej vesh me grekët për të përcaktuar kufijtë sipas vullnetit të tyre. Edhe qeveria serbe, hyri gjithashtu në traktativa me Esat Pashën. Sipas përfaqësuesit diplomatik serb në Sofje, M.Spalajkoviç, Esat Toptani duhet t’i ketë shprehur të njëjtën gatishmëri edhe Serbisë, të cilës i kërkoi që ta mbështeste për të rrëzuar qeverinë e Vlorës. Si shpërblim do të rregullonte në favor të Serbisë çështjen e daljes serbe në detin Adriatik

      2…………………… zogu kurves

      1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
      2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
      3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
      4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
      5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
      6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
      7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.
      8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
      9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit…….ect ect

      3’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’ fashizmi

      Kurora e Skënderbeut i dorëzohet nga Nastradin Verlaci mbretit xhuxhmaxhuxh Viktor Emanuelit

      Në datën 16 prill 1939, u zhvillua në Quirinale ceremonia e ofertës së kurorës.
      Në fjalën e tij Nastradin Vërlaci tha: “Vijmë tek ju madhëri, të dërguar prej popullit shqiptar që e ka shprehur vullnetin e tij me votën në Asamblenë Kushtetuese të mbledhur në Tiranë më 12 prill. Vijmë në emër të këtij populli që në një ofertë të njëzëshme i dhuron me devozion shpirtëror ma-dhërisë suaj kurorën e Shqipërisë. Ajo është e denjë për lavdinë tuaj sepse ka breruar kryet e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, i cili e valëviti flamurin e tij përbri flamujve të kombit italian. Me besimin në zemër se madhëria juaj do të pranojë këtë votë të njerëzve tanë, ju shprehim sot dëshminë dhe betimin për besnikërinë tonë dhe të të gjithë popullit nastradin shqiptar”.
      Mbreti u përgjigj: “Dë-shirojmë t’ju shprehim ndjenjat tona të mirënjohjes për mesazhin që ju na përcollët në emër të popullit nastradin shqiptar. Ne jemi të lumtur të mirëpresim votën e popullit tuaj trim e fisnik si dhe të pranojmë kurorën e Shqipërisë që ai na ofron, me të cilën lidhen kujtimi i lavdishëm i Skënderbeut.
      Që sot fatet e Shqipërisë do të jenë të pandashme nga ato të Italisë

      4‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’ nazismi

      Regjimenti 21 SS Skanderbegu Shqiptar ishte pjese e një Regjimenti SS gjerman si pjese perberese e “Forcave të Armatosura SS”,
      Regjiment malor(alpin) i krijuar nga shefi i Gestapos Heinrich Himler, zyrtarisht nen titullin ne gjermanisht 21.
      Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr. 1) ishte emëruar sipas emrit te Gjergj Kastrioti Skënderbeut,
      Regjimenti 21 SS Skanderbeg u krijua pas pushtimit nazist në Mbretërinë se Jugosllavisë në vitin 1941. Gjatë 1942 dhe 1943 si Wehrmahti ashtu dhe sherbimi sekret SS kërkuan nga shqiptaret e Kosoves qe të ruanin ligjin dhe rendin,si dhe te pengonin partizanet jugosllave si dhe kunder rezistences antifashiste shqiptare. Njesia ushatarake shqiptare u vu nën komandën e kryegjeneralit August Schmidthuber, te rekrutimit ne regjimente speciale SS. Njesia SS Skanderbeg Malor luftoi kundër forcave partizane të Enver Hoxhës që ishin në rritjen dhe konsolidimin e veprimet e tyre, si në Shqipëri dhe ne Jugosllavi

      5’’’’’’’’’’’’’’’’ terroristet
      Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra

      6””””””””””””””””spiunet
      Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste. Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Nastradin Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Nastradin Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht. ky nastradin

      sot shqiperia eshte
      1-shprehje gjeografike qe ruhet nga Nato
      2-merr fryme nga 1.4 miljon shqiptaret e perendimit
      3-eshte regjim ambasdorial qe nga koha e rajersonit
      4- eshte e pushtuar de fakto nga ushtria e drog-diller-ave
      5-ka nje popull sot qe i ka perfunduar shpelarja e trurit
      6-ka nje klase politike qe e ka lene pa pune Asfaline dhe ish UDB

      Reply to this comment
  2. intelektuali March 18, 11:43

    NUK ESHTE E VERTETE!

    Le te saktesojme percaktimet:

    Separi:

    Enver Hoxha ka afro 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit qe mbahet akoma zyrtarisht nga pushteti si HERO I POPULLIT DHE HERO I PUNES SOCIALISTE tituj qe jane ne fuqi me vendim te Kuvendit Popullor dhe nuk ka patur asnjehere dhe nuk ka aktualisht asnje indicie apo shenje nga politika jone kombetare, majtas apo djathtas per keto 30 vjet qe te kete pasur tentativa per t’i hequr keto tituj TURPI dhe REZILI te Shqypnise ne syte e Botes Demokratike, si ne ASNJE vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore. Perkundrazi me riardhjen e Partise se Punes ne pushtet, Edi Rama shpalli Rilindjen e enverizimit ne vendin tone dhe e u vetshpall ne Kuvend si PARTIZAN i Enverit. Piramida Famekeqe e Enverit ne mes te Tiranes u ndertua nga Ramiz Alia per te trembur miletin me hijen e Enverit dhe cdo tentative e Mafies se Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen per te justifikuar kete Piramide Faraoni famekeqe te Hitlerit shqyptar me argumenta idiote groteske si monument kulture apo si veper “mahnitese” e arkitektures se Kolaneceve te Enverit, vetem sa e largojne Shqypnine nga BE-ja dhe Bota Demokratike dhe e afrojne me Korene e Veriut. Krahasimi qe i beri Edi Rama Piramides se Enverit me Bundestagun gjerman, vetem sa tregoi per prapambetjen ne formimin arsimor historik te Kryeministrit tone. Sepse: A mund te parafytyrohet ne qender te Berlinit Piramida e Hitlerit?

    Sedyti:

    Le te mos harrojme se Esad Pasha ishte ne postin e Kryeministrit te Shqypnise, i zgjedhur me vota te lira dhe te ndershme te pakontestuara dhe se kishte shkuar ne Paris per te mbrojtur copetimin e Vatanit nga Fuqite e Medha duke u mbeshtetur kryesisht ne mbeshtetje nga Franca, kur e vrau me pabesi KILLERI psikopat i paguar nga Moska, Avni Rustemi. Po sikur nje kriminel te vriste sot Edi Ramen jashte shtetit si do te quhej?

    Setreti:

    Le te shikojme pa emocione reagimin e Fan Nolit kur e kuptoi se Revolucioni i tij Bolshevik ne Shqypni ishte vete nje aventure komuniste e yshtur nga Moska kur i tha Ahmet zogut duke i puthur doren dhe cizmet: “SHPETO VATANIN”. Dihet qe Ahmet Zogu e ndihmoi Fan Nolin ne ekzil ne SHBA me para dhe me perkrahje politike kur policia amerikane e vezhgonte me kujdes si agjent te Moskes ne Boston, por dihet gjithashtu qe Ahmet Zogu e ndihmoi shume edhe vagabondin e Gjyles, Enver Hoxhen kur kishte mbetur rrugeve te parisit pa nje dyshke ne xhep dhe e emeroi ne ambasaden e tij ne Bruksel si Sekretar te Pare pa patur asnje merite apo dipllome.

    prandaj:

    TURISTET E HUAJ ME TE VERTETE KANE SHUME SE C’TE MESOJNE NGA KRYEQYTETI YNE I CORODITUR TOTALISHT DHE POLITIKISHT.

    Reply to this comment
  3. alpizo March 18, 22:06

    Keto dite pra te gjithe keta lan takimin me te çouditshem ne bote! Rrnofte Shqiperia! Thone nuk ka demokraci ne Shqiperi,pra jemi vendi me demokratik ne bote.

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri March 19, 05:54

    Ore ju keni hallin se c’do u thoni turisteve apo se si ta beni vendin.Kemi pas udheheqsa koti.Heronjte e ketij kombi jane Kastrioti dhe Ismail Qemali , te tjeret me shume kane prish pune se kane bo pune.Ky eshte themeli i historise, te tjeret duhen pare me te mirat e te keqijat e tyre, sa per Esat Pashen dihet qe as e runte fare per interesat e vendit po bente pazare kjo eshte e gjitha.

    Reply to this comment
  5. Sela March 20, 10:22

    Sela
    Qendra TOPTANI eshte nje qender qe te perze pa u futur brenda sepse ne hoolin e poshtem ka nje muzike te forte torturuese qe ne cdo cep te saj duhet te flasesh me shitesit me ze teper te larte,ndryshe nuk meresh vesh.Pyes pronaret e ketij investimi te madh se cilin katunar te pagdhendur kane vene administrator qe nuk di asgje se ne restorante cilesore e qendra tregetare,muzika transnetohet ne sfond me ze te ulet,qofte edhe nje dite feste,ne fakt proteste,si ajo e 8 Marsit kur na nxoren veshet nga vendi.Nese kjo palo qender me muzike shurdhuese dhe aspak argetuse do te vazhdoje keshtu,e ka te sigurte deshtimin.

    Reply to this comment
  6. enter"" March 20, 16:54

    Mua sme intereson politika ne kete artikull, por dicka me serioze.
    Personazhet qe permenden tashme I perkasin histories me te mirat dhe keqijat e tyre, problem qendron tek ky lluks I shfrenuar, kjo qender tregtare qe mbin si nje kerpudhe e padeshiruar ne nje ambient totalisht fallco. Qendra tregtare per pastrim parash, kot me se koti, pa pike lidhje, pa like funksioni, thjesht nje bombe pordhe qe do bier shume ere

    Reply to this comment
  7. enter"" March 23, 14:53

    Pse nuk I publikoni komentet????
    Cfare njerezish jeni ju????
    Kujtoni se keni te drejte mbinjerezore sepse e quani veten moderator????

    Moderatore leshi jeni…palo injorante

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic March 30, 19:48

    Llate pa permendur edhe Hasan Prishtinen qe ndohta duket nga Hotel Peza aty ku nisen turistet.
    Edhe Hasan Prishtina u Vra nga Ahmet Zogu dhe bustin e ka aty tek Arkivi Kombetar.
    Ner krye te Bulevardit eshte Ahmeti me shkope nen shal qe u ben kareshellek te gjith Herojve te vrare nga dora e tije.!
    Berisha arkitekti marrezise se kiesaje permendore te ketije kryetradhtari te kombit tone.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*