Shisnin drogë në shkolla, 3 të arrestuar

February 13, 2018 09:23

Shisnin drogë në shkolla, 3 të arrestuar

Policia ka goditur një grup kriminal që shiste kanabis pranë shkollave të kryeqytetit.

Nga aksioni janë arrestuar tre persona, ndërsa janë sekuestruar 68 doza kanabis.

Të arrestuar janë Isuf Haka 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.

Jurdjan Kondili 19 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.

Armando Durishti, 26 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin lëndë narkotike kanabis pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e Armando Durishtit.

Tre personat janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik Isuf Hakës iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan 58 doza qese farmaceutike me kanabis.

o.j/dita

February 13, 2018 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*