Shisnin kanabis në gjimnaze, arrestohen tre të rinj në kryeqytet

November 23, 2017 19:16

Shisnin kanabis në gjimnaze, arrestohen tre të rinj në kryeqytet

Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme, kryesisht nëpër gjimnaze. Ata janë Elia Shahu 21 vjeç, Fatjon Ormani 21 vjeç dhe Elton Laçi 24 vjeç.

Policia thotë se në banesën dhe lokalin e Elton Laçit në Paskuqan u gjetën 2.3 kg kanabis, një çifte dhe 4 fishekë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

November 23, 2017 19:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*