Rritet me 50 përqind numri i gardistëve në institucionet e rëndësisë së veçantë

November 19, 2015 11:25

Rritet me 50 përqind numri i gardistëve në institucionet e rëndësisë së veçantë

Megjithëse nuk ka ende ndonjë njoftim konkret që vendi ynë rrezikohet nga terrorizmi, masat nga ana tjetër janë të rrepta.

Kështu, Parlamenti është vënë nën masa të rrepta sigurie teksa pritet të zhvillohet seanca parlamentare.

Numri i punonjësve të Gardës në institucionet e rëndësisë së veçantë, si Kryeministria, Prokuroria, etj edhe tek ndërtesa e Parlamentit është rritur me 50 %.

Siguria është rritur edhe në pikat kufitare apo në zona të mbipopulluara.

Në rrjet po qarkullojnë informacione, sipas të cilave Shërbimi Informativ ka informata se mund të ketë sulme.

Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Meta gjatë ditës së sotme nuk ndodhen në Shqipëri, pasi gjenden në një vizitë zyrtare në Turqi në një samit. /Dita/

 

November 19, 2015 11:25
Komento

2 Komente

  1. Djal Tirone re November 19, 14:18

    Se late nam me keto shkrime paniku, po kujt I rruhet trapi per ne me na sulmu, e para ne nuk kemi asnje perkrahje ose veprim ushtarak ndaj ISIS, e dyta ne konsiderohemi nje vend musliman dhe burim I sigurte ne forca ushtaraka (shih keta trima vullnetare qe po vdesin te ikin te luftojne tek atje) dhe sulmet jane thike me 2 presa, boll shkrujtet traplleqe se I futet njerezit ne panic kot.

    Reply to this comment
  2. fteri November 19, 15:19

    Kush e jep alarmin per sulm terrorist ne shqiperi !?..Sali SHISHI,apo I.S.I.S .?! ~~~~~~#

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*