SHISH, Visho Ajazit i “hiqet” e drejta e firmës

Erion Habilaj March 15, 2014 11:51

SHISH, Visho Ajazit i “hiqet” e drejta e firmës

Institucioni i SHISH është futur në një situatë sa të komplikuar, aq edhe komike. Pas bërjes publike të disa abuzimeve në këtë institucion, çdo ditë del ndonjë anomali. Prej ditës që dështoi mbledhja e Komisionit të Sigurisë, ku Visho Ajazi rezultoi pa “certifikatë sigurie”, dokumentet zyrtare të SHISH nuk janë firmosur më nga kreu i institucionit, por nga nënkryetari Ylli Alushi. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se të gjitha shkresat që i janë dërguar qeverisë, por dhe urdhrat e brendshëm, nuk mbajnë më firmën e kreut të institucionit. Nuk bëhet e ditur se cila është arsyeja e këtij fakti, ndërsa burime zyrtare thonë se kreu i SHISH e ka zgjedhur vetë këtë formë, deri në momentin e pajisjes së tij me certifikatën e sigurisë. Zyrtarë të qeverisë të kontaktuar, nuk kanë pranuar të komentojnë këtë fakt, ndërsa një prej deputetëve të Komisionit të Sigurisë tha për DITA se, “për sa kohë Ajazi është në krye të SHISH, nuk ka arsye të shmanget firma e tij, pavarësisht mungesës së certifikatës së sigurisë”.

Kërkesa e mazhorancës për kontroll

figura 1

Kerkesa per kontroll ne SHISH

Kerkesa per kontroll ne SHISH

Pamundësia e Visho Ajazit për të raportuar në Komisionin e Sigurisë, ka detyruar deputetët e mazhorancës të formulojnë një kërkesë për të bërë një kontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Informativ Shtetëror. Shkresa, e cila është depozituar dy ditë më parë në Komisionin e Sigurisë, ndër të tjera kërkon ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të kontrolluar nga afër ligjshmërinë e veprimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe udhëzimin për përgjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Kërkesa e firmosur nga deputeti, Piro Lutaj, propozon një komision të përbërë nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita.

Argumenti i kontrollit

Në kërkesë argumentohet se duke qenë se në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë nuk morën përgjigje për shkak të mospasjes së certifikatës së sigurisë nga kreu i SHISH për t’u njohur me dokumentacionin sekret, është e nevojshme kryerja e kontrollit në ambientet e këtij shërbimi. Grupi i kontrollit kërkon të verifikojë ligjshmërinë e urdhrit të Shërbimit Sekret dërguar drejtorive të SHISH, ku kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore te emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit, si dhe të gjitha veprimet apo mosveprimet e ndërmarra nga SHISH në zbatim të kësaj kërkese.

Erion Habilaj March 15, 2014 11:51
Komento

21 Komente

    • sem March 16, 11:00

      hahahahahahahha kjo puna e certifikates eshte nje perralle koti. Po ajazi po shkon per te dhene informacion jo per te marre, keshtu qe ne komisionin e sigurise mund te shkoje edhe pa certifikate, pasi ajo duhet kur merr informacion jo kur jep……..shqiptarizma te uleta

      Reply to this comment
  1. Pëllumb zaimi March 15, 12:12

    Kanë bërë mirë që ja kanë lënë te drejten e firmës Ylli Alushit? Ylli është burrë i mirë dhe profesionist i vjetër. Nuk kompromentohet as nga saliu ,as nga kushdoqoftë! Nderime Ylli dhe bëj detyrën si yt atë!

    Reply to this comment
    • sem March 16, 10:58

      Futja kot o pellumb. TI flet se e ke njohe si ish-ushtarak, por ketu ska te beje me njohje personale. Ylli eshte nje i paafte dhe ka mbijetu per rreth 15 vjet duke u lepire.

      Reply to this comment
  2. Jozi March 15, 12:15

    VISHO LIKA DHE SALI BERISHA JAN IMPLIKUAR NE SHUM CESHTJE PRANDAJ SALU KA HEDHUR NE SULM GJITH PD PER TA MBROJTUR ME CDO CMIM VISHO AJAZIN DHE E MBANI MEND O NJERZ PO NUK NDODHI KESHTU DHE VET ZDO DALI SHUM NE SKEN

    Reply to this comment
  3. veterani March 15, 12:24

    Lereni reteoriken dhe vonesat e kota propogandistike por kontroll dhe sa me shpejt reforma per te vene ne eficence institucionet e shtetit.

    Reply to this comment
  4. sale March 15, 12:44

    Visho ajazi nje fashist trim,vazhdimi i kafshes tashme te ngordhur bashkim gazidede.

    Reply to this comment
  5. adeci March 15, 12:56

    Qerrojeni plehren nje ore e me pare. Dhe nje minute me teper qe ri aty ben njemije qedere.

    Reply to this comment
  6. Shiksi March 15, 13:07

    Z. Zaimi. Eshte hera e pare qe nuk jam dakort me konkluzionet tuaja.
    Nuk e njihni mirë Ylli Alushin. Ai eshte i derguari i PD-se dhe Sali Berishes ne drejtimin e Sherbimit Informativ.
    Kete detyre ai e ka bere qysh me vajtjen e tij ne Shish, e deri me sot. Eshte militanti me i devotshem i Sali Berishes.
    Te gjithe profesionistet qe jane larguar nga Sherbimi Informativ, jane hequr vetem me urdherin e tij, ndersa te gjithe militantet e PD-se, qe jane dru me pre, kane marre miratimin e tij per tu futur ne kete sherbim.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 15, 14:01

      Shiksi? Po më çuditni me këto që thoni. Por mbajeni mend se do ta verifikoj dhe n.q.s jane ashtu si thoni ju ,ketu do ta zbraz topin! Nderime!

      Reply to this comment
  7. Ilir March 15, 13:18

    Ore, po nxirrini ndonje prove te pakten Vishos se qe keni marre vendim politik ta shkarkoni ne menyre te jashteligjshme, kjo u mor vesh.

    Ju me duket do zevendesoni nje Visho me nje Visho tjeter. Ha ha ha

    Lum si ne per rilindjen.

    Reply to this comment
    • rezart March 15, 17:17

      Pse akoma nuk e more vesh ti,o olir se cfare ka bere VISHUA???
      Se pari NUK KA SHTETESI SHQIPTARE,pra nje i huaj nuk mund te vihet ne krye te SHISH-it!!
      Se dyti,ka urdheruar te gjithe vartesit,qe te MBAJNE NEN VEZHGIM TE PLOTE TE GJITHE TE EMERUARIT per t’u gjetur ndonje KLECKE,qe ta bejne GURGULE!!!
      Se treti,ka disa muaj,qe Shqiperia po GJEMON NGA TRITOLI dhe qindra oficere te SHISH-it nuk kane dhene asnje informacion ne qeveri,ministri te brendeshme apo Prokurori!!!
      BANDAT TERRORISTE TE XHIHADIT ISLAMIK lulezojne neper Shqiperi,rekrutojne njerez,por VISHUA nuk i paska pare keta!!!
      PER CFARE DUHET TJETER SHISH-i???

      Reply to this comment
  8. edwin March 15, 13:38

    Edhe pse ktij ne fakt duhej breket e rras hurin mrena qe te fluturonte per ne kanada , qevrria e kulturuar tregoj edhe njiher fytyren e saj, qelloj me pambuk por amaaaaaaaaa fort !

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi March 15, 14:03

    Shiksi? Po më çuditni me këto që thoni. Por mbajeni mend se do ta verifikoj dhe n.q.s jane ashtu si thoni ju ,ketu do ta zbraz topin! Nderime!

    Reply to this comment
  10. Topi March 15, 14:23

    Na tregoni dicka per Ylli Alushin. Kush eshte ? Nga eshte? I biri i kujt eshte? Megjithse nuk pres te jete i biri i nje te persekutuari politik pasi nuk jane te pershtatshem.

    Reply to this comment
  11. Irena March 15, 16:03

    Ylli alushi eshte skrapali i biri tosunit oficer nje familje me tradita iperkushtuar ndaj punes. Respekte per yllin

    Reply to this comment
  12. mimoza March 15, 19:51

    Rilindja do ta heqe Vishon dhe do ta heqe, po se mos eshte me i mire Pirro Lutaj qe do ta kontrolloje.

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi March 15, 21:14

    Rezart ? Kini te drejte në arsyetimin tuaj? Nderime!

    Reply to this comment
  14. Dardan March 16, 01:32

    Ky e ka Derivish Lika dhe jo Visho Lika. Kete e ka bere qe te fshehe sadopak emrin e vet mysliman safi. Dhe duket se ka hak ta beje sepse eshte spiun i terroristeve te felliqur. Te jesh mysliman nuk do te thote te jesh terrorist por shume terroriste dhe spiune te tyre per te mos i shoqerurar psikologjikisht emrat e tyre myslimane me terrorizmin qe sot per sot ndodhet ne vendet arabe myslimane e ndryshojne emrin per tu kaperdire me kollaj nga budallenjte. Ashtu si paraardhesi i tij Bashkimi Gazidede qe u fsheh per nje kohe te gjate ne kampet e terroristeve edhe ky i dyti u fsheh ne Kanada dhe per te siguruar nen mbrojtjen e shtetesise se dyfishte e ka pasur me kollaj te kryeje punet e zeza qe duken sheshit sot ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  15. ali March 16, 04:38

    Shikoni sondazhin 93 perqind ,te kenaqur ! A-i shohin keta sondazhe ?! Iu kane errur
    syte nga humbja e pushtetit ! Burg ky Visho !

    Reply to this comment
  16. DUKA March 16, 13:28

    Shume von, por me mire von se kurr…por me kushte qe te behet perfundimisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*