Rodkin: Shimon Peres, mik i shqiptarëve

September 29, 2016 00:14

Rodkin: Shimon Peres, mik i shqiptarëve

Për të gjithë izraelitët, Shimon Perez është ati themelues i shtetit modern hebre, i cili gjithë jetën e tij punoi për ndërtimin e vendit dhe për të shtruar një rrugë më të sigurtë për të ardhmen.

Por ai ishte dhe një njeri që punoi për paqen në Lindjen e Mesme, vizion i cili sipas ambasadorit të Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin, do të mbetet.

“Edhe pse ai nuk është më, vizioni i tij do të mbetet tek ne. Ai mori çmimin Nobel për Paqen dhe vizioni i tij për paqen do të mbetet në zemrat dhe mendjet e të gjithë njerëzve të Izraelit, e te gjithë politikanëve të Izraelit. Jam i bindur që vizioni i tij do të mbetet edhe në rajon dhe shpresoj që shpirti i tij të ketë ndikim edhe në negociatat e ardhshme në Lindjen e Mesme”, thotë ambasadori Rodkin.

Ambasadori rrëfen dhe lidhjen e Shimon Perez me Shqipërinë.

“Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë. Ishte ministri i parë i Jashtëm që vizitoi Shqipërinë. Ai erdhi në Tiranë në 1994 dhe njerëzit që ishin këtu të përfshirë me vizitën e tij, më kanë thënë që ai ishte një figurë shumë e dashur edhe për qytetarët shqiptarë. Ai gjithashtu ishte një njeri i librave dhe pëlqente që të lexonte vargjet e Lord Bajronit për Shqipërinë, Ali Pashën”, rrëfen ambasadori izraelit në Tiranë.

Në fund, ambasadori Rodkin citon dhe një thënie të ish-Presidentit Perez.

“Shikoni axhendën tuaj për sot dhe nëse totali i endrrave që t’i ke është më i madh se lista e gjërave që ke për të bërë, atëherë je në rrugën e duhur, sepse t’i duhet të vazhdosh dhe të realizosh endrrat e tua në të ardhmen. Prandaj asnjëhere mos u ndalni së endrruari për ta bërë këtë vend ku jetojmë, një vend më të mirë”, citon Rodkin.

September 29, 2016 00:14
Komento

2 Komente

  1. Hani pak mos hani shume m.... September 29, 04:19

    Se nga e sajoi ky Ambasadori qe Shimon Perez ishte miku i shqiptareve, vetem nje zot e di.
    Po cmimin e luftes per Lindjen e Mesme a e ka marre?

    Reply to this comment
  2. Kola September 29, 07:03

    Kjo dihet qe ka qene mik shume i madh i shqiptareve. E pinte kafen cdo mengjes tek xhamia ne qender. O hajvana qe na cani bythen me te tille lajme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim