Shikoni Greqinë, që ju plaçin sytë!

July 11, 2019 12:27

Shikoni Greqinë, që ju plaçin sytë!

Shikoni Greqinë,

të dashur banditë,

që mbaroi çdo gjë,

vetëm për një ditë!

 

Cipras njohu humbjen,

si një burrë shteti,

dhe nuk tha për të,

kurrfarë sebepi!

 

Vetëm për një ditë,

dhe jo si tek ne,

filloi nga puna,

qeveri e re!

 

Cipras mbi tetë vjet,

ndenji në detyrë,

po nuk qe bërë rob,

i të shkretës zyrë!

 

Shikojeni grekun,

që ju plaçin sytë,

ku politikanët,

s’sillen si banditë!

 

Cipras e uroi,

“armikun” e vet,

sepse në Greqi,

ligji është mbret!

 

Grekërit për çdo gjë,

kanë protestuar,

po pushtet me dhunë,

kurrë s’kanë tentuar!

 

Të dashur banditë,

që s’u gdhendet kurrë,

vite dritë me grekun,

ju na kini shpurë!

 

Ne jemi akoma,

të hurit-të drurit,

ose saktësisht,

në “Epokë të Gurit!”

 

Kemi një Sali,

që qëndron mbi kalë,

po nga shpella ende,

as sot nuk ka dalë!

 

Të gjithë kemi mbetur.

te bishti-te ura,

gra që kërcënojnë,

si të ishin burra!

 

Kemi një Voltanë,

që na ra për fat,

që Shkodrën e do,

një protektorat!

 

Njëqind vite mbrapa,

na ktheu kjo zgjyrë,

vetëm socialisti,

mos i hyjë në zyrë!

 

Kemi si dhuratë,

nga nëna natyrë,

injorantë të mjerë,

dhe banditë të ndyrë!

 

Kemi e ç’nuk kemi,

kush i numëron,

sa mëndja normale,

menjëherë shkallon!

 

Kemi një Edvin,

për tallje-replikë,

dy mega mashtrues,

Lulash e Monikë!

 

Kemi e ç’nuk kemi,

pisllëkun të tërë,

si Kala Rozafe,

Atdheu është bërë!

 

Vetëm ne të vetmit,

mbetëm si qëmoti,

dhe na ka braktisur,

siç duket dhe Zoti!

 

A.DUKA

July 11, 2019 12:27
Komento

7 Komente

  1. armir July 11, 14:02

    te lexoj vazhdimisht me frymezon

    Reply to this comment
  2. ts July 11, 14:50

    Bravo mor Arben , qe na ngushellon me kto shkrime e duket se akoma ska vdekur ky popull ,e shyqyr qe nxjerr ndonje si Ty per te par cfar ftyre kemi ! Prit tani sorrat e nates te nxijn me fjal me te zeza se cjan vet ! Shiko Voltana Ademin ,kte turp te turpit , qe “frymezon” koleren kombetare me ne krye presidentin ,burrin e njolles ne filxhanin e zi , e te tjer qe bukur e ashtu me talentin tend i ke “perkedhelur” per te na treguar sa “krenar” duhet te jemi ….Aferim Poet i im i dashur e pena top …….

    Reply to this comment
  3. MH July 11, 15:42

    Nuk po te kuptoj.
    Po,kalaja e Rozafes asht nga ma te bukurat e Shqiperise.
    Krijimtarin e ke ekselence.Nuk i luhet as pike as presje.

    Reply to this comment
    • Goni July 11, 18:43

      …krahasimi eshte bere ne kte rast duke ju referuar legjendes, ku Rozafa ndertohej diten, shembej naten….pra njejte si politika jone, vend numero …

      Reply to this comment
  4. MATO ALBANI July 11, 17:17

    PO MESAZHIN E DHA KRYEMINISRI, I CILI KA BERE EDHE DISA ZGJEDHJE E VOTBESIME, CLIDHJE KANE VARGJET E TUA POET ME SALIUN? LE TE JAP MODELIN I PARI PUSHTUESI RAMA ASHTU SI TSIPRASI, TE ORGANIZOJE ZGJEDHJE TE LIGJSHME ME 13 TETOR ME DEKRET, TE MOS VJEDHIN VOPTAT DHE AI QE DO HUMBAS TI JAP DOREN FITUESIT.

    Reply to this comment
  5. estilen July 11, 17:21

    Arben,pse sheh aq larg e nuk sheh Arta Daden…?

    Reply to this comment
  6. MH July 12, 15:47

    Goni !

    Te falenderoi per skjarimin dhe mbeta i bindur pa kushte.Vertet ashtu asht dhe aktualiteti i sotem per plot 30 vite demokraci.Nderto diten e shkatrro naten.Po kjo e sotmja asht harbutro e shkallmo dite e nate.Politika pa pushim ham ham ham.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*