Vishua bëhet vishnje, por tymnaja ende nxin

April 27, 2014 10:26

Vishua bëhet vishnje, por tymnaja ende nxin

Nga Bedri Islami

Këto ditë, të gjithë njerëzit që kanë ende durimin për të ndjekur cic-micin e politikës, u njohën me një dokument, çuditërisht pa asnjë datë, që shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, i “dërgonte Qeverisë”, (paralelisht ose më parë, ndoshta edhe PD-së), me daten 19 mars, “në pistën e Gjadrit, është ulur një avion tip “Charter”. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur, me targa të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh në aerodromin e Gjadrit“.

Lë të kuptohet mes rreshtave, se mes njërës palë dhe tjetrës ka pasur një trafikim droge, që meqenëse avioni vjen shpesh herë, tashmë është bërë rrugë e zakonshme; dhe kjo duhet të jetë një drogë e fuqishme, pasi nuk ia vlen barra qeranë të vijë një avion për aq kanabis sativa, sa mund të mbartë një furgon i bardhë. “Informatorët” janë disa që banojnë aty rrotull, të cilët e kanë parë avionin. Çudia më e pazakontë është se një orë pas uljes së avionit dhe rreth 40 minuta pas ngritjes së tij, në vendin e krimit, gjenden edhe dy punonjës të Shërbimit Informativ. Normalisht, banorët vendas të asaj zone, të cilët ishin edhe burim informacioni, kur shohin diçka të pazakontë, lajmërojnë menjëherë policinë e shtetit, sepse në fund të fundit, numrin e tyre kanë. Edhe nëse pranohet se ndonjëri nga fshatarët ka qenë e vazhdon të jetë bashkëpunëtor i këtij shërbimi, çka është në të drejtën e tij, vështirë do të ketë qenë për të, të dekonspirojë veten, por edhe të bëjë të paditurin njëkohësisht. Sepse, nëse aty do të kishte qenë një njeri i Visho Ajazit, ky i fundit, të paktën do e kishte mësuar se mund e duhet të merren të dhëna më tepër se kaq. Të paktën targën e “furgonit të bardhë” nga Vlora, etj.

Në informacionin e zotit Ajazi kanë mbetur pa u thënë vetëm dy gjëra: se makina e ardhur nga Vlora kishte të shënuar me gërma të mëdha në ngjyrë rozë “Rilindje” dhe se trafikantët , para të iknin kishin thirrur me të madhe “Rroftë Edi Rama”…

E gjitha kjo është më shumë se qesharake. Dhe si duket, duke e ndjerë se e teproi me zellin e tij për të krijuar një shou politik me ngjarje që kanë rëndësi për të gjithë, kur gjithçka po zbardhet marramendshëm shpejt, zoti Ajazi shpejtoi të bëjë dje një deklaratë të dytë, se, “nuk ka asnjë informacion të vërtetuar që implikon Forcat e Armatosura në trafikun e drogës”.

Atëherë pse u ngrit e gjithë kjo stuhi “opozitare” dhe nga kush e mori sinjalin PD se është koha e duhur për një përbaltje të re të shtetit të tyre? Si është e mundur që media e lidhur ngushtë me ish-qeverinë e inkriminuar dhe përmes saj edhe me SHISH-in, ka në duart e saj materiale të klasifikuara, të cilat janë të lexueshme vetëm për disa titullarë të domosdoshëm në raste të tilla? Aq më shumë të një çështje kaq madhore sa trafikimi ndërkombëtar i drogave, dhe aq më tepër përmes strukturave të mbrojtjes së një vendi antar të NATO-s?!

Informacioni i Ajazit ishte i njëjtë me ato mesazhet e përgatitura nga Berisha: stili i njohur, metoda e njëjtë: akuzohet gjithçka, por në mjegull; përmes së cilës mund të dalësh pastaj. Pra, duke bërë sikur po thua gjithçka e në fakt nuk sjell asnjë dëshmi. Është metoda më e njohur dhe më e dashur e berishizmit.

Por le të pranojmë se informacioni ishte jo i përgatitur qëllimisht. Gjithësecili institucion që merret me çështjet e inteligjencës dhe të sigurisë do e kishte pranuar një informacion të tillë, dyshues dhe aspak konkret, nëse ai do i kishte ardhur nga një bashkëpunëtor në terren, me kusht që edhe ai vetë të mos jetë shumë i përgatitur. Pra, të jetë fillestar. Por askush, dhe në asnjë rast, nuk do të kishte pranuar një informacion të tillë nga shefi i Shërbimit Inteligjent të vendit, detyra  e të cilit nuk është të ngrejë dyshime serioze mbi thëniet e disa fshatarëve anonimë, por të dëshmojë shumë më tepër se kaq. Nëse niveli i Shërbimit Informativ të Shqipërisë është ky, atëherë është e kuptueshme përse po ndodhin gjëra kaq të pazakonta; të cilat çuditërisht po ndodhkan menjëherë pas ndërrimit të pushtetit, por që duken qartësisht se janë një sinjal i dhënë nga brenda për krijimin e një mjedisi mbytës.

Unë besoj se niveli i këtij Shërbimi, është shumë më lart se e gjithë kjo letër e padenjë edhe për një informator fshati, e jo më për kreun e një Shërbimi, i cili, në mos tjetër, ka edhe përvoja të tjera informuese. Mendoni për një çast BND- në e shtetit gjerman, i cili i dërgon strukturave të larta të shtetit, “dyshime” të paverifikuara, kur detyra e saj është të bëjë verifikimin e tyre.

Problemi është më i thellë se kaq dhe me pasoja më të rënda nga sa duken. Prej kohëve, PD-ja, shkallmuese e njohur e çdo institucioni të pavarur, ku gjente gjithnjë armiq e puçistë, është shfaqur tashmë si mbrojtja më e madhe e tyre. Në fakt, duam apo nuk duam, ata janë edhe kështjellat e mbrojtjes së tyre, të cilat i kanë zaptuar me kohë e me vakt. Shërbimi Informativ Kombëtar është njëri prej tyre. Nëse dikush ka patur dyshime për këtë lidhje simbiozë, letra e publikuar së pari pa adresim në parlament nga një deputet i akuzuar për korrupsion, e më pas e botuar në mediat e qeverisë së djeshme, i heq të gjitha.

Analistët, po ashtu ” të pavarur”, hoxhistët e çuditshëm dhe të “dinjitetshëm”, bënë menjëherë kukuvajkën e përfundimit të shtetit, thanë alternativa dhe të dukej se secili prej tyre ishte pjesë e Shërbimit Informativ Kombëtar. Në të vërtetë, ky i fundit, në struktura të larta të tij, dëshmoi veten si seksion i PD-së, dhe për më tepër një seksion politik thellësisht militant.

Por duhet pranuar se në SHIK ka mjaft njerëz të ndershëm, të cilët edhe pse nuk flasin, ruajnë ndershmërinë e tyre, ashtu si ka edhe mjaft të tjerë, të cilët, për “hatër të partisë mëmë, PD”, janë gati t’i bëjnë gjëmën vendit. Thurja e një informacioni të tillë, mbi bazën e “dëshmisë” së disa banorëve, është një prej këtyre rasteve.

Në reagimin e tij të djeshëm, zoti Ajazi, duke e ndjerë se loja shkoi tej asaj që ishte menduar, e sfidoi hapur Berishën. Sidoqoftë “bomba” e rradhës u hodh, Vishua vërtet u bë vishnje nga turpi i lajmit të vet, por tymnaja ende nxin. Sado që tani deklaron se nuk ka asnjë informacion të vërtetuar, e keqja u bë, kali i PD-së është në revanin e zakonshëm, ata që deshën ta besojnë, e besojnë; nga zyrat e Berishës do të dalin mesazhe të reja, Basha do të vërvitet rreth togfjashëve që i kanë dhënë, “analistët” do të bëjnë të gjithëditurin, të tjerët do të shkojnë në hallin e tyre.

Por hapi pas i Visho Ajazit nuk ka të bëjë edhe aq me ndjesën që mund të dërgojë nga larg ndaj socialistëve në pushtet. Është më tepër se kaq. Ajo që bëri nuk kaloi pa u vënë re nga struktura të tjera jashtë Shqipërisë. Të cilat, ai nuk i ka informuar edhe për probleme të tjera, të cilat shpallen më pas nga opozita e sotme. Këto struktura, euro-atlantike, disa nga të cilat kanë përfaqësuesit e vet edhe në Tiranë, u befasuan nga ajo që ishte thënë pas tyre, dhe, si ndodh në raste të tilla, u vunë në lëvizje. Të dhënat e para , të ofruara nga Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë ishin tepër larg asaj që thuhej në letrën për ngjarjen e 19 marsit. Ajazi e kuptoi se shkoi shumë larg në rendjen “pas të parit”, dhe u detyrua të jepte një shenjë braktisje, për më tepër kaq hapur si kurrë më parë, pasi e di se ai vërtet një këmbë dhe gjysmën e vetes e ka tek Selia e ShQUP, por ata që e monitorojnë nuk kanë kurrë farë gjëje atje. Dhe kthesa nuk erdhi nga dëshira, por nga droja e asaj që vjen më pas. Dhe ku Saliu, të cilin Vishoja dje e la në baltë, nuk puq dot më.

Ndërkohë qeveria e nisi dhe nuk po e përmbyll reformimin e administratës. Të ndeshur me presionin e opozitës, e cila në fakt ishte më grusht-hekur kur erdhi në pushtet në vitin 2005, strukturat e duhura po ecin ngadalë ose prapsht në reformimin e administratës publike. Njerëz të paaftë, pa asnjë meritë dhe asnjë vlerë intelektuale, vegjetojnë në zyrat e shtetit dhe pengojnë shtetin.

Sado e dhimbshme të jetë, reforma duhet bërë pa ndjerë drojën e një opozite të çartur, e cila që pa e lëshuar ende pushtetin ka kërcënuar me dhunë, protesta, përmbytje, përleshje, greva, demonstrata, bllokime sheshesh e rrugësh..gjithnjë me shpresën se do të ketë një rrugëzgjidhje për fatet e tyre vetjake.

Në çdo qeveri të derisotme, më të merituarit janë më të aftët, por edhe më militantët. Ndryshe nga PD-ja ku sundojnë në masë të ndjeshme mitingashët, në PS, që nga fillimi ka qenë e njohur ndjenja e militantizmit.

Njerëzit me një ndjenjë të tillë i shërbejnë shtetit, sepse kauzën e shtetit e kanë edhe kauzë të tyre; me njerëz të tillë, “linja e opozitës” nuk ka asnjë mundësi depërtimi. Kjo nuk do të thotë të braktisen të tjerët, ata që janë jashtë se majtës e së djathtës, kur janë të aftë, të zotë, të përkushtuar ndaj vendit, megjithëse besojnë në një forcë tjetër politike.

Së dyti, qeveria nuk duhet të bjerë në lojën e dhunës verbale të PD-së, si në rastin e tashëm. Për të dytën herë, me lëshime të pakuptueshme, ajo bie në grackën e presionit të opozitës, duke ngritur komisione parlamentare të panevojshme. Njerëzit , të cilët, kur ishin në pushtet, nuk lejonin opozitarët e djeshëm as në dyert e dikastereve, si bënte Imami në atë të mbrojtjes, tani çirren.

Nuk e shkrova rastësisht “çirren”, sepse ajo që po bëjnë nuk ngjan me asgjë tjetër. Nëse zoti Rama tha në një intervistë të tij se për opozitën kemi vetëm diten e enjte, faktet dëshmojnë se shumë “të enjte” po kalojnë nën vorbullën e presionit opozitar. Kjo lojë do të vazhdojë gjatë… nëse kjo gjatësi do të jetë e përhershme, qeveria do të jetë gjithnjë nën vrullin e inkriminimit.

Së treti, qeveria e sotme ka marë një mandat të paparë. Ngadalësia për të vepruar mund të zbehë forcën e këtij mandati. Ajo duhet të jetë e bindur se, e gjithë praktika e deritashme e opozitës, e cila ngjan si dy pika uji me një opozitë të çartur serbe pas dështimit të Millosheviqit, pra me një opozitë të rrugës e jo të mendjes, të dhunës dhe jo të arsyes, të shpifjes dhe jo të së drejtës, të rendjes pas pushtetit dhe jo të ndërtimit të shtetit, pavarësisht se kush qeveris, të opozitës së përzhitur në vrasje që ëndërron vrasje të tjera për të hequr njollën e krimit mbi vete, ka në platformën e saj, të sotme dhe të ardhshme edhe plot skenarë të ngjashëm të destabilizimit dhe të përbaltjes. Rendja për të bërë të kundërtën do të sjell humbjen e rastit të artë për të ndërtuar shtetin.

Shekuj më parë, poeti i njohur Saadiu do të shkruante : ” Nuk zihen kurrë dy njerëz me tru, as i dituri me një mendje hu”. Diçka na thotë edhe sot, pas shumë shekujt kjo sentencë e urtë.

 

*  *  *

Trafiku i drogës, SHISH: Nuk ka prova, akuzat janë spekulime

 Erion Habilaj

Shërbimi Informativ Shtetëror nuk ka asnjë informacion lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake. Kjo është përgjigja që jep kreu i SHISH Visho Ajazi, lidhur me deklaratat e bëra ditët e fundit nga politika, se Forcat e Armatosura, po përdoren për trafik droge. Duke u ndalur më konkretisht në këtë problem, kreu i SHISH ka deklaruar se ky informacion po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cenon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Në deklaratën e SHISH, thuhet se, “Shërbimi Informativ Shtetëror shprehet tejet i shqetësuar për valën e spekulimeve mediatike e politike lidhur me një informacion të klasifikuar të këtij shërbimi, me të cilin po abuzohet në dëm të punës sonë e të interesit të vendit tonë përmes një publikimi të paligjshëm në media”.

Sqarimi i SHISH

Sipas SHISH, “ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne, lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake, por po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cenon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit”. Në vijim theksohet se “puna e SHISH është t’u përcjellë autoriteteve të larta, në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi çdo fakt të vërtetuar, por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar apo parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit”. SHISH u bën apel mediave dhe politikës që, për interesat e ditës, të mos dëmtojnë punën e institucionit dhe interesat e vendit, duke e siguruar publikun se informacioni në këtë rast nuk lidhet me përfshirjen e asnjë strukture shtetërore, si dhe duke u kërkuar organeve të drejtësisë të vendosin para ligjit burimet e dekonspirimit të informacionit të klasifikuar.

 

Deklarata e plotë e SHISH

Shërbimi Informativ Shtetëror shprehet tejet i shqetësuar për valën e spekulimeve mediatike e politike lidhur me një informacion të klasifikuar të këtij shërbimi, me të cilin po abuzohet në dëm të punës sonë e të interesit të vendit tonë përmes një publikimi të paligjshëm në media.

Ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake, por po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cenon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Puna e SHISH është t’u përcjellë autoriteteve të larta në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi çdo fakt të vërtetuar, por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar apo parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit.

SHISH u bën apel medieve dhe politikës që, për interesat e ditës, të mos dëmtojnë punën e institucionit dhe interesat e vendit, duke e siguruar publikun se informacioni në këtë rast nuk lidhet me përfshirjen e asnjë strukture shtetërore, si dhe duke u kërkuar organeve të drejtësisë të vendosin para ligjit burimet e dekonspirimit të informacionit të klasifikuar.

 

PD: Dëshmitë zbulojnë trafikun

Më herët Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi deklaroi se tashmë ka prova publike për trafikimin e drogës me avion. “Ndërsa Qeveria nuk mund të fshihet më, drejtësia duhet të hetojë këtë skandal’, tha zëdhënësja e kësaj partie ne një deklarate për mediet. Dëshmi të reja tronditëse po dalin çdo ditë, që tregojnë se avionët e drogës, janë ulur në territorin tonë, janë ngarkuar me mall dhe janë larguar. Në Gjadër, në Lushnjë, në Kardhiq, etj, avionë ngarkohen me drogë dhe e trafikojnë atë në vende të tjera. Kjo është një situatë e paprecedentë. Dëshmitë tregojnë se në 7 muaj të qeverisjes Rama-Meta, Shqipërinë e kanë shtënë në dorë narko-trafikantët, droga ka plasur sheshit dhe trafiku i saj bëhet me çdo mjet e mundësi. Ne i kërkojmë Prokurorisë, Policisë së Shtetit, të ngrihen në rolin që u ka ngarkuar kushtetuta, të bëjnë detyrën dhe të mbrojnë republikën tone nga kjo kanosje që po i bëhet prej trafikut të drogës”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

 

Ja si e komentoi ish shef i SHISH letrën e botuar në media

Fatos Klosi, ish drejtor i Shërbimit Sekret vite më parë komentoi letrën e publikuar dje në media deklaroi se bëhet fjalë për një informacion flu që nuk tregon asgjë. Kur u pyet se si e konsideron letrën Klosi tha: “Për mua kjo është një shkresë e porositur. Është një informacion shumë i padetajuar. Ai s’është veçse një informacion ‘flu’. Po të duash e rrëzon menjëherë, mjafton që ky grupi i deputetëve që do të shkojnë për kontroll në SHISH të kërkojë linjën e plotë të informacionit, kush e ka dhënë, kush e vazhdoi dhe çdo gjë del. Do dalë një blof. Sepse nuk ka bashkëpunëtorë. Ai që e paska thënë sipas shkresës qenka një fshatar, por të tregohet emri i fshatarit që e ka thënë informacionin.” Më tej ai thotë se ai dokument nuk është informacion. “Thuhet se ishte një automjet tip furgoni “Iveko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targa të Vlorës. Po thuaje edhe targën, sepse ai që i ka parë inicialet e Vlorës ka parë edhe numrat e targës”, thotë Klosi.

 

Erjon Braçe: Duhet të kërkohet ndjesë për këtë “ngjarje”

Menjëherë pas deklaratës së SHISH ka reaguar dhe deputeti i mazhorancës, Erjon Brace, i cili ishte i përfshirë vrullshëm në këtë histori. Sipas Braçes, drejtori i SHISH  i dha fund “ngjarjes” së krijuar nga një letër e SHISH, disponuar e përdorur në mënyrën më të ndyrë nga PD, Berisha, Basha, Imami, Ristani, Noka, Topalli etj, sipas tij. “Tani besoj që: Berisha, Basha, Topalli, Ristani, Imami, Noka, do kërkojnë ndjesë dhe do heshtin! Dje dhe sot kanë marrë dy shpulla shembullore; njëra, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, referuar të dhënave nga partnerët tanë të Aleancës, tjetra, nga SHISH, institucioni që hartoi dhe komunikoi me ministrinë e Mbrojtjes letrën e “ngjarjes”, thekson Braçe. Deputeti socialist vijon më tej duke thënë: “Lulëzim Basha e bëri shollë fytyrën dhe doli e akuzoi sërish! Sot duhet ta nxjerrë sërish fytyrë-shollën dhe të kërkojë ndjesë, ushtrisë së parës, ministres së Mbrojtjes së dytës, qytetarëve në fund. Në anë tjetër; SHISH duhet të qartësojë funksionin në zbatim të detyrës kushtetuese”, thotë Braçe.

 

* * *

SHËNIM: A mund të vazhdojë kjo histori kështu?!

Erion Habilaj

Dy ditë më parë, larg syrit mediatik, është zhvilluar një takim thuajse i fshehtë mes ambasadorit Amerikan dhe Presidentit të Republikës. Takimi nuk pati asnjë njoftim dhe zgjati më pak se një orë. Pas këtij takimi doli informacioni i Forcave të Armatosura, se njësitë e specializuara të NATO-s nuk kanë pikasur asnjë avion renegat në zonën që përmendet në letrën e SHISH dhe për më tepër nuk kanë informacion se ushtria shqiptare, që është pjesë e NATO-s, të jetë e përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Nuk dimë me saktësi a është ky takim arsyeja që Visho Ajazi del me një letër që habit edhe kundërshtarin e tij më të madh, duke lënë në mes të rrugës Partinë Demokratike, dhe duke pastruar sado pak baltën që u hodh këto ditë nga opozita kundrejt Forcave të Armatosura, por mbi të gjitha mbi imazhin e vendit. A e bën Ajazin letra e djeshme të pafajshëm? Absolutisht që jo. Pikësëpari kreu i SHISH ka lëshuar me firmën e tij një shkresë, e cila akuzonte ushtrinë se po transportonte drogë. Sipas dokumentit thuhej se, “ka dyshime të arsyeshme” që të çojnë se kemi të bëjmë me trafik droge. Dje tha që nuk ka prova. Si mundet që kreu i Shërbimit Informativ, që është drejtpërdrejt përgjegjës për sigurinë kombëtare, të bëjë korrespodencë me një institucion tjetër, duke mos pasur prova?!

Nuk është rastësi që ditën që Arben Imami hodhi shashkën e avionëve, në prokurori sapo ishte dorëzuar një tjetër kallëzim penal ndaj tij, kallzim për të cilin gjithë këto ditë nuk është folur fare. Sali Berisha vijon të ngrejë mjegull pas mjegulle, gjë që ka bërë dhe dje. Sapo doli letra e kreut të SHISH, ai sajoi një tjetër “bisedë sekrete”, këtë herë mes Edi Ramës dhe Shkëlqim Ganajt të ILDKP. A mund të vazhdojë kjo histori kështu?!

 

April 27, 2014 10:26
Komento

33 Komente

  1. MARKO April 26, 15:57

    I pari ti duhesh te vendosesh para drejtesis. Burim informacioni jashte struktures se SHISH. “ushqen” me kerrme ate qe po jep shpirt dita-dites Berishen.

    Reply to this comment
    • m April 26, 17:12

      Dridhe Visho, dridhe

      Reply to this comment
    • petrit April 27, 19:55

      Nuk paska asnje ndryshim midis dyshimit se ne trafikun e droges jane perdorur avione te vegjel dhe pohimit se nuk ka akoma fakte te provuara ?

      Eshte nje qendrim teper korrekt i drejtuesit te SHISH dhe ju thote te gjitheve, pelcisni syte e lexoni informacionin qe i eshte derguar ministrise se mbrojtjes.
      Ne te njejten kohe, ai mban qendrim kritik qe nje dokument sekret e koinfindencial i SHISH botohet ne mediat pasi i eshte derguar nje dikasteri te qeverise.
      SHISH ka per detyre ate qe ka bere, qe dyshimet e perhapura ne popull t’ja adresoje qeverise. Provat e faktet nuk i takojne vetem SHISH-it per ti gjetur e vleresuar, por i takojne ministrise se mbrojtjes qe kontrollon hapesiren ajrore, dhe prokurorise per te bere hetime te plota.
      Fakt eshte se keto avione te vegjel qarkullojne, ulen e ngrihen edhe ne ruge fshati. Fakt eshte se nga Shqiperia ne drejtim te vendeve fqinje kane kaluar tonelata droge.
      Perse shqetesohemi per nje dyshim te hedhur per keta avione, pa skjaruar me prova se per cfare perdoren ?

      Reply to this comment
  2. Labi Vlore April 26, 16:07

    U bere pishman qe nxorre informacion te rezervuar dhe qe ky veprim denohet ligjerisht??Tani nuk mund te lepish ate qe peshtyve.Duhet te japesh llogari ligjore dhe penale per informacionin e rreme qe hedh ne qarkullim.NATO-ja pardje ka konfirmuar se nuk ka patur asnje fluturim avionesh anonim ne zonat e bazave ushtarake te perfolura dhe ne orarin e perfolur per trafik droge nga ana e SHISH-it.Komisioni Hetimor Parlamentar duhet te hetoje dhe ne fund te dergoje dosjen tende ne Prokurori.SHISH,eshte Sherbim Informativ Shteteror,dhe nuk mund te lejohet te kthehet ne Sherbim Disinfomativ Shteteror nga ana jote z.Visho,ne sherbim te shpifjes se radhes te Saliut ne Parlament.Shqiptaret nuk harrojne se ti ke qene zv.Kryetari i SHIK-ut te Gazidedes.U arratise nga Shqiperia ne vitin 1997-te per ne Kanada,i pajisur me pashaporte Diplomatike nga Padrinoja jot Sali.Me te ardhur ne pushtet Saliu ne 2005-en,si me shkop magjik u rikthyet te gjithe ne Shqiperi.Tani ka ardhur koha te japesh llogari.

    Reply to this comment
  3. Genci April 26, 16:08

    O Ty te kanadaja dhe kina ata robt, po tani I lexove gazetat ti mor

    Reply to this comment
  4. Jozi April 26, 17:24

    VISHO LIKA JE SHUM I VONUAR MOR DJAL APO TE VIN VALET ME VONES ????

    Reply to this comment
  5. demokracia April 26, 17:30

    i pari digjete IMAMI ne litare si e motra pastaje kanceri i demokracise shqipatre teroristi i serbise berisha dhe i trei e ardhmja e serbise bashiç me i ligu i te gjitha koherave mjere ne po e lane te vazhdoi kete pune qe ka nisure prandaje ne humnere si teroristi olldashi dhe mos haroni me te pabesene dhe me te poshtren argita nuk po e lene asnjeri ta zene ne goje kujdes duhete djegure ne mese te tiranes si minjte te gjithe keta te mbledhure bashke ne nje grup teroriste antishqiptare serbogrekomaqedonasemalazez kushe eshte shqiptare te punoi forte se keta nuk kane meshire pere shqiperine dhe me e pabesa amerika qe ka bere pakte qe ne te mbetemi skllevere te perjetsheme te punojme ne dhe te na vjedhin grekete serbete turqite e italianete sic na vodhi CEZ miliarda vodhi dhe ne jemi ne gjndje shume te keqe elektrike e te tjere apo me e poshtra kanadezete qe e hodhen fierine ne here dhe sduan tja dine dhe gjykatae mbyllin ceshtjen me fjalene termete kure dihete boterishte qe jane shperthiete e bosve amerikanokanadez

    Reply to this comment
  6. gux April 26, 18:07

    Saliu po braktiset edhe nga te vetet. Ose Visho eshte trembur nga dicka qe ende nuk e dime cfare eshte

    Reply to this comment
    • loke April 26, 18:08

      Kane nderhyre amerikanet. Nese Rames mund ti rezistoje me bekimin e Saliut, amerikaneve nuk ua ben dot fjales dy vishua se e puth halla mu ne balle me ta

      Reply to this comment
  7. pune zagaresh April 26, 18:10

    Ouuuuu, po ky cpati??
    Hajde merre vesh ket dynja

    Reply to this comment
  8. P.A.B April 26, 18:12

    Sherbimet Sekrete nuk bejne Deklara Mediake! “o njeri i mire” [@ z Visho]

    —-

    Kemi te bejme me nje kundershti qe ne Esense.
    Media e Politika Spekullojne. Ate pune kane ata.

    Bota merr zjarr.
    Shqiperia hyn ne Lufte.
    Ju heshtni.
    Paguheni te heshtni.
    Ju shajne,
    Ju rrafin.
    Dhe kur ju vrasin, ju heshtni.

    Jeni Sherbimi Sekret. Ndryshe do quheshit Ansambli i Shtetit. Sherbim Sekret nuk flet fare. …
    = ne Hijje
    = pa zhurme
    = poshte tavolines.
    Sekret, pra.
    … e thame kete qe me pare.

    z V. keni dy mundesi, ne nje skenar ekstrem. Thuaj nje avion me Bombe Berthamore po vjen drejt Tiranes. (1) percillni kete informacion tek “komanduesit tuaj” (2) nese shihni se ato nuk i tregojne popullates, e kjo ju dhemb si Patriot qe jeni, atehere me takt ben “leak” ne Media. Vete nuk del kurre ne skene. Cdo shtet e ka ndertuar “sherbimin sekret ne ate forme” qe jetojne-punojne e vdesin ne Heshtje. Ku eshte pare te dale nje Drejtues Sherbimesh Sekrete ti thote Popullit, Politikes e Medias: Po na prishni imazhin?? Ju zyrtarisht nuk keni imazh. Jeni SEKRET!

    Kjo ne vetvete perben skandal Shteteror dhe ka baze per doreheqje. Shefi i Sherbimit Sekret ka rreshqitur. Ne bote duhen vite te gjindet nje foto e tyre, kalojne “krejt nen toke” Prandaj dhe Arkivat e Sherbimeve Sekrete hapen pas 50-100 a 120 vjetesh. Ne Britani eshte dashur mbi 70 vjet te mesohej se ka pasur nje vend “ku thyheshin kodet Gjermane te L2B” Shpesh, burre dhe grua kane punuar aty (ka pasur mbi 10.000 persona/ matematikane, radio-operatore, inxhiniere, shkencetare, oficere, shahiste, gjuhetare, perkthyes etj) kane jetuar 60 vjet martese e Nuk i kane treguar njeri-tjetrit c’pune kane bere. Sepse puna e tyre ishte Sekret.

    Sekretet nuk behen ne TV. ju mori e mira… qe s’ju merr.

    Reply to this comment
    • redaktor April 26, 18:16

      sakte P.A.B
      keta u bene te gjithe si Henri Cili dhe Artan spiuni i Klanit
      Duan te dalin ne televizor 🙂

      Reply to this comment
    • pellazg 100% April 26, 19:11

      Po c’e mire ta marri i nderuari P.A.B cfare shkolle ka visho qe te behej kryetar shiku, pervec se sahanlepires dhe bashkefajtor ne krimet shteterore te Berishes.
      Ku u pregatit visho te analizoje informacione apo te ruaje sekretin apo …., po keta funksionojne thjesht si nje bande perverse, e rendomte, pa rregulla, pa platforme, pa ideal etj.
      Shpresojme qe Rama ti gjeje puneve njeriun dhe jo te vazhdoje me teorine e njerezve te rinj, pa eksperience dhe me lejoni ta them edhe pa bythe.
      Nuk mundet te vendoset nje fizikant ne krye te sherbimeve intelgjente, apo nje mesues fshati sic beri Berisha me Gazideden. Ato jane thjeshte te bindur por problemet i hapin te medha.Nuk mundet qe njerez te profesioneve te ndryshme, me nje kurs ne moshen 50 vjec (per here te pare degjojne fjalen sekret) te behen pjestare apo drejtues te sherbimeve inteligjente, ata mund dhe duhet te behen vetem bashkepunetore por asgje me shume.
      Nderime.

      Reply to this comment
      • P.A.B April 26, 23:03

        Nderime per ju miq. z Visho duhet te jape doreheqje se ka “cenuar punen dhe imazhin e Sh. Sekret” Ky zoteri s’eshte person Politik te beje thirrje, por nje “administrator i thjeshte”, zyrtar qe paguhet nga Taksat tona. Paguhet te rrije/punoje ne Hije. Ne Peru, kur Shefi i Sherbimit Sekret doli neper TV e mori lumi vendin. Ra dhe presidenti me pas. Dhe A. Fujimori nuk ka qene burre qe tallej kush me te! Sigurisht z. Visho nuk po del me video duke korruptuar senatore, por ama eshte Naiv ne formen me Esktreme te kesaj fjale. Sinqerisht e them se do kuptuar mire ky gjest. ne shume vende normale e gjysme-normale dicka e tille do trondiste Shtetin. Vetem nje diagnoze “na rreshqiti shefi/ e traume madhore personale” do kishte shpetuar Bosat e tij deri-diku. Dikush duhet ti kujtoje pas kerkeses per doreheqje, se emri i tij nuk eshte A. Tare dhe s’po drejton Fushata Sensibilizuese per Mbrotjen e Mjedisit.

        Ne nje bote me rreziqe globale, nje nder ta terroriste ku kemi dhjetra te vrare dhe mbi 300 xhihadiste ne Siri, nga Kosova e Shqiperia, nje Shef I Sherbimit me “Nerva kaq te Dobeta” nen presion; s’na duhet fare. Ne Naivitetin dhe Dobesine e veprimit, dhe te llogjikes se z. Visho, ka dhe arrogance. Shume Arrogance. Kjo eshte Moralisht e Denueshme, Zyrtarisht e Papranueshme, Llogjikisht a pakonceptueshme, Shprehimisht e si Akt, e patolerueshme; e ne praktike duhet te jete absolutisht e palejueshme. Me kete ka bere dhe nje dem te dyte [te madh] sepse ka krijuar nje precedent te rrezikshem, ne 5 vjet me vone – Shefi tjeter fare mire del nje here ne Jave ne TV, kur ne nuk i bejme thirrje z Visho te dorehiqet.

        @ Media, ky eshte thelbi dhe shqetesimi…jo z. Visho dikton e ju riprodhoni. Sot ne kohen e Twiterit a komunikimit instant, pa dale zoteria nga TV; 200 nga ju duhet ta prisnin me mikrofonat ne dore:
        Zoteri, e kuptoni c’bete? Kur do jepni doreheqjen?

        Pershendetje “redaktorit e pellazgut 100%” dhe me shprese per nje Media Pro-aktive qe di ta mobilizoje dhe e kupton Interesin Publik.

        Reply to this comment
    • Pellazgu April 27, 06:05

      @P.A.B
      Po ti nuk rri dot pa shkruar, a si është puna? Më parë se të shkruash lexojë mirë gjërat, ndoshta edhe nga 10 herë, pasi artësinë

      Reply to this comment
    • Pellazgu April 27, 06:29

      @ P.A.B

      Po ti nuk rri dot pa shkruar, a si është puna? Më parë se të shkruash lexojë mirë gjërat, ndoshta edhe nga 10 herë, pasi aftësinë përthithëse duket sikur e ke të pakët. Je lodhur të shkruash gjithë atë çarçaf për të na thënë se shërbimi sekret nuk duhet të shfaqet publikisht, në një kohë që rasti në fjalë nuk ka më asgjë sekrete dhe Visho Ajazin e njohin edhe qentë e macet që është kreu i ShISh. Ç’ka këtu për të mos dalë publikisht? Pa dashur të merrem me Likën personalisht, them se në këtë rast ka bërë shumë mirë që ka dalë, pasi dalja e tij u dha fund spekulimeve, që bëheshin mbi bazën e një shkrese që ISHTE BËRË PUBLIKE NGA PARLAMENTARË TË DY KRAHËVE DHE NGA MEDIAT.
      Për ç’sekret na “mëson” me këtë komentin tënd “analitik”, neve lexuesit e “pa ditur”, ti o specialist i shërbimeve sekrete (Mos na thuaj që ke qenë ish-sigurims,)? Ku është sekreti këtu? Pse nuk duhet t’u thoshte medias dhe deputetëve të PD-së “po na prishni imazhin”, në një kohë që PD-ja mbi bazën e asaj shkrese kishte mbajtur Kuvendin me ditë të tëra, ndërsa “gazetari” investigativ Artur Çani bërtiste për prova, kur shkresa vetë ajo shkresë thotë “ka dyshime”, pa përmendur asnjë provë? Nga ana tjetër, po të mos kishte kishte bërë këtë “skandal shtetëror, që ka për bazë dorëheqje”, – siç shprehesh me shumë bindje prej “analisti”, – ne nuk do ta dinim për shkresën, si dhe s’do e merrnim vesh se kush ishte kreu i ShISh?

      Reply to this comment
  9. messi April 26, 18:15

    E paska telefonuar Ollga, Vishon me duket 🙂

    Reply to this comment
  10. Pëllumb zaimi April 26, 18:25

    Ku ishit deri tani o visho? E latë sa “qimja u bë tra” dhe tani del e na thua që nuk janë të vërteta as qimja as trau!? Përse ja hapët “dyert dhe dritaret” spekulimit mediatik? Pse nuk ja mbyllët ato sapo spekulimet dhe spekulatorët filluan të mernin revan? Apo të interesonte revani? Doje të vrisje me një gur dy zogj visho! Nga njëra anë doje t’i shtoje yxhymin saliut të dhjerë nga “lufta me mullinjte e erës” dhe nga ana tjetër doje të krijoje përshtypjen se “ku ka zë s’është pa gjë”? Ah visho,visho!? E le mirë e mirë të baltoset siguria kombëtare dhe tani,kur nato po thotë se “nuk ka pasur fluturime dhe trafik të atij lloji ” del për të larë duart si ” Ponç Pilati !? Je vonë visho? Zhyte gjithçka në baltë!? Pa dashjen tënde fute dhe saliun në meselenë e spekulimeve. Vrapoi aq shumë i shkreti pas “lajmit bombë” sa u plagos e menderos edhe për vehte!? I bëre te gjithë pis visho? Me siguri ushtarake,me pozitë,me opozitë,me gazetarë “spekulantë”,të tërë pa përjashtim i baltose!? I fundit që lahesh pas këtij zullumi je ti !? Por dushin e ke zgjedhur të prishur sepse nuk lahesh dot me një ” të vendosen para ligjit burimet e dekonspirimit”! Duhet të kalosh te dushi “të vendosen para ligjit çertifikuesit e spekulimit” me në krye ty! Gazetave ti ja u servire gjithçka nëpërmjet heshtjes së qëllimshme !? Nderime “dita” që nuk u fute në grazhdin e spekulatorëve por në të “vërtetën” që po pohon sot vetë visho ajazi

    Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi April 26, 18:27

    VR !!! Ku ishit deri tani o visho? E latë sa “qimja u bë tra” dhe tani del e na thua që nuk janë të vërteta as qimja as trau!? Përse ja hapët “dyert dhe dritaret” spekulimit mediatik? Pse nuk ja mbyllët ato sapo spekulimet dhe spekulatorët filluan të mernin revan? Apo të interesonte revani? Doje të vrisje me një gur dy zogj visho! Nga njëra anë doje t’i shtoje yxhymin saliut të dhjerë nga “lufta me mullinjte e erës” dhe nga ana tjetër doje të krijoje përshtypjen se “ku ka zë s’është pa gjë”? Ah visho,visho!? E le mirë e mirë të baltoset siguria kombëtare dhe tani,kur nato po thotë se “nuk ka pasur fluturime dhe trafik të atij lloji ” del për të larë duart si ” Ponç Pilati !? Je vonë visho? Zhyte gjithçka në baltë!? Pa dashjen tënde fute dhe saliun në meselenë e spekulimeve. Vrapoi aq shumë i shkreti pas “lajmit bombë” sa u plagos e menderos edhe për vehte!? I bëre te gjithë pis visho? Me siguri ushtarake,me pozitë,me opozitë,me gazetarë “spekulantë”,të tërë pa përjashtim i baltose!? I fundit që lahesh pas këtij zullumi je ti !? Por dushin e ke zgjedhur të prishur sepse nuk lahesh dot me një ” të vendosen para ligjit burimet e dekonspirimit”! Duhet të kalosh te dushi “të vendosen para ligjit çertifikuesit e spekulimit” me në krye ty! Gazetave ti ja u servire gjithçka nëpërmjet heshtjes së qëllimshme !? Nderime “dita” që nuk u fute në grazhdin e spekulatorëve por në të “vërtetën” që po pohon sot vetë visho ajazi

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit April 26, 18:47

      Zoti Zaimi, ky Vishoja me duket se ka kopjuar Vanin, tek Pallati 176, thashe ta provoja njehere, skisha bere ndonjehere nga keto anonimet!.
      Natyrisht Saliu i futi ne loje, besoj se ka patur edhe mirkuptimin e Dhalles Llalla, qe hetimet do ti le ne bodrumin e prokurorise.
      Saliu e arriti piksynimin e tij, Shqiperia u fut si shtet ne sistemin e prodhuesve te droges dhe te shperndarjes, me shume se kaq, skishte pse te shpresonte Saliu, Statusi per ne BE, ndoshta mbas 10 vjetesh, do te na ofrohet.
      Hetimet per kete rast, nuk behen, se rilindja ra ne gracken e Saliut, ska hetime nga drejtesia, por heton parlamenti.
      Cdo dite, disa here ne dite, del bukuroshja e Saliut dhe bertet droga e qeverise, me beso, ne cdo shtet, qysh nga zedhenesja e deri tek autori, do ti ishin vene prangat, pa dale nga foltorja, por shteti jone, ben sehir.
      Ndoshta drejtesine do ta beje ndonje Avni Rustemi i kohes sone, po e beri, duhet te gjithe shqiptaret te rrethojne prokurorine e qeverine, deri sa te dalin se Avni Rustemi i riu, eshte i pafajshem, eshte hero se vrau tradhetarin, qe shteti skishte bythe ti afrohej.
      Pershendetje.

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi April 27, 14:14

        Ju mirëkuptoj “Horr merkel”? Luhen lojna të ndyra arixhofkash? Shfrytëzojnë terrenin ideal të “dygishtakëve ” të cilët i hanë të gjitha ç’thotë kryedygishtaku dhe sejmenët e tij !? Sa për Avni Rustemët koha ka ardhur dhe ka kaluar. Mirpo e dini si është puna? Puna është se këtu nuk po dinë sesi të përdorin protestat e tipit “mbylle halenë sali” jo më koburet!? Nuk e di pse jemi bëré popull kaq pa nerv,pa aftësi për të reaguar për të drejtat më elementare, pa shpirt që shperthen edhe me kobure kur shqipëria shitet, pa forcë veprimi në grup !? Më lehtë gjen 100 kamikazë vetasgjesues arabë sesa 100 shqiptarë që protestojnë??? Tërë ditën flasin një dyzinë me sociologë nëpër ekrane por një të vetem nuk kam degjuar të deklarojë arsyet “përse shqiptaret nuk protestojnë dhe nuk janë të aftë të bashkohen e të mblidhen qoftë dhe si banorë të nje pallati”? Nuk e ezauron problemin vetëm nje protestë antikimike!? Ketu ka shumë e shumé gjera për te cilat mund te protestohet. Ketu ka tradheti për te cilat duhet të gjëmojë shqipëria e megjithatë heshtet? Ndërsa sociologët përrallisin për kodra mbas bregut!? Këtu vetëm “Dita” dhe ” TemA”, janë në revoltë të përditshme! Të tjerat janë në paqe të përditëshme!? Kjo është e tmerrshme në një vënd plot me halle e me plot kusurexhinj që duhen grushtuar hundëve. Duhet ringritur piedestali për “Avni Rustemët” dhe i duhet bërë thirrje zëmërimit popullor që të vendosë bustin e tij mbi këtë piedestal ! Të zënë,tani për tani nga tradhetia!? Nderime horr!

        Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi April 27, 14:17

        @@@ Ju mirëkuptoj “Horr merkel”? Luhen lojna të ndyra arixhofkash? Shfrytëzojnë terrenin ideal të “dygishtakëve ” të cilët i hanë të gjitha ç’thotë kryedygishtaku dhe sejmenët e tij !? Sa për Avni Rustemët koha ka ardhur dhe ka kaluar. Mirpo e dini si është puna? Puna është se këtu nuk po dinë sesi të përdorin protestat e tipit “mbylle halenë sali” jo më koburet!? Nuk e di pse jemi bëré popull kaq pa nerv,pa aftësi për të reaguar për të drejtat më elementare, pa shpirt që shperthen edhe me kobure kur shqipëria shitet, pa forcë veprimi në grup !? Më lehtë gjen 100 kamikazë vetasgjesues arabë sesa 100 shqiptarë që protestojnë??? Tërë ditën flasin një dyzinë me sociologë nëpër ekrane por një të vetem nuk kam degjuar të deklarojë arsyet “përse shqiptaret nuk protestojnë dhe nuk janë të aftë të bashkohen e të mblidhen qoftë dhe si banorë të nje pallati”? Nuk e ezauron problemin vetëm nje protestë antikimike!? Ketu ka shumë e shumé gjera për te cilat mund te protestohet. Ketu ka tradheti për te cilat duhet të gjëmojë shqipëria e megjithatë heshtet? Ndërsa sociologët përrallisin për kodra mbas bregut!? Këtu vetëm “Dita” dhe ” TemA”, janë në revoltë të përditshme! Të tjerat janë në paqe të përditëshme!? Kjo është e tmerrshme në një vënd plot me halle e me plot kusurexhinj që duhen grushtuar hundëve. Duhet ringritur piedestali për “Avni Rustemët” dhe i duhet bërë thirrje zëmërimit popullor që të vendosë bustin e tij mbi këtë piedestal ! Të zënë,tani për tani nga tradhetia!? Nderime horr!

        Reply to this comment
  12. ty April 26, 18:51

    po gazetai i njws 24 tha qe kjo leter ka dale nga shiku ke te besoshe

    Reply to this comment
  13. e)kiti April 26, 19:28

    O ,i ziu ,Visho, c’kishe per te realizuar e realizove bashke me beniaminin tend dhe hasmin e popullit ,Bishen. Mbase se kishe menduar se ,bisha e vendit do ulurinte kaq shume ,tani rri dhe prit ,ato qe gatove me Berishen . Kjo qe bete iu kthye ne bumerang,kete se kishit menduar si duhet ,si ustallare te ketyre flliqesirave qe jeni . S. Berisha sebep do dhe kur s’ka e sajon vet dhe eshe bere cdo seance parlamentare i vullan qe nxjer nga thellesia tym dhe hi,dhe fjalet e ketij te mallkuari gur dhe hi jne per vendin tone.O Zot ,c’ke pjelle dhe c’ke rritur moj Sheqere qe je fajtore por pa faj si neneper bemat ogurzeza t birit tend ! Pse nuk tu permbys ajo djepe,dhe do kishim shpetuar ne sot !?

    Reply to this comment
  14. edi April 26, 20:07

    keta kurvat e saliut duen futur ne burg edhe ti puskatos ti rjepes si pune leprit ………..

    Reply to this comment
  15. Bardhi Tolabi April 26, 23:43

    A ka ndonje gazete apo medie vizive,qe t’i beje vetem nje pyetje,Sali Berishes,tani qe pordhi,me falni foli,ky Vesho Ligu:Kur nuk e di SHIK-u,te cilit i referohesh,se eshte bere kontrbande me droge nga FA-ja,cilin burim tjeter ke si argument?
    Tregojne nga Devolli,se nje vajze,pa ne ender se i kishin vjedhur oren e dores dhe kur u zgjua,filloj te qante me te madhe.E pyeten te shtepise se cfare kishte.Ju thote se me vodhi filanka,nje shoqja e saj, oren e dores.U nis i jati dhe nuk la zyre pa trokitur ne fshat,duke kerkuar qe ajo vajza ti kthente oren e vjedhur vajzes se tij.Betohej e zeza vajze se, nuk kish kryer asnje vjedhje dhe jo me nje ore dore.Por nuk qe e mundur ti mbushej mendja tani, babajt te vajzes,qe i kishin “vjedhur” oren.Me ne fund,doli nje i mencur dhe e pyet babane e vajzes,se cfare ore dhe kur ja kishte blere ate vajzes se tij.Atehere,ky u “kujtua” dhe tha se nuk i kishte blere kurre ore vajzes,por keshtu i tha ajo dhe ai e “besoi”.Keshtu ben gjithmone dhe Sali katrani.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 27, 14:23

      Shumë domethënëse kjo historia e endrrave të cmendura qé tregon “Bardhi Tolabi”. I përshtatet bukur fantazistit cmendurak sali ? Nderime Bardhi !

      Reply to this comment
  16. klaus April 27, 09:22

    Visho, c;te gjeti vella…. kush ta kendoi kengen?

    Reply to this comment
  17. votreni April 27, 11:38

    ore ma kujtoni pak si e tha Bujari ate urimin: “uroj qe te kete sa me shume aviona, kamiona dhe vagona……”

    Reply to this comment
  18. Pëllumb zaimi April 27, 15:05

    Shumë domethënëse kjo historia e endrrave të cmendura qé tregon “Bardhi Tolabi”. I përshtatet bukur fantazistit cmendurak sali ? Nderime Bardhi !

    Reply to this comment
  19. Rikard Basha Sr. April 27, 23:52

    FANTAZI E SEMURE

    Nga rrjeti televiziv OraNews jane publikuar online dy deshmi mbi dy raste te uljes se avioneve te pa identifikuar: njeri ne Lushnje dhe tjetri pikerisht ne Gjader te Lezhes.

    Deshmitari i Lushnjes e rikonfirmoi edhe me figure gjithe risine e ngjarjes, qe nga bllokimi i rruges e deri tek thirrja ne Policine e Lushnjes per tu marre ne pyetje.

    Deshmitari i Gjadrit me fytyre te maskuar konfirmon gjithe sa thuhet ne letren e SH.I.SH.- it. Nder te tjera shprehet se pas rreth nje ore arriten forcat e Policise me Drejtorin e Policise se Lezhes ne vend ngjarje. Ai nuk flet per “agjente te SH.I.SH.-it “, por per forcat e policise te njoftuara nga banoret e Gjadrit.

    Ku e gjete ti Bedri jo-shqiptar Islami arritjen ne vend ngjarje te agjenteve te SH.I.SH.-it? Fantazia qe te ka kapur keto kohet e fundit eshte e nivelit te nje te semuri pa shprese sherimi.

    Nuk komentoj kete lajm per te mbrojtur nje serbo-boshnjak te shitur si Visho Ajazi, jam shprehur edhe here te tjera kunder pergjegjesise te jashtezakoneshme qe i eshte besuar, por ne kete rast letra informative eshte e sakte, e konfirmuar edhe nga deshmite e OraNews.

    Shengjini edhe ne fillimet e viteve 90-te pas rrezimit te diktatures enveroxhiste ka qene pike e imigracionit klandestin. E dine mire lezhjanet qe kane emigruar ne Itali: nje here ne muaj nje motoskaf i G.F.-se italiane e ankoruar ne portin e Shengjinit me sherbim anti trafik human-droge-arme, mbushej me klandestine pagues qe i zbarkonte ne bregdetin italian.

    Qe zona bregdetare e Lezhes ka qene nje zone e preferuar trafiqesh te çdo ngjyre, dihet me kohe. Le te kujtojme edhe gjobat e para te Tatimoreve per karburantin ne Portin e Shengjinit.

    Problem eshte deri ku arrin niveli i mbrojtjes se ketyre trafiqeve kriminale.
    Ne rastin e Gjadrit, Drejtori i Policise se Lezhes, çfare hapash te metejshme ka ndermarre, cilin ka njoftuar, per sa raste te tilla apo edhe te tjera, me mjete e vend zbarkimesh te tjera ka vepruar sipas ligjeve te ketij shteti te “republikes se bananeve”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*