Shisnin drogë te ish-blloku, arrestohen dy maqedonas dhe një shqiptar

March 23, 2016 10:13

Shisnin drogë te ish-blloku, arrestohen dy maqedonas dhe një shqiptar

Një i ri nga Tirana dhe dy shtetas të tjerë nga Struga e Maqedonisë janë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shitje të lëndëve narkotike.

Antonio Ruçi, 27 vjeç banues në Tiranë,Fluturim Kica, 28 vjeç  dhe Zulfi Ademi, 45 vjeç, të dy lindur dhe banues në Strugë u arrestuan nga Seksioni per Narkotiket në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja” në rrugën “Myslym Keta” gjatë finalizimit me sukses të pperacionit “Struga” .

Tre personat po lëviznin me automjetin tip “Mercedez Benz” me targa maqedonase SU 5175 AB që drejtohej nga Zylfi Ademi, i dënuar më parë për plagosje.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë 100 gram dhe gjithashtu gjatë kontrollit personal të shtetasit Fluturim Kica në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese me ngjyrë të verdhë e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si kanabis e  cila rezultoi e peshës 8.8 gram.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dhe dy automjete dhe 4 telefona celular.

Sipas bluve këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e ish-Bllokut dhe Shkolla e Bashkuar.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”./E.T

March 23, 2016 10:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*