Shisnin drogë në pikat e lojërave të fatit, arrestohen 5 shqiptarë në Itali

May 16, 2018 16:12

Shisnin drogë në pikat e lojërave të fatit, arrestohen 5 shqiptarë në Itali

5 shqiptarë janë arrestuar në Pavia të Italisë,pasi është konstatuar se grupi shiste lëndë narkotike.

Policia italiane përgjatë kontrolleve, që ka ushtruar në kuadër të një operacioni anti-drogë, ka vënë re praninë e 5 shqiptarëve në një nga sallat e lojërave të fatit , të  cilët pas verifikimeve rezultuan se shisnin kokainë.

Të arrestuarit janë A.J, 35 vjeç, P.S, 39 vjeç, A.K, 39 vjeç, P.D, 40 vjeç dhe E.L, 42 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti ka marrë masën arrest shtëpie.

Shqiptarët me inicialet P.S. e E.L. iu shisnin sasi kokaine shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J. Këto të fundit ua shisnin kokainën konsumatorëve italianë në doza 0.5 gramë me çmim 50 euro.

s.a/dita

May 16, 2018 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*